Shtëpia e Bardhë heton aleatin e Trump, dyshohet se nuk depozitoi donacionin prej 5.6 milionë dollarësh për Qendrën Kennedy
Princi Harry dhe Meghan Markle do të ngjiten në altar këtë të shtunë, në atë që cilësohet edhe si dasma e vitit.
Gjithsesi babai i Meghan, Thomas duket se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë event madhështor dhe ditë të shënuar për vajzën e tij.
Nga shtëpia e tij në Meksiko, mësohet se babai i Meghan u ka thënë gazetarëve se është duke menduar seriozisht të mos marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij me Princin Harry.
Pavarësisht se më herët u paraqitën disa foto, ku dukej se Thomas po përgatitej për të marrë pjesë në dasmë, ai vetë është shprehur se nuk dëshiron të shqetësojë vajzën e tij në këtë ditë të shënuar.
Nga ana tjetër, Pallati Kensington ka reaguar nëpërmjet një deklarate të shkurtër, duke thënë se ky është ‘një moment thellësisht personal i Meghan Markle’, ndaj nuk ka preferuar të ndajë detaje të tjera.
Top Channel