Një aksident i pazakontë i ka ndodhur një avioni, i cili ka bërë ulje të detyruar në Kinë.

Xhami i kapinës së avionit është thyer në një lartësi prej 10 mijë metra, ndërsa edhe pse temperatuara në kabinë ka shkuar deri në -40 gradë celsius, piloti ka arritur ta ulë avionin.

Avioni i “Sichuan Airlines” ishte ngritur nga aeroporti i Chongqing dhe do të ulej në Lhasa. Kapiteni i avionit Liu Chuanjian tha se ndihmësi i tij thuajse doli nga kabina gjatë incidentit.

Pas sinjalit të dhënë nga kapiteni, avioni fluturoi edhe 20 minuta deri sa u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Shuangliu pranë Chengdu.

Piloti pësoi disa gërvishtje të lehta dhe së bashku me 27 pasagjerë të tjerë u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Pasagjerët ishin shprehur se nuk ndjeheshin mirë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel