Reali i Madridit e ka mbyllur me fitore sezonin në ‘Santiago Bernabeu’, ku mposhti me rezultatin tenistik 6-0 Celta Vigon.

Gareth Bale u tregua i jashtëzakonshëm në sfidën e mbrëmjes së sotme, duke shënuar dy golat e parë të takimit, ndërsa Isco, Hakimi dhe Kroos kompletuan festivalin e golave për madrilenët.

Me këtë fitore Reali blindoi përfundimisht pozitat në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa javë ne fundit luan për statistikë në transfertën ndaj Villarealit.

Top Channel