Një aksident me pasojë plagosjen e 3 shtetasve ndodhi në Larushk të Fushë Krujës.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, njëri i tipit “Benz” e tjetri “Opel”, mbetën të dëmtuar drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe 2 pasagjerë.

Të aksidentuarit janë dërguar në spital në Tiranë dhe sipas burimeve policore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel