Presidenti Meta, këngë e valle nga Gjirokastra. Vlerëson dr. Vasil Laboviti

10/05/2018 14:29

Gjatë vizitës në Gjirokastër, kreu i shtetit Ilir Meta ka vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, doktorin Vasil Laboviti, pas vdekjes.

Presidenti i Republikës dekoroi doktorin e shquar gjirokastrit Vasil Laboviti (pas vdekjes)me Titulline lartë “Mjeshtër i Madh”“Për kontributin intelektual e atdhetar, për profesionalizmin dhe humanizmin e pashembullt të treguar në ushtrimin e misionit të tij fisnik si mjek kirurg. Në vlerësim të veprës së tij patriotike, në kushtet e terrorit të egër të pushtuesve, për shpëtimin e qytetit të Gjirokastrës nga masakra naziste”.

Presidenti Meta në fjalën e tij gjatë ceremonisë, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet në këtë qytet, theksoi se “kam nderin dhe privilegjin që të dorëzoj këtë vlerësim të veçantë për një personalitet mjaft të spikatur dhe të dashur për Gjirokastrën, i cili me një humanizëm të jashtëzakonshëm e përkushtim profesional, qytetar dhe njerëzor ka lënë gjurmë të thella me shërbimin e tij për më shumë se katër dekada, me më shumë se pesëdhjetë mijë ndërhyrje dhe operacione”.

Më pas portreti i doktor Labovitit u vendos në basorelievin “Nderi i Gjirokastrës” në prani të personaliteteve të pranishme, dhe Presidenti Meta vizitoi Sheshin e Çerçizit dhe “Qafën e Pazarit” ku u përshëndet me turistë si dhe me pjesëmarrësit në panairin e çelur me këtë rast, e duke u uruar atyre një sezon turistik sa më të mbarë. Gjithashtu Presidenti i Republikës vizitoi edhe “Klubin e Gjuetarëve”, ku u takua edhe me artistëe me grupin polifonik të qytetit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel