Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një 22-vjeçar nga Elbasani mbeti i plagosur më 23 prill në Elbasan, dhe policia ka mundur të vërë në pranga autorin dhe përkrahësin e tij ditën e djeshme.
Në pranga ka rënë Juxhino Seferi, 22 vjec, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ngjarja ka ndodhur më 23 prill në rrugën e “Konvikteve”.
I plagosur mbeti XH. R., i cili më pas është larguar me një makinë. Ndërkohë në pranga është vënë dhe Mattia Ajazi, 23 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Top Channel