Elseid Hysaj duket se do të transferohet brenda kësaj verë tek kampionët e Francës, PSG. Lajmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht, vjen si i sigurt nga një gazetar italian.

Përmes një postimi në “Twitter”, gazetari i njohur, Livio Varriele, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka arritur akordin me PSG-në dhe se do t’i bashkohet skuadrës franceze, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale, ndërsa statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane.

Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.

Top Channel