TopAwards/ Rina dhe Endri vazhdojnë të ruajnë krahët e ngrohta!

09/05/2018 16:38

Dyshja më e re e muzikës shqiptare, Rina dhe Fero, vazhdojnë të kenë mbështetjen maksimale të fansave, pasi edhe këtë javë ata vazhdojnë të renditen mjaft mirë në listë.

Projekti i tyre, “Ska konkurec” është votuar nga fansat, duke bërë që kjo këngë të jetë pjesë e tre këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Me një tekst thumbues dhe një videoklip mjaft provokativ, dyshja ka ardhur tepër energjike në këtë projekt muzikor, duke u kombinuar mjaft mirë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që Fero njihet si këngëtari që repon mjaft mirë, ajo që dallohet në këtë projekt është edhe Rina, e cila bën rep një pjesë të madhe të këngës.

Pavarësisht se këtë javë ka patur hyrje të reja, Rina dhe Fero vazhdojnë t’i kenë krahët e ngrohta duke u pozicionuar sa më pranë kreut.

Top Channel