“Donnarumma pasardhës i Buffon?” Shpërthen ironia në rrjetet sociale (Foto)

10/05/2018 05:44

Portieri i Milanit Gigio Donnarumma u bë protagonist negativ për kuqezinjtë, në mbrëmjen e finales së Kupës përballë Juventusit.

Ai gaboi në golin e dytë dhe të 3-të të shënuar nga bardhezinjtë, duke i hapur rrugë fitores së thellë 4-0, të Juventusit dhe rrjedhimisht ngritjes së trofeut të parë sezonal.

Ndonëse në moshë shuëm të re, Donnarumma është bërë protagonist shpesh herë të Milani, veçanërisht me manovrat për t’u larguar nga kuqezinjtë, ndërsa me gabimet e shumta, sot nuk i ka shpëtuar ironisë së tifozëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Gigio Donnarumma është duke luajtur ndeshjet e fundit me Milanin, pasi në verë pritet largimi i tij, ndërsa është afruar Pepe Reina për ta zëvendësuar në katërkëndësh.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel