Foto Arkiv

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fier-Levan në vendin e quajtur “Liqeni”.

Një automjet tip “Benz” me targa AA 533 TK është përplasur me një kamionçinë. Si rezultat i kësaj përplasje mjeti “Benz” ka dalë nga rruga dhe drejtuesi i saj, një 19-vjeçar nga Levani me inicialet A.B ka mbetur i plagosur.

19-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet rruga e rrëshqitshme si pasojë e reshjeve të shiut.

Top Channel