Milani i “ëndrrave” bie për 8 minuta, Juventusi fiton edhe Kupën

09/05/2018 22:50

Milani i këtij sezoni është një dështim total. Juventusi fiton edhe Kupën e Italisë, duke e “shkërmoqur” brenda 8 minutave skuadrën e Gattuso-s.

Kuqezinjtë e nisën sezonin me pretendime të mëdha pas afrimeve të shumta në merkaton e verës, ndërsa pas ardhjes së Bonuccit tifozët kuqezinjë menduan se titulli ishte i tyre këtë sezon, por asgjë nuk rezultoi sipas parashikimeve dhe objektivat ranë njëra pas tjetrës. Ku e fundit ishte Kupa e Italisë.

Juventus nuk lëshoi aspak madje i shënoi 4 gola Milanit, 3 prej të cilëve u shënuan brenda 8 minutave në pjesën e dytë. Dy gola nga Benatia dhe një nga Costa rrëzuan Milanin, ndërsa dështimin total e vulosi “ylli” i sulmit të Milanit, Kalinic, i cili në pamundësi për të mposhtur Buffonin e arrin ta bëjë këtë gjë te Donnarumma, duke realizuar autogol.

Milani dështim, ndërsa Juventusi e mbyll sezonin me 2 trofe.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel