E mërkurë, 24 Tetor 2018
20:54
Gjak për talasemikët, dhurojnë edhe shoqatat e egjiptianëve

Në Shqipëri janë rreth 700 persona talasemikë, nga këta 400 vetëm në Tiranë. Emergjenca për gjak është e madhe dhe jo vetëm për këtë kategori.

20:43
Pensionistja i paguan shtetit pensionin që nuk e ka marrë!

Fiks Fare solli rastin e një zonje nga fshati Dom i rrethit Mat, e cila po merr vetëm gjysmën e pensionit që i takon, pasi është shpallur debitore ndaj ISSH. Sipas kësaj të fundit zonja ka përfituar dy pensione në të njëjtën hark kohor. Nga ana tjetër Dude Lleshi ka marrë vetëm pensionin e pleqërisë.

20:33
Policia nxjerr foton e hajdutit, Ross-i i “Friends” shfajësohet

Policia britanike nxori pamjet e një hajduti që kishte vjedhur jo një shishe, por plot një arkë me birra. Ngjashmëria e tij  me personazhin “Ross” të Friends ishte aq e madhe sa fotoja u përhap në të gjithë internetin.

20:17
Lorik Cana rrëfen të ardhmen e tij…

Në vigjiljen e një përballjeje emocionuese që rikthen imazhe të papërsëritshme në karrierën e tij futbollistike, Lorik Cana u kthye në vëmendjen e mediave para sfidës mes Marsejës dhe Lacios.

19:51
“Cicërimat”/ Rama: Në Kuvend për bixhozin. Basha: Qeveria ka rënë, do përballen me popullin

Mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha kanë postuar një pas tjetrit në “Twitter”. Kryeministri shkruan se nesër në Kuvend është ligji për bixhozin, ndërsa lideri i opozitës shkruan se qeveria ka rënë.

19:43
Prindërit e djalit që s’i erdhën shokët në ditëlindje: “U penduam për foton”

Prindërit e 6-vjeçarit të cilit nuk i erdhën shokët për ditëlindje, thanë sot se ishte ditëlindja e parë që i kishin planifikuar me shokë, ndaj dhe ai ishte mërzitur shumë që nuk i shkoi njeri.

19:39
Investimet në bregdet, Rama: Synojmë 10 milionë turistë

Kryeministri Rama mendon se Shqipëria ka mundësi të rrisë numrin e turistëve, për shkak të resurseve ende të pashfrytëzuara.

19:33
Opozita “bojkoton” KQZ, s’do paraqesë kandidatë për zëvendësimet

Opozita ka vendosur të radikalizojë qëndrimin e saj ndaj mazhorancës. Krahas bojkotit parlamentar një tjetër mungesë do të shënohet në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

18:45
“Avdylajt”, Krimet e Rënda “lirojnë” 8 prej tyre; mbeten në burg dy ish-deputetët

Të arrestuarit fundjavën e kaluar dolën para Gjykatës tek Krimet e Rënda, nën masa të forta sigurie. Grupi i trafikantëve të drogës nga Shijaku pjesë të rrjetit kishte edhe të afërm të Klement Balilit.

18:33
Akuzat e PD, ministrja Gjonaj: Drejtori i burgjeve u zgjodh për eksperiencën në polici

Pas deklaratës mesditën e sotme nga këshilltari Ligjor në PD, Gazment Bardhi, se emërimi i drejtorit të ri të burgjeve është në shkelje me ligjin, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

18:25
Alarmohet SHBA! Pas CNN, bombë në një tjetër media

Policia e San Diegos po heton një pako të dyshimtë në bulevardin e 6-të, ku ndodhen zyrat e San Diego Union-Tribune.

18:25
Rama: Më në fund me djalë! Aprovohet kontrata për “bypass”-et e Fierit dhe Vlorës

Edi Rama, me anë të një statusi në “Twitter” ka njoftuar se qeveria ka marrë aprovimin e fundit nga Banka Europiane për Rindërtim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për “bajpaset” e Fierit dhe Vlorës.

18:12
Sauditët pranojnë krimin: Gazetari na “ngeli në dorë”!

Deshëm vetëm ta drogonim: nga mohimi kategorik që i bënë për ditë të tëra vdekjes së gazetarit kundërshtar të regjimit, sauditët e pranuan më pas se ai ka ndërruar jetë në duart e një ekipi agjentesh, ndërsa tani japin edhe detaje të reja.

17:55
Eva Pëllumbi, “Pinoku” rikthehet në Shqipëri pas 28 vitesh

E mbani mend “Pinokun shqiptar”, personazhin aq të dashur për fëmijët e brezit të viteve ‘80 në Teatrin e Kukullave?

17:20
SHBA, bombë edhe te CNN, pas Obamës dhe Klintonëve

Shërbimi Sekret amerikan thotë se disa pajisje me lëndë shpërthyese u janë dërguar me postë familjes Klinton, në shtëpinë e tyre në Nju Jork; shtëpisë së Barak Obamës në Uashington, si dhe zyrave të CNN në Nju Jork.

16:43
Fuqia e dashurisë – Episodi 88

Rui mundohet ta frikësojë Irenën. Kaio i kërkon Mirës të largohet nga Irena, pa e ditur se ato janë bashkëpunëtore. Edinalva mundohet të zbulojë më shumë mbi mamanë e Zekës.

16:16
Kostoja e ëndrrës amerikane

Pol Rajan, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuese në SHBA, ka thënë se “në SHBA, kushtet në të cilat ke lindur nuk përcaktojnë të ardhmen e jetës. Prandaj Amerika është kaq madhështore.”

16:16
Sulmohet shqiptari në Mitrovicë, Pacolli: Policia të marrë masa

Persona të paidentifikuar kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa ai po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.

16:02
Kosovë, policia konfirmon rrahjen ku dyshohet se është përfshirë vëllai i Hashim Thaçit

Policia e rajonit të Prishtinës konfirmoi për Kosova Press për një rrahje që ka ndodhur sot rreth mesditës e ku mediat kanë raportuar se është i përfshirë vëllai i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Gani Thaçi.

16:01
Mbyllja e basteve si “Fundi i Marrëzisë”? Bushati sqaron ndryshimin në “Top Talk”

I ftuar këtë të mërkurë në studion e “Top Talk” për të folur për nismën e qeverisë për mbylljen e pikave të basteve ka qenë anëtari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Ervin Bushati.

15:34
Paditen “plehrat e Fierit”

Ambientalistët thonë se e kanë paditur Bashkinë e Fierit duke kërkuar që fusha e mbetjeve në Sheq të mbyllet sa më shpejt për shkak të ndotjes që po shkakton. Ata thonë se megjithëse është shpallur gjendja e emergjencës, në fushën e mbetjeve nuk ka asnjë ndërhyrje.

15:32
Ankesat nga pensionistët. Rama: Bashkitë e zgjedhura nga PD nuk bashkëpunojnë

Përballë qytetarëve në takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me njerëzit, Kryeministri akuzoi drejtuesit demokratë në pushtetin vendor se për shkak të motiveve politike, refuzojnë bashkëpunimin me platformën për të zgjidhur hallet e shqiptarëve.

15:32
Rossini e Moxart në Tiranë, në një vit jubilar

Në vitin jubilar për Rossinin, në Tiranë do të luhet dhe interpretohet muzika e kompozitorëve të famshëm, klasikë. 

15:22
“Xhisiela”, dosja shkon në gjykatë; Rexhepi kërkon gjykim të shkurtuar

Çështja e njohur me emrin Xhisiela do shkojë në Gjykatë. Vendimi është marrë sot, ndërsa i akuzuari për përndjekje, djali i deputetit socialist të zonës kërkon gjykim të shkurtuar, por nuk pranon akuzën.

15:15
“Teatri”, të enjten rrëzohet dekreti i Metës

Mazhoranca do të kalojë këtë të enjte në seancë plenare dekretin e dytë të Presidentit Meta që ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin, por ndryshe nga sa bënë në shtator, këtë herë socialistët do ta rrëzojnë dekretin e Kreut të Shtetit.

15:12
“Ish-deputetët, pjesë e bandës”; Të arrestuarit e grupit “Avdyli” dalin në Gjykatë

Të arrestuarit fundjavën e kaluar dolën para Gjykatës tek Krimet e Rënda, nën masa të forta sigurie. Grupi i trafikantëve të drogës nga Shijaku pjesë të rrjetit kishte edhe të afërm të Klement Balilit. Pjesë e arrestimeve ishin edhe dy ish deputetë socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka për të cilët gjykata refuzoi ndarjen e dosjes sepse ata janë kryer vepra penale bashkëlidhur me anëtarët e bandës së drogës.

15:05
Ligji kundër basteve, Bushati: Shteti do kontrollojë dhe menaxhojë lojërat e fatit

Deputeti socialist, Ervin Bushati i propozoi parlamentit një nen në projektligjin për mbylljen e basteve, i cili e kalon organizmin e lojërave të fatit në përgjegjësi të shtetit. Zoti Bushati sqaron për Top Channel se kjo nuk do të thotë domosdoshmërish krijimin e një monopoli shtetëror, por një rritje e kontrollit mbi këtë industri.

14:59
Nis mbjellja e pemëve; Pema e parë nga Veliaj, për të birin

Në nisjen e fushatës për gjelbërimin e Tiranës, kryetari i bashkisë Erion Veliaj, bëri një veprim simbolik, duke mbjellë një pemë për djalin e tij të sapolindur.

14:52
PD: Emërimi i drejtorit të ri të burgjeve, në shkelje me ligjin

Këshilltari Ligjor në PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar si një emërim politik vendosjen Bardhyl Kaçorrit në krye të drejtorisë së burgjeve.

14:49
Juventusi fiton Champions!

Juventusi ka qenë gjithmonë afër dhe larg fitimit të Champions League, në këto 4 vitet e fundit, kur ka arritur dy herë në finale dhe është mundur në të dyja. Megjithatë, këtë sezon duket se i ka mundësitë për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian për klube, për herë të parë që pas të trofeut të fundit të fituar në vitin 1996.

14:05
“Deti”, Greqia tërhiqet pas kërcënimit turk: Vendimin do ta marrë Parlamenti

Burime diplomatike konfirmuan për Top Channel se Greqia është zmbrapsur disi nga pozicioni i saj për zgjerimin e ujërave të veta territoriale me 12 milje.

14:02
Tarifat e larta në Rinas, ikën “Volotea”

Volotea, kompania low cost e fluturimeve ajrore, është larguar nga Shqipëria duke ndërprerë fluturimet e saj përmes aeroportit të Rinas.

13:56
Mali i Zi dhe Kroacia do të ndalojnë eksportin e armëve për sauditët

Si Kroacia, ashtu edhe Mali i Zi janë duke diskutuar mundësinë e ndalimit të eksporteve të armëve drejt Arabisë Saudite, për shkak të vdekjes së gazetarit disident, Jamal Khashoggi.

13:53
Prej 15 vitesh s’fluturojnë, Concorde të vetmit avionë që tejkalojnë shpejtësinë e plumbit

Tejkalojnë shpejtësinë e plumbit! 15 vjet pas fluturimit të fundit, avionët Concorden mbeten të pakalueshëm sa i takon shpejtësisë në fluturimet komerciale.

13:49
Ligue 1, shtyhet me dy javë shitja e Bordeaux

Procesi i shitjes së klubit Bordeaux, në Ligue 1, te “General American Capital Partners”, i parashikuar për t’u mbyllur këtë të martë, shtyhet me 15 ditë.

13:46
Kapet me 14 kallëpe tritoli, arrestohet 22-vjeçari

Një 22-vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi në oborrin e banesës i janë gjetur 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

13:39
F1, përsëritet historia. Hamilton, drejt kurorëzimit në Meksikë

Në Botërorin e Formulës 1 duket se do të përsëritet historia: Lewis Hamilton mund të shpallet kampion bote, që në Çmimin e Madh të Meksikës.

13:29
Bosi i “Apple”: Të dhënat personale po përdoren si armë kundër nesh

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook kërkon një ligj më të ashpër në SHBA për mbrojtjen e privatësisë, në një fjalim të pazakontë në Europë.

13:27
Gjonaj: Ndjekje penale 3 punonjësve në burgun e Burrelit, 23 masa administrative

Në raportimin javor, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar këtë të mërkurë rezultatet e punës të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.

13:27
Italia gjobit rëndë Apple dhe Samsung: Ngadalësuan modelet e vjetra

Autoriteti i Konkurrencës në Itali ka njoftuar këtë të mërkurë gjobitjen e dy kompanive më të mëdha të telefonëve celularë në botë Apple dhe Samsung, respektivisht me 10 milionë euro dhe 5 milionë euro, për shkak të “vjetërimit të planifikuar” të “smartphone”-ve të tyre.

13:04
Mosha e pubertetit të djemve lidhet me ciklin menstrual të nënave

Nëse nëna e ka nisur pubertetin në një moshë të herët atëherë ka shumë gjasa që dhe me djemtë e tyre do të ndodhi e njëjta gjë. Mosha në të cilën djemtë hynë në fazën e pubertetit lidhet me faktin se kur nënat e tyre kanë filluar ciklin e menstruacioneve.

13:00
Kremlini: Gati të diskutojmë për një samit Trump-Putin në SHBA

Kremlini ka njoftuar këtë të mërkurë se është gati të nisë diskutimet mbi një samit të mundshëm në Uashington, vitin e ardhshëm, mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump.

12:44
Vodhi autobusin në Vlorë, arrestohet në Tiranë

Kapet dhe ndalohet nga Forca “Shigjeta” një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobusi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

12:30
Gjirokastër, restaurohen 5 mijë m2 kalldrëme në qendrën historike

Rreth 5000 m2 kalldreme të qëndresë historike në Gjirokastër do të hiqen dhe rindërtohen si pjesë e një projekti rehabilitues të kësaj zone.

12:21
Tragjike, 10-vjeçari vret të vëllanë, 13 vjeç

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e së mërkurës në qytetin e Fierit, ku në ambientet e spitalit të këtij qyteti ka ndërruar jetë një 13-vjeçar.

12:12
Sportistët me orën më të shtrenjtë në botë (Foto)

Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë tifozë të futbollit dhe jo vetëm me orën që shfaqi në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, një Franck Muller Geneve me vlerë 1.5 milionë euro.

12:09
Sitet arkeologjike në vend, të paaksesueshme

Ndonëse me një pasuri të jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, mjaft objekte dhe monumente të kësaj pasurie joshëse të Shqipërisë për turistët mbeten të paarritshme.

12:07
Një miliarder australian do të ndërtojë “Titanik II”

Nëse “Titaniku” ishte një anije që konsiderohej e pambytshme, “Titanik II” është një ide e parezistueshme.

12:02
Defekt në shkallën elektrike, lëndohen 20 persona në Romë

Plot 20 persona janë lënduar, pasi një shkallë elektrike pësoi defekt dhe shpejtësia e saj u rrit shumë në zbritje, në një stacion metroje në Romë, duke rrëzuar pasagjerët në tokë.

11:57
Zgjedhjet për PE-në, përballë rrezikut të manipulimit

Qeveritë europiane nuk mund t’i trajtojnë zgjedhjet europarlamentare të vitit të ardhshëm si një proces normal. Kjo, falë rrezikut të manipulimit nga jashtë.

11:56
Meta: Austria qëndrim të palëkundur për integrimin e Shqipërisë

Në vijim të vizitës së tij në Austri, Presidenti Ilir Meta u takua sot me Kryetarin e Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka.

11:49
Elbasan/ Makina përplaset me trenin, shoqërohet në polici makinisti

Pranë fshatit Bradashesh në Elbasan, treni i pasagjerëve i linjës Kashar –Elbasan, me drejtim lëvizje për në Elbasan, me makinist shtetasin D.D., 62 vjeç dhe ndihmës makinist shtetasin N.L., 58 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Opel” me targa TR 5828 N, me drejtues shtetasin E. C., 32.

11:48
Jackpot! Një biletë fituese e lotarisë me 1.6 miliardë dollarë

Të paktën një biletë fituese është raportuar në Karolinën e Jugut për “Jackpot”-in më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fituesi do të çojë në shtëpi 1.6 miliardë dollarë të çmimit të madh të lotarisë “Mega Millions”.

11:42
Çuko e Ndoka kërkojnë të gjykohen të veçuar, Gjykata i refuzon

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

11:39
Vrasja e Khashoggit, Turqia ndan provat me shefen e CIA-s

Shërbimet informative turke kanë ndarë “të gjitha provat” për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, me shefen e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) gjatë vizitës së kësaj të fundit në Turqi. Lajmi raportohet këtë të mërkurë nga mediet proqeveritare.

11:30
Laxalt i pakënaqur nga Milani? Agjenti përgënjeshtron zërat

Milani mori nga Xhenova sulmuesin Diego Laxalt gjatë verës, pasi Uruguai i impresionoi shumë me shfaqjet e tij në Kupën e Botës në Rusi.

11:22
Bullgari, përplasje mes shtetit dhe biznesit

Që nga fillimi i stinës së re politike gjatë shtatorit autoritetet nisën një ofensivë të vërtetë kundër përfaqësuesve të shquar të biznesit bullgar, të cilët ishin dyshuar dhe akuzuar për pastrim parash, fshehje tatimesh, abuzime me mjetet e Bashkimit Evropian, falsifikim të prokurimeve publike, kontrabandë, prodhim ilegal të alkoolit dhe cigareve.

11:21
Shkodër, pranga 39-vjeçarit me pistoletë pa leje

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit në qytetin e Shkodrës, pasi është kapur nën zotërimin e një armë zjarri, pistoletë, pa leje.

11:18
15 Skulptura që bien ndesh me ligjet e fizikës (Foto)

Ka shumë artistë dhe arkitektë të talentuar anembanë botës, disa prej të cilëve janë kaq inteligjentë sa mund ti ngatërroni për magjistarë!

11:12
Nga ferri në parajsë, Rudiger pranë rinovimit me Chelsea

Chelsea duket se ka gjetur rrugën drejt suksesit nën drejtimin e Maurizio Sarrit, pas dështimit në sezonin e kaluar. Por bashkë me klubin “dritë” po shikojnë edhe disa lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Antonio Rudiger.

11:11
Maqedoni, ndryshimet kushtetuese përçajnë VMRO-DPMNE-në

Pas përjashtimit të shtatë deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE-ja ka shkarkuar nga të gjitha funksionet edhe nënkryetarin e partisë, Mitko Jançev, si dhe anëtarin e kryesisë, Konstadin Bogdanovski, të cilët kishin qëndrime të kundërta nga kreu partiak për të mos votuar ndryshimet kushtetuese dhe për të mos marr pjesë në referendumin më 30 shtator.

11:09
Champions League, Barça-Inter dhe PSG-Napoli

Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen ndeshjet e tjera të raundit të tretë të Champions League.

10:57
Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën

Këngëtari i muzikës “Pop dhe Rock”, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë.

10:55
Ngrohja e ushqimeve në mikrovalë? Ja rreziqet që sjell!

Mikrovala është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për ngrohjen e ushqimeve pas një dite të lodhshme në punë.

10:54
“Baby One More Time” e Britney Spears mbush 20 vjeç

Britney Spears shkroi në Twitter për të kujtuar 20 vjetorin e këngës së saj debutuese “Baby One More Time”.

10:51
Basha: “Peshku i madh” i dosjes 339, ende i lirë

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me atë që ai e quan “peshkun e madh” të dosjes hetimore “339”.

10:34
“Xhisiela”, Rexhep Rraja do të gjykohet për “përndjekje”

Në seancën paraprake të zhvilluar këtë të mërkurë, Gjykata e Krujës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, mbi akuzën e përndjekjes ndaj Xhisiela Malokut.

10:24
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Bujar Sheshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, gjatë kësaj të mërkure, prokurorin e Apelit për Krimet e Rënda, Bujar Sheshi.

10:18
Greqi, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes për ryshfet

Ryshfeti ka dërguar prapa hekurave të burgut, mbrëmjen e së martës, një figurë të shquar të socialistëve grekë e gjithashtu ish-ministër, pas një çështjeje të vitit 2003 lidhur me përmirësimin e frigatave të marinës detare.

10:05
Jeta në ishullin e vogël të Migingos (foto)

Ishulli i Migingos ndodhet në liqenin Victoria në kufirin mes Ugandës dhe Kenias.

10:02
Fier, kapen në flagrancë 4 hajdutë banesash

Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit, të gjithë të dyshuar për vjedhje banesash në këtë qytet.

09:51
Kosova do të paguajë edhe 13 vjet borxhet e trashëguara nga ish-Jugosllavia

Kosova do të paguajë këste kredish për Bankën Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit, e lidhet me borxhet e trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë.

09:41
Britani, mjekët operojnë dy bebe të palindura ende

Dy bebeve të palindura ende u janë riparuar shtyllat kurrizore nga kirurgët, disa javë para lindjes së tyre.

09:34
Një uragan kërcënon Meksikën. “Willa”, përmbytje dhe rrëshqitje dheu

Uragani “Willa”, një stuhi e cilësuar nga parashikuesit e motit si kërcënuese për jetën dhe me gjasa edhe katastrofike, ka prekur tokën në Meksikën perëndimore.

09:29
SHBA, vdesin 6 fëmijë si pasojë e shpërthimit të një virusi

Një virus, i përhapur në një qendër kujdesi mjekësor në New Jersey, u ka marrë jetën 6 fëmijëve dhe ka infektuar shumë të tjerë.

09:04
Tiranë, vdes në paraburgim një i ndaluar. Dyshohet nga arresti kardiak

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në dhomat e Komisariatit Nr. 3 në kryeqytet.

08:47
Priten masat e sigurisë për trafikantët e grupit “Avdylaj”

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë është vënë nën masa të forta sigurie, në një kohë kur priten të jepen masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të drogës, të arrestuar të hënën në operacionin e gjerë “Vol-Vo 4”.

08:38
Paris, arrestohet 30-vjeçari që kërkonte të rishiste një këlysh luani

Policia franceze gjeti një këlysh luani vetëm 6-javësh në një apartament në periferi të Parisit dhe arrestoi zotëruesin 30-vjeçar të tij.

08:21
Vrasja e Khashoggit, Trump: Maskimi më i keq në histori; DASH penalizon 21 sauditë

Shtetet e Bashkuara njoftuan të martën revokimin e vizave për shtetasit sauditë të përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, teksa presidenti Donald Trump ironizoi përgjigjen e mbretërisë arabe si “maskimi më i keq në histori”.

06:23
Salvini: Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve të huaj

Franca nuk respekton normat mbi refuzimin e emigranteve te huaj ne kufirin me Italinë. Tani edhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini është vendosur në radhët e denoncimeve të shpeshta nga Amnesty International dhe nga shoqata të tjera humanitare mbi trajtimin që i bëhet fëmijëve dhe adoleshentëve nga forcat e rendit përtej alpeve.

05:49
Pakistani gjen shpëtim në Arabi, siguron 6 miliardë dollarë hua

Arabia Saudite ka rënë dakord t’i japë Pakistanit 3 miliardë dollarë ndihmë në valutë për një vit dhe një kredi tjetër me vlerë deri në 3 miliardë dollarë në pagesa të shtyra për importin e naftës për të ndihmuar në shmangien e një krize të llogarive rrjedhëse, tha qeveria pakistaneze të martën.

05:03
Turqia arreston një suedez, dyshohet për lidhje me Partinë Kurde

Autoritetet turke kanë arrestuar një shtetas suedez, me origjinë turke në qytetin juglindor të Turqisë Dijarbakir, pasi dyshohet se ka lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha policia të mërkurën.

04:22
Tjetër risi nga Infantino, botëror klubesh apo milionash!

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino është gati të publikojë një tjetër ide inovative për botërorin e klubeve, për të përfshirë skuadrat më të mëdha. Pas kërkimit të investitorëve për të paguar 12 miliardë Dollarë për një turne që do të zhvillohej çdo 4 vjet, tani zvicerani që drejton qeverinë e futbollit global, avancon sërish.

03:37
Luftë mes klaneve në Somali, vriten mbi 50 persona

Lufta midis klaneve në rajonin e shkëputur Somaliland të Somalisë ka bërë që më shumë se 50 vetë të mbeten të vdekur, sipas raportimit të një zyrtari të qytetit fqinj, Puntland.

02:54
Juventinët e shajnë në kor, Mourinho u kujton Tripletën

Manchester United doli kokë-ulur nga sfida e mbrëmjes së djeshme në “Old Trafford” përballë Juventusit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions Leagues.

02:10
John Bolton apel Kremlinit: Mos u ngatërroni me zgjedhjet amerikane

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton tha se ndërhyrja ruse në zgjedhjet e SHBA do të dëmtonte Moskën, duke i dhënë një sinjal Kremlinit, që të mos ngatërrohej me zgjedhjet amerikane.

01:32
Parlamenti spanjoll voton pro shitjes së armëve te Arabia Saudite

Parlamenti spanjoll votoi të martën kundër bllokimit të shitjes së armëve në Arabinë Saudite, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar në rritje për të ndëshkuar Rijadin për vrasjen e gazetarit disident, Jamal Khashoggi.

00:51
Pavarësisht braktisjes së gjerë, Arabia vlerëson Konferencën e Investimeve

Iniciativa e Investimeve për të Ardhmen, konferencë e mbajtur në Arabinë Saudite, këtë viti u zbeh nga vdekja e gazetarit saudit, një kritik i princit të kurorës Mohammed bin Salman, i cili u zhduk pasi hyri në konsullatën e vendit në Stamboll më 2 tetor.

00:13
Programohet takimi i radhës Putin-Trump, mbahet në Paris

Një ndihmës i politikës së jashtme në Kremlin tha se është arritur një marrëveshje paraprake për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, më 11 Nëntor në kryeqytetin e Francës, Paris.

E martë, 23 Tetor 2018
23:38
Salianji: Nuk kam marrë asnjë cent nga grekët, qeveria po largon vëmendjen

Gjatë ditës së sotme qarkulloi një listë e dyshimtë, në të cilën identifikoheshin njerëz të medias dhe ekranit në Shqipëri, që kishin marrë para nga ministria e jashtme greke, që të ndikonin pozitivisht në opinionin publik të vendit, në favor të marrëveshjes.

23:06
Financimet sekrete greke, Artan Hoxha në “Top Show”: Duhet të nisë hetimi

Top Show ka trajtuar këtë të martë çështjen e financimeve sekrete greke. Pjesë e panelit ka qenë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ndër të tjera ka bërë edhe thirrje për hapjen e hetimeve për këtë çështje.

22:56
Juventus shokon United në “Old Trafford”

Ka mjaftuar një gol i Paulo Dybala në të 17-tën që bardhezinjtë e Juventusit të marrin tre pikë të arta në Old Trafford.

22:49
Financimet sekrete greke, Artur Bibe në “Top Show”: Me mijëra llogari që financohen prej vitesh

E vërteta e fondeve sekrete greke dhe “buja” e listës së publikuar me emrat e politikanëve dhe gazetarëve shqiptarë të financuar nga ky fond, ka qenë kryefjala e diskutimit në TOP SHOW me Alban Dudushin.

22:42
BMW urdhëron tërheqjen e 1.6 milionë automjeteve

Kompania gjermane e makinave BMW ka vendosur të tërheqë 1,6 milionë automjete nga modele të ndryshme, të prodhuara mes viteve 2010 dhe 2017, për shkak të rrjedhjeve të mundshme të lëngjeve që mund të rezultojnë në një zjarr.

22:35
Komisioni Evropian hedh poshtë buxhetin italian

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë propozim buxhetin e Italisë për vitin e ardhshëm, duke pohuar se deficiti dhe shpenzimet e saj nuk do të mbajnë borxhin italian në nivelin aktual.

22:24
Bayern thyen AEK-un në Greqi, i pari në grup

Në ndryshim nga paraqitja tejet e dobët në kampionat, në Champions League, Bayern Munchen nuk has aspak vështirësi edhe në ndeshjen e tretë në grupe.

22:17
Çështja e Detit, burime për Top Channel: Greqia tërhiqet nga zgjerimi i vijës kufitare

Burime të sigurta diplomatike kanë bërë me dije për Top Channel mbrëmjen e së martës se Athina ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje.

22:07
Fytyra e djalit që nuk i vjen asnjë shok në festë pushton internetin

Fytyra e pikëlluar e këtij djali 6-vjeçar ka prekur me mijëra zemra sot. Atij nuk i erdhi asnjë nga shokët e kopshtit te festa që organizoi në një piceri.

21:57
Arma me laser që verbon e çorienton përkohësisht turma

Marina amerikane po punon me krijimin e një sistemi që godet me rreze laser e që montohet përmbi makinat ushtarake.

21:33
Rinovim për shqiptarin, Bardhi impresionon Levanten

Me një klauzolë prej 50 milionë Eurosh dhe një kontratë të përmirësuar deri në vitin 2022, Levante ka kërkuar ti paraprijë merkatos së Janarit duke siguruar një prej lojtarëve më të vlefshëm të ekipit. Skuadra që militon në La Ligën spanjolle prezantoi rinovimin e Enis Bardhit, futbollist shqiptar që mbron ngjyrat e kombëtares së Maqedonisë.