Persona të paidentifikuar kanë thyer me gurë xhamat e veturës së një taksisti shqiptar derisa ai po barte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka dënuar sulmin ndaj taksistit shqiptar.

“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”, ka shkruar Pacolli përmes një reagimi në Facebook.

Vlera e demit të shkaktuar në këtë incident që ka ndodhur dje është rreth 250 euro, raporton RTV21, njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

Top Channel