Lufta midis klaneve në rajonin e shkëputur Somaliland të Somalisë ka bërë që më shumë se 50 vetë të mbeten të vdekur, sipas raportimit të një zyrtari të qytetit fqinj, Puntland.

Ahmed Ismaily raportoi se luftimet mes klaneve kanë bërë ë shumë njerëz të humbin jetën, ndërsa sipas tij, viktimat janë ende në shesh, pasi të shtënat me armë vijojnë.

“Shumë njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë të plagosur, po vdesin nga humbja e gjakut, pasi këtu afër nuk ka spitale. Për më tepër, për sa kohë që luftimet vijojnë, askush nuk mund të futet për të tërhequr trupat e të plagosurve”, tha zyrtari.

“Ne kemi informacione se 51 njerëz vdiqën dhe 120 të tjerë u plagosën në luftime, me klanet që shkëmbyen zjarr me armë të rënda për ditën e dytë me radhë”, tha për Reuters Abdullahi Ali Hirsi, ministër i brendshëm i Puntland.

“Është për të ardhur keq që milicitë e tjera të klaneve të pajisura dhe të paguara nga Somalilandi janë bashkuar me dy klanet luftarake. Ne bëjmë thirrje për armëpushim dhe u bëjmë thirrje pleqve të fiseve që të ndalojnë luftën dhe të marrin pjesë në një konferencë paqeje që do të mbahet nga Puntland”.

Somalilandi u shkëput nga Somalia në 1991 dhe vepron si shtet i pavarur, por nuk ka fituar njohje ndërkombëtare.

Top Channel