Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit në qytetin e Shkodrës, pasi është kapur nën zotërimin e një armë zjarri, pistoletë, pa leje.

Ndalimi i shtetasit Fatjon Bajami me banim në këtë qytet është bërë në vazhdën e kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente e akse rrugore, për personat në kërkim apo atyre që qarkullojnë me armë pa leje.

39-vjeçarit iu gjet pistoleta tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë, e një tjetër në fole, gati për qitje. Fatjon Bajami dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në një ngjarje të ndodhur në lagjen “Perash” të Shkodrës.

Ai do të procedohet tashmë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Shkodrës për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municioneve”.

Top Channel