Mes revoltës së UEFA-s, Afrika del hapur në krah të presidentit të FIFA-s 06/08 23:44
Këshilltari Ligjor në PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar si një emërim politik vendosjen Bardhyl Kaçorrit në krye të drejtorisë së burgjeve.
“E vetmja meritë e Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, i prezantuar me bujë nga Edi Rama, është shërbimi partiak për PS. Bardhyl Kaçorri ka qenë Kryetar I KZAZ 27 në Tiranë si përfaqësues i PS në zgjedhje”, shkruan Gazmend Bardhi në profilin e tij në facebook.
Sipas tij kjo përbën një shkelje të ligjit pasi përcaktohet qartë se “Policia e Burgjeve është strukturë e depolitizuar”.
“Emërimi i komisarit të votave të PS në krye të Policisë së Burgjeve është shkelje flagrante e ligjit, që përcakton se “Policia e Burgjeve është strukturë e depolitizuar”, shton Bardhi.

Top Channel