Katër persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit, të gjithë të dyshuar për vjedhje banesash në këtë qytet.

Në përfundim të operacionit të koduar “Brava”, policia ka mundur të sekuestrojë edhe disa prej sendeve të vjedhura dhe mjetet me të cilat kryeshin vjedhjet përmes mekanizmit të thyerjes së bravave.

Të arrestuarit janë Emanuel Doda, 23 vjeç; Lediona Preçi, 21 vjeç; Bledar Skënderaj, 24 vjeç; si dhe Klaustin Zeneli, 22 vjeç; që të gjithë banues në Vlorë.

Ata akuzohen se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje banesash në Fier. Ata u kapën në flagrancë orët e vona të ditës së martë, teksa kishin vjedhur dy banesa në lagjen “15 tetori” të këtij qyteti.

Policia dyshoh se ky grup është përgjegjës edhe për disa vjedhje të mëparshme në Fier, por edhe në Vlorë. Materialet për procedurat e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit.

Top Channel