Këngëtari i muzikës “Pop dhe Rock”, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë.

Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm, që gjithë jetën ia ka dedikuar dashurisë për këngën.

Koncerti do të zhvillohet në datën 28 tetor, në Qendrën kulturore Katedralja Ortodokse në Tiranë.

I njohur si këngëtar i rrymës “Pop dhe Rock”, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën “live”, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale.

Ndër to, këngët “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

Top Channel