PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin Kosova do të paguajë këste kredish për Bankën Botërore deri në vitin 2031. Shuma e pagesës është rreth 19 milionë euro në vit, e lidhet me borxhet e trashëguara nga koha e ish-Jugosllavisë.
Qeveria e Kosovës kishte marrë vetë, në mënyrë vullnetare, detyrimin që të paguajë borxhin me një vlerë prej 381 milionë eurosh, të trashëguar nga koha e ish-Jugosllavisë.
Bëhet fjalë për disa projekte, që në atë kohë ishin financuar nga Banka Botërore për t’u zbatuar në territorin e Kosovës.
Ndërkohë që, pas shpalljes së pavarësisë, rreth 45 milionë euro janë borxhe të reja, që Kosova ka marrë nga Banka Botërore për financimin e projekteve të ndryshme që nga viti 2010 e në vazhdim.
Republika e Kosovës është anëtarësuar në Bankën Botërore rreth 16 muaj pas aktit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, në qershor të vitit 2009. Që nga dita e pranimit, në këtë institucion financiar kanë filluar edhe pagesat e rregullta të kredisë.
Çështja e borxhit dhe sesi duhet zgjidhur ky problem është diskutuar edhe në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, në procesin e udhëhequr nga Maarti Ahtisaari në Vjenë të Austrisë.
Sidoqoftë, borxhi publik i Republikës së Kosovës, vit pas viti po shënon rritje. Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017, borxhi i përgjithshëm kishte arritur vlerën e 996 milionë eurove, ose 17 për qind më shumë sesa në vitin 2016.
Top Channel