E enjte, 25 Tetor 2018
22:02
Plagosje me armë zjarri në Kamëz

Pak pas orës 20:00 të së enjtes një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Valias në Kamëz.

21:59
Open/ Artan Shyti: “Fundi i marrëzisë” solli fundin e informalitetit

Kryetari i shoqatës së basteve sportive, Artan Shyti ka thënë në ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili se është dakord me vendimin e qeverisë që sot miratoi ndalimin e lojërave të fatit.

21:43
Marshim kundër kancerit, thirrja për gratë e vajzat: Bëni kontrolle

Çdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Ndaj çdo shenjë që paralajmëron këtë sëmundje të rëndë nuk duhet neglizhuar.

21:19
Zv.ambasadori i SHBA: Zyrtarët e korruptuar s’kanë vend në Amerikë, dakord me Gjin Gjonin

Në fjalën e tij në gjatë Ceremonisë në Universitetin e Drejtësisë, Zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski përsëriti edhe njëherë tjetër se Amerika është e vendosur për të mbrojtur shtetin ligjor në Shqipëri.

21:15
Mbyllja e basteve, Ahmetaj në “Open”: Një nga arsyet, lufta kundër krimit

Këtë të enjte Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro vendosi mbylljen më 31 dhjetor të këtij viti të lojërave të fatit. Për të folur për këtë vendim në studion e “Open” i ftua ka qenë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili theksoi një nga dy arsyet e këtij vendimi ka qenë edhe lufta kundër krimit.

21:03
Mësuesja rreh me rrip nxënësin e klasës së 6-të, djali braktis shkollën

Fiks Fare solli historinë e një djali nga Gjakova i cili është rrahur nga mësuesja e matematikës 3 vite më parë. Ai ka braktisur shkollën pasi ndaj mësueses nuk është marrë asnjë masë dhe ajo vazhdon të japë akoma mësim.

20:56
Milani humbet dhe në Europë, Betis e mund në “San Siro”

Pas humbjes ndaj Interit në derbi, Milani ka pësuar edhe një tjetër disfatë përballë tifozëve të tij në “San Siro”, duke u mundur 1-2 nga Betis.

20:55
Meta kundër Thaçit për kufirin: Konsumon energji për objektiva të gabuara

Duke folur në qendrën “Xhorxh Marshall” në Gjermani, presidenti Meta e quajti të papërfunduar çështjen e Ballkanit. Ai tha se propozimi i fundit për një debat te ri mbi atë që do të përbente marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, po konsumon shumë energji për objektivat e gabuara. Ky debat ka lidhje me propozimin për korrigjim të kufijve.

20:49
Mbështeti ndërtimin e një Teatri të Ri, Veliaj falenderon shkrimtarin Ismail Kadare

Nisur nga botimi në media i deklaratës së Ismail Kadaresë lidhur me Teatrin Kombëtar, kryebashkiaku Veliaj e përshëndeti shkrimtarin e madh shqiptar, i cili në një botim libri kishte theksuar nevojën për një teatër të ri dhe se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme, që pushtuesit italianë e kishin sajuar për zbavitjen e ushtarëve.

20:42
Universitet apo profesionalet?

Një universitet apo një shkollë profesionale universitare 2-vjeçare, kjo është një nga pyetjet që po shtrojmë në përditshmërinë tonë. Gjithnjë e më shumë maturantët dhe familjet e tyre përjetojnë dilemën se cila nga zgjedhjet jep më shumë garanci për të ardhmen. Shembujt nuk mungojnë.

20:09
Çifti qortohet për fotot e dasmës

Xhon Milton, një fotograf udhëtimesh nga Amerika, tha se donte që ai e gruaja e tij të kishin foto dasme nga më të veçantat.

20:08
Filmohet vjedhja e xhamisë

Në pak ditë, gjashtë xhami janë vjedhur dhe asnjë hajdut nuk është kapur.

20:03
Fusha e Sheqit, të mbyllet; Ekologjistët: Është emergjencë mjedisore

Zërit të banorëve të Fierit kundër fushës së mbetjeve në Sheq, i bashkohen edhe ekologjistët. Ata kërkojnë që sa më shpejt kjo fushe te mbyllet dhe te rehabilitohet sepse është kthyer në një bombë të rrezikshme për mjedisin.

19:45
Kriminelët, izolim në burgje me ligjin e ri

Në jo pak raste individët që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare, edhe nga brenda qelive kanë vijuar aktivitetin kriminal duke mbajtur kontakte dhe lidhjet me jashtë. Por një propozim i qeverisë i kërkon parlamentit shtimin e një neni në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, parashikon që një kategori e veçantë e të dënuarve t’i nënshtrohen një regjimi të posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë.

19:42
Arben Malaj: Me mbylljen e basteve përfiton shoqëria, por edhe ekonomia

“Nga mbyllja e basteve fitojmë më shumë se sa humbasim”. Ish-ministri i Financave Arben Malaj thotë se fituesit e mëdhenj te mbylljes se kumarit do jenë lojtarët e vegjël, të cilët nuk do blejnë më skedina me paratë që duhet t’i përdorin për ushqim e veshje në familjet e tyre.

19:37
Greqi, zjarr i madh në një zonë turistike

Repartet e zjarrfikësve në zonën e Halkidhikisë në Greqi vazhdojnë përpjekjet e tyre për të vënë në kontroll një zjarr të madh që ka përfshirë pjesën jugore të gadishullit të Sithonisë, pranë Sartit, në një prej zonave turistike të vendit.

19:34
Mbledhësja e plehrave ka rreth 8 milionë dollarë prona

Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993. Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë.

19:03
Liqeni transformohet për vrapuesit, Veliaj: Larg kafeneve

Bashkia e Tiranës vijon punën për rikualifikimin e shëtitores “Lasgush Poradeci” mbi digën e liqenit në Parkun e Madh! Së shpejti vrapuesit qytetarët do të kenë edhe pistën e re me tartan për vrapuesit në këtë segment që kompleton punimet e pistave dhe korsive të reja.

18:47
Pentagoni dërgon trupa ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë

Ndërkohë që karvani i emigrantëve vazhdon të marshojë përmes Meksikës, Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, pritet të firmosë një urdhër për angazhimin e mbi 800 trupave ushtarakë në kufirin jugor.

18:45
Vrasja e gazetarit saudit, shefja e CIA-s ka dëgjuar regjistrimet e ekzekutimit!

Raportet në media tregojnë se shefja e CIA-s, Gina Haspel ka dëgjuar regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit të vrarë saudit, Xhamal Kashogi.

18:11
Deputeti i Merkel: Pa njohur Kosovën, s’ka anëtarësim në BE për Serbinë

Deputeti gjerman i CDU-së së Angela Merkelit, Peter Beyer u tregua tepër i drejtpërdrejtë gjatë vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë ku theksoi edhe një herë se Berlini zyrtar është kundër ndryshimit apo korrigjimit të kufijve. Por ajo që ka shkaktuar më shumë tronditje në Serbi ishte deklarata e forte e ligjvënësit gjerman se pa njohjen e Kosovës, vendi nuk anëtarësohet në BE.

17:42
S’kanë fund pakot bomba në SHBA. Brennan bën me faj Trump

Pas Barack Obamës, një tjetër demokrat i njohur në SHBA ka qenë shënjestra e një pakoje-bombe, më e fundit e serisë së dërgesave të rrezikshme postare që po trazon opinionin publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

17:33
Conte te Reali? Flet agjenti i trajnerit

Julen Lopetegui duket se i ka orët e numëruara në krye të stolit të Realit të Madridit, të paktën sipas raportive të fundit nga mediat italiane dhe atyre spanjolle.

17:32
Meta në Gjermani: Zgjerimi i NATO dhe BE në Ballkan, rol kyç për stabilitetin

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Qendrën Europiane “Xhorxh Marshall” në Garmish të Gjermanisë, ka folur mbi çështjet e sigurisë dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit.

17:00
Nisma e radhës e qeverisë Rama: Masa ndaj lokaleve që shërbejnë alkool për minorenët

Pas miratimit në Kuvend të nismës së qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit më 1 janar 2019, kryeministri Rama ka njoftuar nismën e tij të re, kontrolli i tregtimit të alkoolit.

16:47
Kërcënimi rus, Stoltenberg thirrje për ulje tensionesh

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg davarit frikën e një përplasjeje madhore me Rusinë. Anëtarët europianë të aleancës, ka deklaruar ai, nuk ka gjasa të dislokojnë armë të reja.

16:47
Fuqia e dashurisë – Episodi 89

Irena i tregon Euzhenios se Rui e sulmoi. Eurikoja sheh foton e Silvanës duke luajtur bixhoz dhe vendos ta lërë të shoqen. Euzhenioja i rrëfen Silvanës se e do Xhoisin.

16:23
E keni humbur betejën për lënien e duhanit? Provoni këto mënyra

Nëse dëshironi të lini duhanin, mund të bëni ndryshime  të vogla në stilin tuaj të jetesës që mund t’ju ndihmojë të rezistoni tundimit për t’a ndezur një cigare.

16:03
Top Talk/ Spaho: Front qytetar për të mbrojtur teatrin. Ligjin e ankimojmë në Kushtetuese

Edmond Spaho foli në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja për ligjin që miratoi qeveria për ndërtimin e një teatri të ri.

15:59
Top Talk/ Spaho për bastet: Do mbyllen tani, pas 6 muajsh do hapen “online”

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se kryeministri Edi Rama kërkon që të mbyllë lojërat e fatit për momentin, që pas 6 muajsh të hapë ato “online”.

15:30
“At Sergi” ngjitet në skenë. Novela e Tolstoit, premierë në teatrin “Ekperimental”

“At Sergi”, novela e shkruar nga Tolstoi në vitin 1980 do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

15:22
Shkup, kushtet e shqiptarëve për ndryshimet kushtetuese

Dy parti shqiptare mund te lëkundin balancën e votave në parlamentin e Maqedonisë gjatë raundeve të ardhshme të votimit për miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

15:21
Bombat ndaj CNN e demokratëve, rastet e tjera të dhunës politike në SHBA

Gjashtë pajisje me bomba iu dërguan drejtuesve të Demokratëve në SHBA, përfshi dy ish-presidentë, CNN dhe Xhorxh Sorosit, të cilët kanë qenë kritikuar vazhdimisht nga Donald Trump dhe nga të tjerë të së majtës. Arsyeja mbetet e paqartë.

15:17
Masat ligjore për “të fortët”. Nuk ndryshon Kodi Penal, riorganizim i strukturave të rendit

Paketa e masave të forta ligjore për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit në territor ndaj atyre që cilësohen “të fortë”, nuk parashikon ndryshime në Kodin Penal.

15:06
Votohet ligji kundër kumarit. Zbulohen mesazhet kërcënuese

Në seancën parlamentare të votimit për mbylljen e basteve dhe zhvendosjen e kazinove larg qyteteve, Erion Braçe tregoi përmbajtjen e mesazheve kërcënuese që ai dhe deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë kanë marrë këto ditë.

14:57
Rama në Twitter: Miratuam ndalimin e bixhozit

Kryeministri Edi Rama, menjëherë pas miratimit me 75 vota të projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit, zgjodhi Twitter-in për të komentuar një vendim të tillë.

14:51
Teatri/ Kuvendi rrëzon për herë të dytë dekretin e Presidentit

Kuvendi rrëzoi për herë të dytë dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar, duke i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri.

14:43
Kuvendi miraton mbylljen e lojërave të fatit

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 75 vota pro projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit.

14:32
Rama: Në vitin 2009 u hapën burgjet. Kriminelët, fushatë në krah të ministrave

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se në vitin 2009 u hapën burgjet dhe kriminelët bënë fushatë në krah të ministrave, pasi Lulzim Basha kishte thënë në konferencë për shtyp se krimi i dha Ramës 10-15 mandate.

14:25
Rama zbulon bastin që PD-ja do e fitonte gjithmonë

Kryeministri Edi Rama ironizoi Partinë Demokratike në Kuvend, kur, duke folur për bastet, tha se Partia Demokratike do të dilte fituese gjithmonë në një bast të caktuar.

14:20
Rrëzohet dekreti i Metës. Aleanca për Teatrin thirrje deputetëve: Mos u bëni palë me vjedhjen!

Mazhoranca ka rrëzuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dekretin e Presidentit, i cili edhe një herë e ktheu për rishqyrtim ligjin që i hap rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

14:18
Presidenti i Liberisë, Weah heq tarifat e shkollimit për studentët

Presidenti i Liberisë, George Weah, i cili arriti të tejkalonte varfërinë ekstreme në fëmijëri për t’u bërë një prej futbollistëve më të zëshëm të botës, duke luajtur me PSG-në dhe Milanin, ka hequr tarifat e shkollimit për studentët në universitetet e një prej vendeve më të varfra të Afrikës Perëndimore.

14:15
Bastet, Rama: Po thajmë burimin më të rëndësishëm të krimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga salla e Kuvendit se me bllokimin e lojërave të fatit, qeveria po godet krimin në një nga vatrat e tij më aktive.

14:10
Rama: Pronarët e kompanive të basteve, me skeda penale

“Pronarët e kompanive të basteve janë me skeda penale. Personazhe të një bote që nuk ka të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen e shoqërisë”.

14:10
Si ndryshon fytyra nga ora 7 e mëngjesit në 7 të mbrëmjes

Fotografja Barbara Iweins, realizoi një sasi fotosh duke prekur “intimitetin e të huajve që takoi në rrugë” si pjesë e projektit të saj “Au mau”.

14:02
Panucci i gjen shtëpinë Nishanit. Gjykata kërkonte te Gjendja Civile adresën

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci duket se është i vendosur të zhvillojë sa më parë procesin gjyqësor që ka hapur ndaj ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilin e ka paditur për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

14:01
Jepni me qira? Tatimet do verifikojnë kontratat

Tatimet do të verifikojnë të gjitha kontratat e qirave për të parë nësë taksat paguhen sipas vlerës dhe sipërfaqes së pronës.

13:50
Durrës, protestë për shkollën

Një prej shkollave 9-vjeçare të Durrësit, “Jusuf Puka”, do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit janë zhvendosur në turnin e pasdites në një shkollë të afërt me të.

13:47
Basha: Do kundërshtojmë me forcë! Teatri, vija e kuqe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur kundër prishjes së Teatrit, duke u shprehur se ai është vija e kuqe dhe se me forcë do të kundërshtohet.

13:25
Basha: Krimi i ka dhënë 10-15 mandate Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se “çdo ditë që kalon po provon se çështjet dhe kauzat për të cilat Partia Demokratike ka luftuar me një kosto të lartë politike, më në fund janë të qarta para syve të gjithë shqiptarëve”.

13:21
Pako e dyshimtë me bombë edhe për aktorin De Niro, kritik të Trumpit

Një tjetër rast kërcënimi me pako bombë është regjistruar këtë të enjte në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.

13:12
UFC pezullon Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor

Komisioni Sportiv në Nevada vendosi pezullimin për një afat të pacaktuar të Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor për përleshjen që ndodhi pas ndeshjes së 6 tetorit në Las Vegas.

13:07
Arabia Saudite: Vrasja e Khashoggit, e paramenduar

Prokurorët sauditë thanë se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll ishte e paramenduar.

13:07
“Amnesty”, shuplakë Turqisë: Trajtim “i turpshëm” i viktimave të spastrimeve pas puçit

“Amnesty International” kritikoi këtë të enjte atë që e quajti trajtim “të turpshëm” të nëpunësve civilë turq, të cilët janë shkarkuar që prej përpjekjes së dështuar për grusht shteti të vitit 2016, për rrëzimin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

12:59
Lufthansa ende interesohet për blerjen e Alitalias

Kreu i kompanisë ajrore italiane Air Dolomiti, e cila është në pronësi të Lufthansa-s deklaroi se linja ajrore gjermane është ende e interesuar për blerjen e italianes Alitalia.

12:42
De Biasi në kërkim të stolit

Xhani De Biasi do të mbahet mend nga të gjithë tifozët e futbollit shqiptar si arkikekti i kualifikimit të kuqezinjve në të parin turne madhor, por që prej ëndrrës së Euro 2016, trajneri nuk ka gjetur qetësi në stol, madje i mungon aktualisht një i tillë.

12:41
Shkumbini merr tokë. Banorët e Labinot-Fushë kërkojnë të merren masa

Disa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë rrëmbyer nga Lumi Shkumbin në fshatin Labinot-Fushë, në Elbasan. Mosmarrja e masave pritet të sjellë një situatë edhe më të rëndë me nisjen e reshjeve.

12:37
Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 3 pozicione. Belgjika ngjitet mbi Francën

Humbja me Izraelin, pavarësisht lojës së mirë, për Ligën e Kombeve, ka sjellë për pasojë rënien me 3 pozicione të Shqipërisë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, duke u renditur tashmë në vendin e 60, me 1372 pikë. Kosova, nga ana tjetër, pas paraqitjeve pozitive në ligën e fundit të turneut të Ligës së Kombeve ngjitet me një pozicion, duke u renditur në vendin e 137.

12:36
Europa League: Milan-Betis, në fushë dhe Arsenali, Çelsi, Lazio

Mbrëmjen e sotme zbresin në fushë skuadrat pjesmarrëse të kupës më të vogël europiane të klubeve, Europa League.

12:33
Bastet, Braçe zbulon mesazhet kërcënuese: Ju merreni me ne, ne do të merremi me…

Erion Braçe zbuloi në Kuvend mesazhet kërcënuese që kanë marrë deputetët e Partisë Socialiste për shkak të ligjit që ndalon lojërat e fatit.

12:21
Kancelari austriak përgëzon Maqedoninë për vendimin historik

Kancelari austriak Sebastian Kurc gjatë hapjes së konferencës “Ballkani dhe BE-ja, cikli i procesit të Berlinit” në Budva përgëzoi Maqedoninë për vendimin e marrë në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

12:19
Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira

Të jesh rezistent ndaj ëmbëlsirave nuk është vetëm çështje vullneti, por edhe se çfarë zgjedhim ne të vendosim në tryezë.

12:16
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Deputetë, mos u bëni palë me vjedhjen!

Sot pritet që mazhoranca të rrëzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka bërë thirrje deputetëve që të mos bëhen palë me atë që e quan vjedhje.

12:16
Kosova vazhdon ngjitjen në renditjen e FIFA-s

Kosova gjatë muajit tetor ka zhvilluar dy ndeshje, ku fillimisht ka mposhtur Maltën në stadiumin Fadil Vokrri 3-1 dhe më pas ka barazuar në Ishujt Faroe 1-1.

12:05
10 ushqimet që parandalojnë kancerin (foto)

Të qenit i shëndetshëm duke u kujdesur për dietën tuaj është e mundur.

11:55
Përleshje e të lënduar në kufirin boshnjako-kroat

Disa persona janë lënduar në Bosnje-Hercegovinë, në një përplasje mes policisë dhe emigrantëve që përpiqeshin të hynin në Kroacinë anëtare të Bashkimit Europian.

11:48
Parlamenti Europian ndalon plastikën njëpërdorimshe

Parlamenti Europian ka vendosur të ndalojë një seri sendesh plastike njëpërdorimshe, si pipat plastike, pastruesit e veshëve dhe serviset plastike, e të garantojë që sa më shumë shishe plastike të riciklohen, në një përpjekje për të reduktuar ndotjen e deteve.

11:40
Eksperimenti i kanadezit, ndërgjegjësim për ndryshimin e klimës

I mbyllur në një serë hermetike, me 200 bimë brenda, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës.

11:34
“UEFA Youth League”, Vllaznia U19 zhgënjen në debutim

Vllaznia U19 ka humbur 0-4 në takimin e dytë të vlefshëm për “Uefa Youth League”.

11:25
Nis në Norvegji stërvitja më e madhe e NATO-s pas Luftës së Ftohtë

Stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë, e quajtur “Trident Junckture 18”, ka nisur sot në Norvegji dhe do të vijojë deri më 7 nëntor, në atë që do të jetë një shpalosje masive fuqie.

11:23
Maqedoni, të mërkurën opozita do të parashtrojë kërkesat

Parlamenti i Maqedonisë më 31 tetor do të mbajë një seancë pyetjesh nga deputetët.

11:15
Vdiq në komisariat, Avokati i Popullit: Ndaj Enea Ftoit nuk u ushtrua dhunë

Avokati i Popullit ka dalë në përfundimin se ndaj Enea Ftoit nuk është ushtruar dhunë në ambientet e komisariatit të Korçës, aty ku 27-vjeçari ndërroi jetë.

11:14
Tunizi, 51 të plagosur në trazirat gjatë një ndeshje futbolli

Përplasjet mes policisë dhe tifozëve në një ndeshje në “Champions League”-n e Afrikës, për pak sa nuk u kthyen në një tragjedi në Tunizi. Plot 51 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve të marra, ndërsa 12 të tjerë u arrestuan nga policia, në kaosin që shpërtheu në 90-minutëshin mes Esperance dhe Primeiro de Agosto.

11:14
Vidhen të dhënat e 9.4 milionë pasagjerëve të kompanisë ajrore

Kompania ajrore nga Hong Kongu, Cathay Pacific njoftoi se persona të paautorizuar kanë patur akses te të dhënat e rreth 9.4 milionë pasagjerëve të saj.

11:07
Kinezët dhe rusët përgjojnë Trump

Spiunët kinezë shpesh përgjojnë presidentin amerikan Donald Trump kur ai përdor një linjë të pasigurtë telefoni për të biseduar me miqtë e vjetër.

11:06
Disfata ndaj Barçës ekspozoi limitet e Interit në Champions

Të paktë ishin ata tifozë të Interit, që prisnin një sukses në “Camp Nou” këtë mesjavë në Champions League, e verdikti i fushës nuk ishte surprizë për shumicën e mbështetësve.

11:02
MotoGP i afrohet fundit, Rossi synon podiumin në Australi

Me titullin e pilotëve të vendosur në ndalesën e Japonisë, karvani i “klasit mbretëror” të garave me motorë po zbarkon në Australi, në etapën e tretë nga fundit të sezonit.

10:58
Rekord në Kosovë, për 24 orë 1137 gjoba

Një mijë e 137 është numri i gjobave të vendosura nga Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

10:56
Europa League, sot mund të jepen biletat e para kualifikuese

Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në futbollin europian mund të zyrtarizojë sot në mbrëmje skuadrat e para të kualifikuara.

10:53
10 ushqime që ju bëjnë të ndiheni të bukur e të shëndetshëm në vjeshtë

Në këto ditë vjeshte është mirë që të fokusoheni më shumë vetëm në disa lloje ushqimesh.

10:52
Shqipëria e Kosova, të fundit në rajon për të ardhurat për frymë

Si Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Evropë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

10:49
Investitorët europianë dënojnë sulmin e vëllait të Hashim Thaçit ndaj sllovenit

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj drejtorit të kompanisë private të sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokoliq duke e dënuar fuqishëm dhe duke u shprehur se ngjarjet e tilla janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

10:49
Francë, Apeli kërkon gjykimin e Sarkozy për financimet e fushatës 2012

Një gjykatë apeli në Francë vendosi këtë të enjte të lërë në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët, se ish-presidenti Nicolas Sarkozy duhet të gjykohet mbi akuzat për financim të paligjshëm të fushatës së tij të dështuar presidenciale të vitit 2012.

10:41
Ambasadori austriak: Debati duhet të bëhet në Parlament

Ambasadori austriak në Tiranë, Johan Sattler ka komentuar zhvillimet politike dhe të rendit gjatë një aktiviteti në Shkodër.

10:32
Pas basteve, qeveria ndalon edhe pijet energjike për personat nën 18 vjeç

Pas nismës për heqjen e kazinove dhe basteve, qeveria ka prezantuar në Kuvend një nismë për kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

10:24
Zgjedhjet në Hesse, “kërcënimi” i dytë për Merkelin e dobësuar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përballet këtë të dielë me një test të dytë zgjedhjesh rajonale në po kaq javë, që pritet të shkaktojë më shumë dhimbje për koalicionin e saj të dobësuar dhe të forcojë forcat centrifugale që mund ta përçajnë atë.

10:08
Dështon për të tretën herë gjyqi ndaj Ahmet Ajetit

Ka dështuar për të tretën herë gjyqi ndaj Ahmet Ajetit, kosovari i cili në vitin 2005 ka organizuar një atentat ndaj Lulzim Berishës në Durrës.

10:02
Të qash një herë në javë është çelësi i një jete pa stres

Nëse keni parë ndonjë film prekës që ju ka bërë të qani pafund dhe më pas jeni ndjerë mirë, kjo e ka një arsye.

09:45
Kërcënimet me bomba, kryedemokratët Pelosi-Schumer akuzojnë Trumpin

Dy prej figurave më të larta të demokratëve në Kongresin amerikan akuzuan mbrëmjen e së mërkurës presidentin Donald Trump se po ndez flakët e trazirave politike dhe po përçan amerikanët, teksa tensionet janë rritur ndjeshëm në ditën kur një sërë pakosh-bombë u dërguan në adresë të disa prej personaliteteve më të shquara të demokratëve.

09:30
Teatri/ Rrëzohet dekreti i Presidentit

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese rrëzoi paraditen e së enjtes dekretin e Presidentit Ilir Meta mbi ligjin për Teatrin Kombëtar.

09:23
Putin akuzon SHBA dhe kërcënon: Sulmojmë Europën nëse pranon raketa amerikane

Presidenti Vladimir Putin paralajmëroi gjatë së mërkurës për një garë të re armatimesh, nëse Amerika tërhiqet nga traktati i armëve bërthamore, e shtoi madje se Rusia do të përgjigjet “në të njëjtën natyrë” ndaj çdo rakete të re amerikane të vendosur në territorin e Europës.

09:00
FMN: Shqipëria, ndër të fundit në Evropë për të ardhura për frymë

Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

09:00
Hetime për bombat ndaj Obamës e Clintonit. “Dërguesi” i pakove, një demokrate

Autoritetet amerikane u angazhuan menjëherë që prej së mërkurës, me një hetim gjithëpërfshirës mbi atë se kush fshihet pas bombave artizanale në formë tubi, të dërguara në adresat e ish-presidentit Barack Obama, ish-kandidates demokrate dhe ish-Sekretare e Shtetit, Hillary Clinton, si dhe figurave të tjera të larta të demokratëve, por edhe në zyrat e CNN-it në Nju Jork, që të gjithë këta persona “të urryer” mes mbështetësve të presidentit Donald Trump.

08:39
NBA, LeBron James regjistron fitoren e parë me LA Lakers

LeBron James siguroi më në fund fitoren e parë si basketbollist i LA Lakers në NBA, teksa ekipi kalifornian mposhti 131-113 Phoenix Suns, me 4 herë fituesin e çmimit “MVP” që shënoi 19 pikë, dha 10 asiste dhe kapi 7 topa në tabelë.

08:23
NBA, Curry shpërthen me 51 pikë ndaj Wizards

Stephen Curry shënoi 11 herë nga distanca e 3-pikëshit në një performancë të shkëlqyeshme prej 51 pikësh gjithsej, në sfidën që Golden State Warriors e fituan 144-122 ndaj Washington Wizards, mbrëmjen e së mërkurës.

05:31
Conte: BE të heqë sanksionet ndaj Rusisë, nuk sjellin zgjidhje të problemit

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të mërkurën se sanksionet e BE kundër Rusisë duhej të përfundonin, por nuk pranoi të thoshte nëse qeveria e tij ishte e gatshme të vërë veton për rritjen e mëtejshme të tyre.

04:48
Muhamed bin Salman: Vrasësit e Khashoggit, do dalin para drejtësisë

Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite Mohammed bin Salman u zotua të mërkurën se vrasësit e Jamal Khashoggi do të silleshin para drejtësisë, në komentet e tij të para publike, që kur vrasja e gazetarit “ndezi” zemërimin global.

04:01
Gattuso: Kam humbur vetëm 6 ndeshje, meritoj më shumë respekt

Trajneri i Milanit, Genaro Gattuso doli dje në konferencën për shtyp, për të folur në prag të ndeshjes ndaj andaluzianëve të Betis, të vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

03:13
Studimi kanadez, kanabisi më i dëmshëm se alkooli

Të tymosësh kanabis shkakton dëme më të mëdha se sa po të pish alkool, veçanërisht përgjatë viteve të adoleshencës. Ky është alarmi i sapo njoftuar në faqen e American Journal of Psychiatry, nga një studim i Universitetit të Montrealit në Kanada.

02:26
Rumania shqetëson Brukselin, kërkon dorëheqjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Shqetësimet në Bruksel rreth vlerave demokratike në disa shtete lindore të BE-së u rritën teksa ministri rumun i drejtësisë kërkoi shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm, duke e akuzuar atë për tejkalim të kompetencave.