Spiunët kinezë shpesh përgjojnë presidentin amerikan Donald Trump kur ai përdor një linjë të pasigurtë telefoni për të biseduar me miqtë e vjetër.

Pekini ndërkohë përdor ato që ka dëgjuar për të ndikuar në politikat amerikane, raporton New York Times, duke iu referuar zyrtarëve dhe ish zyrtarëve amerikanë.

Këshilltarët shpesh herë e kanë paralajmëruar Trump se bisedat e tij në celular nuk janë të sigurta  dhe se spiunët rusë përgjojnë, por Trump refuzon të ndalojë këto telefonata.

Zyrtarët thanë se shërbimet sekrete amerikane janë informuar nga persona që punojnë në qeveritë e vendeve të tjera, dhe listën e përgjuesve e kryesojnë Kina dhe Rusia.

Top Channel