Ka dështuar për të tretën herë gjyqi ndaj Ahmet Ajetit, kosovari i cili në vitin 2005 ka organizuar një atentat ndaj Lulzim Berishës në Durrës.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosnjoftimi i Lulzim Berishës nga ana e policisë, pasi nuk gjendet në banesën e tij në Durrës. Policia e Durrësit ka kontaktuar edhe me motrën e Lulzim Berishës, por ajo i ka thënë se i vëllai është jashtë vendit.

Lulzim Berisha u lirua me kusht nga Gjykata e Lartë në vitin 2017. Gjatë kësaj kohe, ai duhet të mbajë konktakte me shërbimin e provës. Përveç ripërsëritjes së thirrjes për Berishën, gjykata do të dërgojë edhe një shkresë tek shërbimi i provës në Durrës për të saktësuar nëse Berisha paraqitet në këtë institucion sipas vendimit të gjykatës.

Seanca tjetër u caktua për në datën 5 nëntor.

Top Channel