Ndërkohë që karvani i emigrantëve vazhdon të marshojë përmes Meksikës, Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, pritet të firmosë një urdhër për angazhimin e mbi 800 trupave ushtarakë në kufirin jugor.

Zyrtarët amerikanë sigurohen të theksojnë që trupat do të vendosin tenda dhe gardhe pranë kufirit, dhe do të kenë vetëm rol logjistik, jo për vendosje rendi.

Ndërkohë, guvernatorët e Arizonës, Nju Meksikos dhe Teksasit kanë angazhuar rreth 2000 trupa nga Garda Kombëtare.

Emigrantët u nisën fillimisht nga Hondurasi. Disa burime thanë se origjina e marshimit erdhi nga një lajm i rremë në vendin e tyre, që thoshte se një biznesmen honduras, me banim në Amerikë, do të paguante për udhëtimin e emigrantëve. Edhe pse biznesmeni i mohoi këto detaje në TV, emigrantët shpresëplotë nisën marshimin dhe karvani shtohej nga dita në ditë, duke arritur nga 4000 deri në 7000.

Kur mbërritën në kufirin me Meksikën, autoritetet vendase iu përgjigjën thirrjes së presidentit Trump dhe u përpoqën t’i ndalojnë. Emigrantët u përplasën me forcat policore meksikane dhe e çanë gardhin që ishte vendosur për t’i ndaluar.

Shumë janë shkëputur tashmë dhe e kanë vazhduar rrugëtimin me vete, por karvani që po marshon vazhdon të jetë tejet i madh.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel