Dy parti shqiptare mund te lëkundin balancën e votave në parlamentin e Maqedonisë gjatë raundeve të ardhshme të votimit për miratimin e marrëveshjes me Greqinë.

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët këmbëngulin se ky moment përbën dhe një mundësi të mirë për ndryshime shtesë, të cilat të përmirësojnë statusin e shqiptarëve në vend. Ligjvënës të Besës thonë se mbështetja e mëtejshme për “Ujdinë e Prespës” varet nga plotësimi i kërkesës për amenadamente kushtetutese, të cilat do ta bënin shqipen zyrtare në mbarë vendin.

Mendojmë se është koha që disa prej çështjeve politike që lidhen me shqiptarët të bëhen pjesë e diskutimit dhe sigurisht, të aprovohen në mënyrë që t`i zgjidhim ato njëherë e mirë, citohet të thotë Fadil Zendeli i Besës, sipas të cilit kjo forcë politike e ka arritur tashmë një pakt me Aleancën për Shqiptarët mbi ndryshimet shtesë që planifikojnë t`ia paraqesë parlamentit këtë javë.

Kreu i kësaj te fundit, Zijadin Sela e ka deklaruar edhe më parë se partia e tij dëshiron ti shohë ndryshime të tilla në preambulën e kushtetuteses. Të dyja këto partia të vogla sëbashku kanë 4 ligjvënës në parlamentin 120 vendësh të Maqedonisë, ndaj votat e tyre konsiderohen të një rëndësie kyçe. Sa për BDI-në, ajo nuk ka ndërmend , siç thotë ta rrezikojë me kërkesa shtesë procesin e emrit, të cilin e konsideron një prioritet absolut.

Top Channel