Mbrëmjen e sotme zbresin në fushë skuadrat pjesmarrëse të kupës më të vogël europiane të klubeve, Europa League.

Nuk mungojnë as këtu emrat e mëdhej të klubeve të kontinetit të vjetër.

Milani do të përballet sot me Betisin në Milano, në përpjekje të fitores së tretë në fazëne grupeve që do të mund t’i jepte mundësinë të ishte më pranë kalimit të mëtejshëm. Kuqezinjtë pavarësisht dy fitoreve në dy ndeshjet e para nuk është se kanë bindur shumë. 1-0 mundën debutuesit e lukemburgas të Dudelanges dhe më pas mundën 3-1 Olimpiakosin në fushën e tyre.

Ndërkohë kundërshtari i tyre spanjolli mbërmjes së sotme ka barazuar 0-0 me skuadrën nga Pireu dhe ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Dudelanges. Ndeshja mes Milanit dhe Betisit do të luhet në oërn 18:55.

Në të njëjtën orë do të zbresë në fushë një tjetër emër i njohur i futbollit anglez dhe europian si Arsenalit.

Topçinjtë  kanë udhëtuar drejt Lisbonës ku do të luajnë përball Sportingut. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me nga 6 pikë. Arsenali ka shënuar 7 gola në dy takimet e para 4 ndaj Vorskla Potlavës dhe 3 ndaj Karabakut të kapitenit të shqipërisë Ansi Agolli. Ndaj azerëve ka fituar edhe Betisi 2-0 në shtëpi ndërkohë me Vorsklan ka përmbysur në fund një humbje duke e kthyer në fitore. Këto dy skuadra nuk janëpërballur asnjëherë me njëra tjetërn në kupat europiane, megjithatë ky do të jetë testi i vërtetë në këtë fazë grupesh.

Në orën 21.00 për grupin H do të zbresë në Fushë Marseja kundër Lazios. Francezët edhe pse kanë udhëhequr dy ndeshjet e kaluara të kluajtura në grup kanë vetëm një pikë. U mundën 1-2 me Eintrahtin e Frankfurtit dhe barazuan 2-2 me Apollon Limasol, ndërkohë Lacio e Simone Inzagit pas dy ndeshjeve në grup numëron 3 pikë. Këto falë fitores 2-1 në shtëpi ndaj Apollonit, ndërkohë që me Gjermanët e e Eintrahtit pas daljes me karton të kuq të dy lojtarëve u mundën 4-1.

Ndërkohë Çelsi në Londër do të presë Bate Borisov. Blut e Sarrit e kanë nisur shumë mirë këtë fazë të grupeve të europa leagues me 2 fitore në dy ndeshjet e para, duke kreysuar grupin L me 6 pikë. Kampionët e Bjellorusisë shkojnë për herë të parë në “Stemford Bridge”  dhe do të përpiqen të harrojnë sa më shpejt humbjen 4-1 në shtëpinë e tyre nga grekët e Paokut.

Top Channel