Në pak ditë, gjashtë xhami janë vjedhur dhe asnjë hajdut nuk është kapur.

Por kamerat e xhamisë së Iljaz Bej Mirahorit në Korçë kanë filmuar një të ri që ka hyrë në ambientet e faljes dhe ka vjedhur.

Video është edhe në dorën e policisë, e cila pritet të ndalojë hajdutin.

Klerikët më shumë se sa për vlerat materiale që janë vjedhur, janë të shqetësuar për dhunimin e objekteve të kultit.

Pak ditë më parë, nga ky fenomen u prekën edhe xhamia e Bilishtit dhe fshatit Dishnicë.

Vjedhja e objekteve te kultit, si ato myslimane dhe te krishtera në Korçë ka ndodhur vazhdimisht.

Pas festave fetare edhe katedralja në mes të qytetit është sulmuar nga hajdutët.

Top Channel