Kreu i kompanisë ajrore italiane Air Dolomiti, e cila është në pronësi të Lufthansa-s deklaroi se linja ajrore gjermane është ende e interesuar për blerjen e italianes Alitalia.

Jerg Eberhart, shtoi se plani i qeverisë së Romës për të zotëruar një pjesë të caktuar të aksioneve është fitimprurës.

Jerg Eberhart, shtoi se plani i qeverisë së Romës për të blerë një pjesë të caktuar të aksioneve, është fitimprurës.

Drejtori i Air Dolomitit u shpreh për gazetën italiane “La Stampa” se me marrjen e aksioneve të qeverisë do të krijoheshin lehtësira në negociatat me aeroportet dhe autoritetet vendore.

Por, Eberhart thekson se punët e përditshme duhet të drejtohen nga kompani private.

Top Channel