Vllaznia U19 ka humbur 0-4 në takimin e dytë të vlefshëm për “Uefa Youth League”.

Në këtë debutim historik për ekipin shkodran, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë. Një gol në pjesë të parë dhe 3 në të dytën bënë që ekipi i drejtuar nga Luan Zmijani të dalë kokulur nga fusha e blertë e “Loro Boriçit”.

Ekipi nga Kazakistani, Astana shfaqi një nivel të lartë loje, duke mos i lënë asnjë mundësi ekipit vendas të shënonte.

Takimi i parë i luajtur në Kazakistan kishte përfunduar me rezultatin 3-1 për ekipin vendas, por goli i shënuar nga Vllaznia la shpresa se do të bënin më mirë në ndeshjen e kthimit, gjë që nuk ndodhi.

Bilanci i ekipit shkodran në këto dy përballje është 7 gola të pësuar dhe vetëm një gol i shënuar. Ndonëse ekipi përballë ishte modest, loja e kuqebluve la shumë për të dëshiruar.

Top Channel