Pak pas orës 20:00 të së enjtes një 50-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Valias në Kamëz.

Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga forcat blu po bëhet e ditur se po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit, për kapjen e autorit.

Top Channel