E diel, 09 Shtator 2018
15:13
I kërkoi Nishanit 100 mijë euro, Gjykata kthen padinë e Panuccit

Gjykata e Tiranës ka kthyer padinë e trajnerit të Kombëtares së futbollit Christian Panuccit, kundër ish-presidentit të republikës Bujar Nishanit.

14:57
Liga e Kombeve, Franca përballet me Holandën

Parisi pret sot heronjtë e saj për ndeshjen e Ligës së Kombeve. Franca, kampione e botës do të luajë sfidën e parë të shtëpisë në këtë kompeticion, pikërisht në Stade de France ku ajo do të presë përfaqësuesen e Holandës. Gjelat vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 0-0 me Gjermaninë në Mynih, një barazim i fituar kryesisht pas pritjeve të shkëlqyera portierit Areola në disa raste.

14:44
Nesër kundër Skocisë, Kombëtarja bën stërvitjen e fundit

Kombëtarja shqiptare pas fitores me Izraelin qëndroi në Elbasan për të vijuar përgatitjet e saj për sfidën e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë.

14:41
“Tërbohet” Serena Williams, i hakërrehet arbitrit në finale

“Duhet të më kërkosh ndjesë. Më vodhe një pikë. Unë nuk jam mashtruese”-ishin këto fjalët e Serena Williams drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes finale të US Open ndaj Naomi Osakës, Carlos Ramos.

14:35
“Vera n’Shesh” organizohet në Ndroq; Veliaj: Të zhvillojmë agro-turizmin

“Vera n’Shesh” me këtë emër panairi me produkte nga zona e Ndroqit në Tiranë mblodhi bashkë-prodhues, banorë dhe shumë vizitorë të apasionuar pas produkteve dhe kulinarisë vendase.

14:11
Serbi-Kosovë, “beteja” për ujin; Liqeni i Ujmanit, pikë e nxehtë e bisedimeve

I konsideruar si një nga pasuritë e Kosovës, liqeni i Ujmanit apo Gazivodës, furnizon me ujë më shumë se gjysmën e saj, e jo më kot është shndërruar në njërën prej pikave të nxehta të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

14:01
TopAwards/ Escobars në klasifikim me “Pull Up”

Reperi shqiptar Emra Haritzi i njohur në fushën e artit si Escobars shumë shpejt po rrëmben zemrat e publikut shqiptar.

13:43
Grabitja e Katedrales së Korçës, lirohen 2 të arrestuarit; Dyshohen 5 të tjerë

Janë lënë të lirë për mungesë provash dy të rinjtë që u arrestuan si të dyshuar për vjedhjen e Katedrales Ngjallja e Krishtit në Korçë.

13:11
Udhëtime mahnitëse, e me buxhet të lirë… në “Top 10” edhe Tirana

Po mendoni një vend për të vizituar, por jeni lodhur nga vendet ku shkoni zakonisht? Ndoshta është koha të mendosh jashtë “kornize”. Kështu nis artikulli i Daily Mail, i cili rendit 10 vende që ia vlejnë të vizitohen, por ku më kryesorja është kursimi nga udhëtimi që nuk do ju zhgënjejë.

12:48
Historia e vëllezërve korçarë, sonte në “Exclusive”

Vëllezër në jetë dhe në skenë, ndërsa sot janë këngëtarët më të pëlqyer në Shqipëri dhe ane e mbanë botës ku ka shqiptarë. Rrugëtimin në muzikë e nisën në emigracion, ndërsa u rikthyen në Korçë dhe skena e këtij qyteti u çeli një tjetër dritare.

12:28
Suedia sot në zgjedhje; Frikë nga e djathta ekstreme

7,3 milionë suedezë zgjedhin sot parlamentin e ri të vendit me sondazhet që tregojnë se partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë” SD ndodhet para një suksesi të madh, ndërsa ato tradicionale, gjenden përpara dilemash të thella.

12:16
Edhe një javë nga fillimi i shkollës, por “Avni Rustemi” në Kukës s’është gati

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Bashkia e Kukësit po punon për të bërë gati infrastrukturën për një proces normal mësimor. Por kjo nuk mund të thuhet për shkollën 9- vjeçare “Avni Rustemi”, ku mësimi do të nisë në kushte të papërshtatshme. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, Neraida Selmanaj, shkolla ka nevojë për rikonstruksion të plotë.

11:58
Policia e Kosovës ndalon Vuçiç; S’i lejohet vizita në Drenicë

Dita e dytë e vizitës së Aleksandar Vuçiçit në Kosovë nuk shkoi aq qetë sa e para. Grupe protestuesish bllokuan rrugën në Skënderaj e paskësaj, kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi në facebook se ia ka anuluar presidentit serb vizitën në Drenicë ku banorët zotoheshin të mos e linin atë të kalonte.

11:39
Surprizë në US Open, e fiton Naomi Osaka mes fërshëllimave

Naomi Osaka shkakton befasinë dhe fiton e US Open, turneu i fundit Grand Slam i vitit. Tenistja 20 vjeçare, që është e para japoneze që ditën një eveniment të tillë mposhti në finale pretendenten Serena Williams që ishte në kërkim të titullit të 24 që do ta barazonte atë me Margaret Court.

11:24
162 $ për sekondë, LeBron James sportisti më i paguar në botë

Nga  153 312 846 milionë dollarë që do të kalojnë në llogarinë e tij për 4 vitet e ardhshme, LeBron James do të sigurojë 38,3 milionë për sezon, ose 467 000 për ndeshje, 9 700 dollarë për minutë dhe 162 dollarë për sekondë.

11:11
Koreja e Veriut tregon forcën, por pa raketa balistike – FOTO

Koreja e Veriut ka shënuar 70-vjetorin e krijimit të shtetit përmes një parade të madhe ushtarake. Por, në këtë paradë nuk janë ekspozuar raketat balistike interkontinentale, që janë bërë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

10:53
Aksi Gjirokastër-Lazarat, ARRSH: Përfundon brenda dhjetorit

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro, shoqëruar nga deputeti Bledi Çuçi, inspektuan punimet që po kryhen për rehabilitimin e aksit rrugor që lidh Gjirokastrën me Lazaratin.

10:38
Shkodër, furgoni i policisë përplaset me motorin

Në rrethana ende të paqarta në Shkodër janë përfshirë në aksident pikërisht ata që punojnë për t’i evidentuar ngjarje të tilla, forcat e rendit.

10:24
Rrjet të ri kanalizimesh në dy lagje të kryeqytetit

Me afrimin e stinës së vjeshtës Bashkia e Tiranës po bën gjithçka gati për të shmangur problematikat e përmbytjeve, por edhe të ujërave të zeza në kryeqytet.

10:15
TopAwards/ Era Istrefi rikthehet sërish në klasifikim me “BonBon”

Fansat e këngëtares me famë ndërkombëtare, Era Istrefi vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë hitit të saj të padiskutueshëm “BonBon”.

10:02
Vuçiç në Kosovë/ Haradinaj i heq lejen për të vizituar Drenicën

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë me dije se ka tërhequr lejen që Ministria e Jashtme i ka dhënë presidentit serb Aleksandër Vuçiç të shkojë në zonën e Drenicës.

09:54
Vettingu në politikë, Basha citon prokurorin e famshëm italian të vrarë nga mafia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të këmbëngulë me nismën më të re të forcës së ti politike, atë të Vettingut në politikë.

09:40
Katër të plagosur nga aksidenti në Berat, një rëndë

Në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, tek ish SMT një mjet tip Huyndai me targa greke me drejtues shtetasin J.P, 37 vjeç është përplasur me një mjet tip Benz me drejtues shtetasin B.T, 53 vjeç .

09:29
Protesta në Selanik; Kaos dhe dhunë për marrëveshjen me Maqedoninë

Me shkopinj dhe mjete të tjera rrethanore të rinj të grupeve ekstremiste të djathta që mbajnë flamuj grekë sulmojnë një prej policëve të forcave speciale dhe e rrezojnë përtokë duke e qëlluar derisa në ndihmë të tij vijnë policë të tjerë. Për disa orë rresht ky ishte imazhi i qendrës së Selanikut që është shndërruar në arenë përleshjesh të ashpra mbrëmjen e së shtunës.

09:10
Gjetan Keta, kampion bote në WBU

Gjetan Keta është kampioni i ri i botës për peshat e mesme në kategorinë WBU.

09:05
Haradinaj: Çdo përpjekje kundër kufirit do shuhet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shteti i Kosovës dhe populli i saj respekton tërësinë territoriale “dhe nderon institucionet e saja”.

09:01
Referendumi për emrin, Zaev: Të vendosim për Pavarësinë tonë të dytë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë së shtetit ka theksuar se referendumi i 30 shtatorit është një moment historik, ku votuesit pa dallim përcaktimit të tyre politik, etnik ose çfarëdo përcaktimi kanë mundësi që të jenë arkitekt të të ardhmes së tyre.

08:57
Kinë, gjendet fosili i një dinozauri

Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurëve që ka jetuar para 130 milionë vitesh.

08:23
Vlorë, digjet qëllimisht një tjetër makinë

Një automjet tip Mercedes-Benz është djegur gjatë natës në lagjen “Dëshmorët” e qytetit të Vlorës.

E shtunë, 08 Shtator 2018
23:19
“Luther 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 3

Luther e lë Xhenin në shtëpinë e tij dhe shkon në punë. Kur kthehet në shtëpi, Luther zbulon se Xheni ka vrarë Toby Kent, pas përpjekjes së tij për ta përdhunuar.

23:05
Spanja befason Anglinë në shtëpi

Spanja dhe Luis Enrique debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në Ligën e Kombeve. Skuadra iberike triumfoi në mitikun Uembli ndaj skuadrës gjysmëfinaliste të botës me rezultatin 2-1 në një ndeshje shumë të luftuar.

23:00
Zvicra, gola shqiptarësh ndaj Islandës

Zvicra i bëri një nisje të shkëlqyer Ligës së Kombeve. Helvetët shkatërruan Islandën në sfidën e parë në Grupin 2 të Ligës A me rezultatin tenistik 6-0 në një ndeshje ku shqiptarët shënuan 3 gola.

22:45
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 5

Glikman takohet me Gabrielin dhe i thotë se Gejthaus do t’i përdorë sekretet e tij për ta lënduar. Gabrieli mendon se e ka fjalën për ish dashnoren e tij Alisën e djalin e saj.

22:10
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 45, 46

Sesilia njofton Alonson se Eskalante përkrah kandidaturën e Rexhinës. Hernani i tregon Rexhinës se Emilianoja është futur të telashe të rënda. Tereza humbet fëmijën.

21:58
Zgjedhjet në Suedi. Frikë nga e djathta ekstreme

Suedia voton për zgjedhjet e përgjithshme. Në ditën e fundit të fushatës, të shtunën, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven foli mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit.

21:49
Femrat e Oktoberfest akuzohen për “veshje pornoje” (Foto)

Femrat pjesëmarrëse në Festën e Birrës në Gjermani, që njihet ndryshe edhe si Oktoberfest, akuzohen se po e seksualizojnë eventin tradicional duke veshur “fustane pornoje”.

20:43
MotoGP, “pole position” me rekord për Lorenzon. Rrëzohet Marquez

Jorge Lorenzo ka dominuar provat zyrtare të Çmimit të Madh të San Marinos në MotoGP, duke regjistruar “pole position”-in e dytë radhazi me motorin Ducati.

20:12
Vuçiç: Kufijtë, të parëndësishëm në Evropë

Ndërsa Presidenti serb vizitonte veriun e Kosovës dhe përkatësisht Ujmanin, liqenin jetik për furnizimin me ujë të Kosovës, e të cilin Vuçiç ka shprehur dëshirën ta hedhë në tryezën e bisedimeve në Bruksel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu rikthye tezës së korrigjimit të kufijve.

20:05
Si u stërvit UÇK-ja në Shqipëri! Pas pak, në “Gjurmë Shqiptare”

Pas pak, në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema do të rihapet një dosje e mbetur gjithmonë në terr.

19:46
Ambasadorja gjermane: Prokuroria dhe policia të bëjnë më shumë kundër krimit

Ambasadorja gjermane, Susanne Schutz foli për krimin nga Shkodra, qytetin që muajt e fundit ka qenë dëshmitar i disa ngjarjeve të rënda kriminale.

19:33
Vetting-u si dekriminalizimi. PD: Për pasuritë e politikanëve, një ligj të veçantë

Demokratët e kanë emërtuar nismën e tyre të fundit kushtetuese si “vetting të politikanëve”, por vetë ata pranojnë se bëhet fjalë më shumë për një zgjatim apo thellim të dekriminalizimit.

19:17
Protestë për emrin e Maqedonisë në Selanik. Përleshje të dhunshme me policinë

Ka degjeneruar në përleshje mes protestuesve dhe policisë protesta që u zhvillua në Selanik kundër marrëveshjes së emrit të Republikës së Maqedonisë.

19:03
“A e di se makinën e kujt ke vjedhur?” (FOTO)

Kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua, është zotuar që do të gjurmojë dhe do të gjejë me çdo kusht njeriun që i ka vjedhur makinën e tij të re Range Rover, me vlerë 150 000 paundë.

18:46
Mbrojtësi i Arsenalit: Tifozët më thonë “lesbike” nga mënyra si i mbaj flokët

Hector Bellerin, mbrojtësi spanjoll i Arsenalit, ka deklaruar se tifozët e skuadrës së tij e tallin shumë për mënyrën se si vishet dhe se si i mban flokët.

18:12
U-19/ Shqipëria mposht në fund Islandën

Kombëtarja shqiptare U-19 ka arritur një fitore në sekondat e fundit në miqësoren që zhvilloi të shtunën ndaj Islandës.

17:36
Kosovë-Serbi, pse shkëmbimi i territoreve mund ta zbutë përçarjen

Është një çast historik, apo një propozim që do të thotë luftë? Kur vjen puna te ideja e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, përgjigjja e kësaj pyetjeje është: “Varet se kë pyet”.

17:34
Mësim mes mykut

Shkolla “Haxhi Hajdari” në Golem ndodhet vetëm 3 km nga qyteti i Shkodrës. Lagështira dhe myku kanë zënë vend në klasa, duke i bërë ato të pafrekuentueshme. Gjithashtu, dyer të thyera, tavane të rënë dhe dritare të kalbura krijojnë efektin e një gërmadhe.

17:20
Cardi B dhe Nicki Minaj rrihen me njëra-tjetrën (Video)

Cardi B dhe Nicki Minaj janë rrahur me njëra-tjetrën mbrëmjen e së premtes në Nju Jork, gjatë Javës së Modës.

16:44
Si u stërvit UÇK-ja në Shqipëri! Dosja, sot në “Gjurmë Shqiptare”, në Top Channel

Mbrëmjen e kësaj të shtune, në orën 20:10, në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema do të rihapet një dosje e mbetur gjithmonë në terr.

16:35
Me peshore për të blerë librat. Historia e 18-vjeçarit që sakrifikon për arsimimin e tij

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare. I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor.

16:23
Vuçiç: Ndihem shumë mirë në Kosovë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç hyri në Kosovë përmes kalimit kufitar të Bërnjakut, pak pas orës 14.00. “Jam i lumtur që jam në Kosovë. Ndihem shumë mirë këtu”, ishin fjalët e tij të para.

16:11
Vjosa lë tokat djerrë, në Hoxharë të Fierit nuk mbjellin më

Dhjetë muaj pas përmbytjes nga lumi Vjosë, banorët e fshatit Hoxharë e Re nuk kanë marrë ende asnjë dëmshpërblim. Megjithëse dëmet e shkaktuara në tokat dhe prodhimet bujqësore apo në ushqimin për bagëtinë ishin shumë të mëdha, fermerët e kësaj zone deri tani nuk kanë përfituar asgjë.

15:49
Mish i pasigurtë në dasma. Bllokohen disa restorante nga AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë javës së parë të shtatorit ka kryer disa inspektime për sigurinë ushqimorë. Inspektoret ne Kukës gjatë kontrollit në doganën e Morinit ndaluan miell serb për kafshët për shkak të përmbatjes së lartë të aflatoksinës.

15:22
Nafta dhe benzina më shtrenjtë. Në qershor çmimi u rrit me 5.6 përqind

3,3% përqind u shtrenjtuan karburantet në tremujorin e dytë të vitit sipas Bankës së Shqipërisë. Vlera më lartë u arrit në qershor ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5,6% përqind.

15:10
Financieri i Habilajve në shtëpi. Gjykata e Apelit në Katania vendos për njeriun kyç të dosjes së hashashit

U quajt financieri i grupit të Habilajve, Nezar Seiti u arrestua me bujë pasi Habilajt u kapën në Itali. U ekstradua shpejt në Itali dhe tani është konfirmuar edhe nga gjykata e Apelit të Katanias në Itali, që duhet të qëndrojë në arrest shtëpie.

15:05
PS, anëtarësim në internet. Socialistët ndajnë detyrat për fushatën e ardhshme

Një ditë pas Asamblesë, Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së dhe sekretariatin e ri, ku ndau detyrat duke porositur nisjen bazë të fushatës “E gjithë vëmendja te ju”. Kjo do të konkretizohet përmes llogaridhënies së publike të kryebashkiakëve socialistë dhe këshilltarëve të PS-së në secilën bashki, proces që do të ndiqet nga afër edhe nga drejtuesit politik të qarqeve.

15:00
Sëmundjet që “vrasin” shqiptarët, stili i jetës dhe ushqimet shtojnë problemet

Stili i jetesës, ushqimet me aditivë, apo hormone ka rritur sëmundshmërinë. Dr. Diana Hysi është mjeke familjeje dhe ajo tregon se rezultatet që dalin nga kontrolli bazë mjekësor ka evidentuar raste të shtuara me sëmundje të ndryshme, të cilat pacientët nuk i dinin që i kishin.

14:50
Vuçiç mbërrin në Kosovë nga pika kufitare e Bërnjakut

Presidenti serb Aleksandar Vuçic ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare të Bërnjakut. Forca të shumta policore janë mobilizuar në veri të vendit për mbarëvajtjen e vizitës së tij.

14:35
Ministria e Brendshme i përgjigjet PD-së: E vërteta e ngjarjes në Lezhë

Ministria e Brendshme ka reaguar pas deklaratave të Partisë Demokratike për lirimin e banditëve në Lezhë.

14:18
Gjyqi masiv në Egjipt, 75 dënime kapitale, 47 të përjetshme

Egjipti ka tashmë verdiktin e një gjyqi nga më masivët e ndodhur ndonjëherë, me gjykatën që ka dhënë 75 dënime kapitale dhe 47 të tjera me burgim të përjetshëm, përfshi këtu edhe ish-udhëheqësit islamik, në fund të seancës që kishte mbi 700 të pandehur.

14:04
Finalja e “US Open”, Del Potro-Djokoviç

Juan Martin Del Potro kthehet pas 9 vitesh të luajë në finalen e “US Open”. Argjentinasi kaloi në gjysmëfinale Rafael Nadalin, me spanjollin që nuk arriti të mbyllë ndeshjen për shkak të disa problemeve në gjurin e djathtë, që iu shfaqën pas ndeshjes maratonë me Dominic Thiem.

13:56
Siri, avionët rusë godasin sërish mbi Idlib teksa ofensiva afron

Avionët luftarakë rusë kanë nisur sulme të reja ajrore mbi provincën siriane të Idlibit, pas dështimit të bisedimeve të zhvilluara në Teheran me synimin për të bllokuar ndërmarrjen e një ofensive ushtarake atje.

13:36
Alibeaj: Rama po redukton fondet për ish-të përndjekurit dhe e kalon për PPP

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama redukton fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe e kalon për PPP, koncensione dhe luks.

13:35
Tiranë, një rruge i vihet emri “Alessandro Leogrande”. Veliaj: Mirënjohje humanizmit të tij

Një nga rrugët e Parkut të Liqenit, në kryeqytet, do të mbajë nga sot emrin e një shkrimtari dhe gazetari të njohur italian, i cili ka shkruar e rrëfyer jetën dhe peripecitë e emigrantëve shqiptarë në fqinjin e përtej Adriatikut, Alessandro Leogrande.

13:22
Salianji: Maxhoranca po liron banditët në Lezhë. Vettingu i politikës është jetik

Partia Demokratike akuzon maxhorancën se ka liruar me urdhër politikë “banditët në Lezhë”, sipas deputetit demokrat Ervin Salianji.

13:15
Kuqezinjve iu mohohet nisja nga terminali VIP në Rinas

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, me një problem që nuk ka aspak lidhje me aspektin sportiv. Kuqezinjtë, të cilët do të nisen të dielën drejt Skocisë për sfidën e dytë të Ligës së Kombeve, panë që t’iu mohohej kalimi nëpërmjet terminalit VIP.

12:51
Maqedoni, Merkel përkrah marrëveshjen për emrin

Kancelarja gjermane Angela Merkel, të shtunën do ta kalojë në Maqedoni. Vizita e saj vlerësohet si historike, për shkak të momentit në të cilin ndodhet vendi.

12:32
Rindërtimi i shkollës “Kosova”, si u dogj tre herë shkolla më e njohur e Tiranës

E ka përshkuar për 20 vjet këtë rrugë teksa jepte mësim në shkollën “Kosova”. Në atë shkollën e vogël njëkatëshe, me çati me tjegulla, me vetem 9 klasa fillore që ndodhej në rrugën e Elbasanit, që nuk kishte njeri që e njihte.

12:16
Rikthim nga emigrimi, përpjekja e vështirë për t’u riintegruar

Arjan Venari sapo ka mbushur 27 vjeç. Dy vite më parë u kthye nga emigrimi në Greqi, ku shkoi ndërsa ishte vetëm 15 vjeç. La shkollën, fshatin ku u lind, familjen dhe vetëm me një xhaketë të vjetër udhëtoi maleve.

12:04
Falsifikim me dru zjarri, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçar ndërkohë që ka nisur hetimet për administratorin e një firme tregtimi lëndësh drusore për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të ardhurash.

11:58
Pas qeverisë, tur llogaridhënie dhe kryebashkiakët

Pas turit të llogaridhënies së qeverisë, është radha e kryebashkiakëve për të organizuar një tur të tillë, duke ndezur kështu motorët e fushatës për zgjedhjet lokale.

11:53
Greqi, 7.000 policë për Panairin e Selanikut. SHBA, vend nderi

Si asnjëherë në historinë e panaireve ndërkombëtare, që zhvillohen në Selanik çdo vit në shtator, nuk janë parë masa të tilla sigurie.

11:50
Kukës, mbyllen klasat kolektive në shkollat me pak nxënës

Në Kukës, duke nisur nga ky vit shkollor, Drejtoria Rajonale e Arsimit synon përqëndrim të shkollave. Në Bashkinë e Kukësit janë 13 shkolla me klasa kolektive. Më të rrezikuara janë ato të fshatrave, ku shkollat janë me kushte jo të mira dhe numri i nxënësve është i vogël.

11:44
Angli-Spanjë, tjetër duel “titanësh” në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve ka rezervuar një tjetër ndeshje të madhe në edicionin e saj të parë. Bëhet fjalë për supersfidën mes Anglisë dhe Spanjës, që premton spektakël.

10:49
Automatik me silenciator në shtëpi, arrestohet 42-vjeçari nga Shijaku

Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shijakut pasi qarkullonte me pistoletë me vete, por jo vetëm kaq. Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet dhe një automatik me silenciator.

10:46
“Nder dhe Respekt 5” – Çfarë do të ndodhë në episodin 6

Daria është duke bërë zbulimin më të madh kundër mafias, por nuk e di që është duke e tradhtuar një person që ajo e ka shumë pranë.

10:43
11-metërshi shpëton Italinë në debutimin në Ligën e Kombeve

Italia frenohet nga Polonia në fillimin e aventurës së saj në Ligën e Kombeve.

10:39
Sherr në lokal, plagos me thikë bashkëfshatarin

Një konflikt në orët e para të mëngjesit për pak sa nuk i ka marrë jetën një 49-vjeçari në fshatin Sohodoll të Dibrës.

10:33
I djeg kullotën 46-vjeçarit, arrestohet

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Berati, i cili i ka vënë flakën disa kullotave në fshatin Paganë të Konsipolit.

10:32
Triumfi ndaj Izraelit, kuqezinjtë nuk e fshehin kënaqësinë

Kombëtarja shqiptare e nisi me fitore rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, teksa mposhti Izraelin në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0.

10:19
Binjakët, shenja e ditës

Hëna sot të sjell mjaft lëvizje gjatë ditës. Ndjehesh e elektrizuar duke bërë shumë gjëra njëkohësisht, duke nënvlerësuar faktin se në këtë mënyrë ndoshta nuk mund t’i bësh të gjitha në mënyrën e duhur.

10:18
Obama kritikon me emër Trumpin dhe “politikën e tij të frikës”

Ish-presidenti Barack Obama i ka dhënë një qortim të ashpër Amerikës së Donald Trumpit, duke sulmuar pasardhësin e tij me emër për herë të parë, në një fjalim emocionues që denoncoi “politikën e frikës dhe pakënaqësisë”.

09:46
Miqësoret latine, Argjentina triumfon pa Messin, Icardin e Dybala. Brazili mposht SHBA

Mbrëmjen e së premtes, përfaqësueset e Amerikës Latine zhvilluan ndeshje miqësore, ndërkohë që e gjithë vëmendja e futbollit botëror është fokusuar në Europë, aty ku luhen takimet e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.

09:24
Dorëhiqet kreu ekzekutiv i Alibaba, Jack Ma: Fokusohem te filantropia dhe mësimdhënia

Ai është një nga njerëzit më të pasur të Kinës, por njihet gjithashtu si aziatiku i refuzuar më shumë herë nga Harvardi, siç e ka shprehur jo rrallëherë edhe vet.

08:56
Maqedoni, shënohet 27-vjetori i Pavarësisë, pritet ardhja e Merkelit

Ushtria e Republikës së Maqedonisë e ka shënuar 27-vjetorin e Pavarësisë së vendit me një breshëri nderi artilerie të rëndë nga batalioni përkatës në kazermën “Ilinden” në Shkup, mbrëmjen e 7 shtatorit.

08:43
Lufta tregtare me Kinën, Apple paralajmëron Trumpin: E pësojnë amerikanët

Donald Trump ka paralajmëruar se ka gati për miratim një varg të ri tarifash, që do të mbulonin virtualisht të gjitha mallrat kineze që hyjnë në SHBA, teksa Apple njoftoi se lufta tregtare mes Amerikës dhe Kinës do t’i bëjë produktet e saj më të shtrenjta për konsumatorët amerikanë.

08:20
Kleri marshon kundër krimit: Kultura e Shkodrës, më e fortë sesa plumbat e drogës

Vetëm paqja dhe respekti ndaj njëri-tjetrit shpëton Shkodrën dhe Shqipërinë nga krimi. Për këtë, Kisha Katolike në Shkodër dhe Myftinia shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuuar.

E premte, 07 Shtator 2018
23:45
“Luther 2” – Çfarë do të ndodhë në episodin 2

Luther e merr Xhenin në shtëpinë e tij, për ta mbrojtur. Atë natë atij i bën një vizitë Alisa, e cila ia ka mbathur nga çmendina.

23:11
Panucci: Para ndeshjes “më pretë fytin”, tani kërkoni vendin e parë

I çliruar dhe mjaft entuziast u shfaq trajneri i Shqipërisë në konferencën për shtyp, në përfundim të takimit me Izraelin, të cilin kuqezinjtë e fituan me rezultatin minimal 1-0.

22:56
Ndërhyrja ruse në zgjedhje, 14 ditë burg për ish-ndihmësin e Trump

Ish-ndihmësi i fushatës së Donald Trump, George Papadopoulos, është dënuar me 14 ditë burg në lidhje me çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

22:46
“Predha” e Xhakës rindez festën kuqezi

Ka mjaftuar një “silurë” e Taulant Xhakës në minutën e 55-të të takimit, që Shqipëria të mposhtë me rezultatin minimal Izraelin dhe ta nisë me fitore aventurën në Ligën e Kombeve.

22:26
Merret vendimi final për vizitën e Vuçiç në Kosovë

Takimi i shumëdiskutuar Thaçi-Vuçiç në Bruksel, i planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme, dështoi pas refuzimit të presidentit serb për t’u përballur me homologun kosovar.

22:13
Daçiç: Beogradi po përballet me “çmendurira”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi per “Prva TV” të premten se ngjarjet e deritanishme tregojnë “se me çfarë lloj çmendurie po merret Beogradi”.

22:05
Vrasja e 42-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

At e bir u arrestuan nga Policia e Shtetit, pasi dyshohen se vranë të enjten në mesditë me armë zjarri një 42-vjeçar në Memaliaj.

21:27
Përkujtohet në Tiranë shkrimtari i Otrantos

“Kur e mora vesh lajmin isha në shtëpi, në Vlorë. Ishte ora 19:25 kur dëgjova se anija shqiptare, nuk mund të ishte veçse ajo, ishe fundosur. Motra që vdiq ishte shtatzënë. Në çastin e fundosjes, e pushtuar nga tmerri dhe asfiksia, lindi. Kur u gjet trupi i saj, pas gruas ishte ende i lidhur litari i kërthizës”.

20:44
Kompania “Prendi 02”, shfrytëzim të paligjshëm në lumin Fan

“Fiks Fare” ka denoncuar këtë të premte situatën e krijuar në lumin Fan, ku një kompani gërryen në mënyrë të jashtëligjshme materiale inerte.

20:26
Pensionisti që merret me sport

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një studim të fundit, thotë se gati gjysma e shqiptarëve nuk kryejnë aktivitet fizik. Mungesa e aktivitetit fizik çon në rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, disa lloje kanceri e diabeti dhe probleme të shëndetit mendor.

20:19
Samiti i Teheranit, dështon marrëveshja për armëpushim në Idlib

Presidentët e Turqisë, Iranit dhe Rusisë nuk arritën të bien dakord mbi një armëpushim që do të parandalonte një ofensivë të qeverisë siriane në provincën Idlib të mbajtur nga rebelët, për të cilën Kombet e Bashkuara kanë frikë se mund të shkaktojnë një katastrofë humanitare që përfshinte dhjetëra mijëra civilë.

20:14
Ndryshime në kupolën e Partisë Socialiste. Emrat që ikin dhe vijnë në postet drejtuese

Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi si nënkryetar të saj Bashkim Finon, ndërsa kooptoi në kryesinë e kësaj force politike deputetët Ulsi Manja dhe Ermonela Felajn.

20:01
Start pozitiv për Kosovën, i rrëmben barazimin Azerbajxhanit

Ashtu si në ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit, edhe në Ligën e Kombeve kosova e nisi me një barazim, por këtë herë pa gola, ndaj Azerbajxhanit.