“Vejushat”, në kinema “Imperial”. Katër gra, në betejën e tyre pas vdekjes së bashkëshortëve

23/11/2018 12:10

Në Çikagon e ditëve të sotme, 4 vejusha me asgjë të përbashkët, përveç një borxhi të madh, të lëna nga bashkëshortët e vdekur për shkak të aktivitetit të tyre kriminal, marrin në duar fatin e tyre duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme sipas rregullave që ato përcaktojnë.

Viola Davis, Michelle Rodriguez, Colin Pharrell dhe Liam Neeson sjellin në ekranin e madh të kinema “Imperial” filmin “Vejushat”, të vlerësuar maksimalisht nga kritika e specializuar.

Regjisori i “Vejushave”, Steve McQueen rikthehet pas 5 viteve mungesë, që pas filmit “12 vite skllav”, me të cilin u vlerësua me 3 çmime “Oscar” në vitin 2013.

Top Channel