Flakët përfshijnë zonën pyjore në Kllëz të Gjirokastrës, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë dhe shuajnë zjarrin para përhapjes Tension dhe përleshje ka pasur këtë të enjte jo vetëm para Parlamentit, ku banorët e “Astirit” që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre u përleshën me policinë, pasi tentuan të hynin në sallën ku po fliste kryeministri Edi Rama, por edhe në Spitalin Ushtarak.
Aty u transportuan me urgjencë efektivët e policisë që mbetën të plagosur në protestë, por edhe vetë banorët që u lënduan gjatë përplasjes me uniformat blu dhe për disa momente u krijua kaos.
Pas hyrjes së pacientëve nga të dyja palët, dyert e Spitalit Ushtarak janë mbyllur dhe brenda kanë hyrë disa efektivë policie dhe disa prej deputetëve të PD që kanë parë nga afër gjendjen e protestuesve të lënduar.
Në një video të postuar nga Partia Demokratike në Facebook shihet një arrestim që ka ndodhur brenda Spitalit Ushtarak, teksa 3 efektivë të forcave “Shqiponja” i vendosin prangat dhe fusin në automjetin e policisë, një nga protestuesit më aktivë te “Unaza e Re”.
Pa Koment – Tensione edhe në spital, protestuesi arrestohet tek “Ushtaraku”
Top Channel