Qeveria miratoi ndryshimet pëkatëse për krijimin e zyrave të veçanta për diasporën në njësitë e qeverisjes vendore.

Kjo mundësohet nëpërmjet ndryshimeve në ligjin për vetqeverisjen vendore që i ka kaluar Parlamentit.

Sipas projektligjit, bashkitë janë përgjegjëse për ndërtimin e një strukture, e cila do të shërbejë për kryerjen e disa funksioneve.

Ndër to janë nxitja e organizimeve, brenda dhe jashtë vendit, për mbajtjen e komunikimit të vazhdueshëm e forcimin e marrëdhënieve me diasporën dhe migrantët shqiptarë, dhënien e ndihmës e të informacionit për çështje që lidhen me regjistrimin e fitimin e shtetësisë si dhe dhënien e ndihmës e informacionit për legjislacionin shqiptar në fuqi për të interesuarit nga diaspora dhe migracioni, në fushën e investimeve.

Top Channel