Tragjedi familjare në SHBA, nëna kryen vetëvrasje pasi burri i vrau foshnjën Një përballje afro 4 orëshe midis dëshmitarit Taulant Balla që si kallëzues për privatizimin e sport klub Partizanit ju përgjigj të pyetjeve të të pandehurve dhe avokatëve të tyre.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se denoncuesi i çështjes Partizani, me tetë të akuzuar mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha rrëfeu se kishte kryer një investigim të gjatë si qytetar, politikan dhe deputet mbasi mblodhi dokumente që i provuan se privatizimi ishte kryer brenda 6 muajsh.
Diçka e tillë sipas dëshmitarit nuk ka ndodhur me qytetarët e tjerë dhe i pyetur nga të akuzuarit ai i tha Malltezit se gjatë kohës kur e përfitoi pronën vjehrri i tij ishte kryeministër.
“Ua kam thënë që kur kam ardhur që, fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona të cilët këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion, fshehje të pasurisë, është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Un uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë te të gjithë personat që i kanë këto përgjegjësi”, tha pas dëshmisë, Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Taulant balla shfrytëzoi ditën e dëshmisë për të shpalosur edhe një ambicie tjetër për dosjen e 21 janarit.
“Sot janë 17 kulla të cilat kanë prodhuar pasuri. Tjetra që dua të them këtu është që uroj që ditët apo muajt në vijim shpresoj të jem këtu edhe për një tjetër kallëzim, për 21 janarin, shpresoj shumë që edhe në këtë çështje të të jem dëshmitar sepse kam qenë në protestën e 21 janarit”, u shpreh Balla.
“Ka dhënë një premtim solemn në Kuvendin e Shqipërisë që nuk e tret dheu pa futur Berishën në burg, këtë e ka thënë para të gjitha shqiptarëve dhe kamerave. Qartazi i kishte dhënë 10 detyra prokurorëve politik që t’i ndiqnin”, tha Jamarbër Malltezi.
“Thashë për tretjen e dheut ta dhashë përgjigjen për ngjarjet që lidhen me 21 janarit. Fakti që nga kërkesa ime shkroi nga shpërdorim detyre në korrupsion, jam shumë i kënaqur”, shpjegoi Balla.
Por ndërsa Balla e quajti ditë të rëndësishme për drejtësinë, të akuzuarit nuk mendojnë kështu.
“Për mua ai sot ngeli në klasë sepse u i bëra dy pyetje të thjeshta, i thashë, “Pse jam unë i akuzuar këtu, dini gjë?”, më tha jo, “Për çfarë jam?”, “S’di”, i thashë “A jam për vjedhje të pronës publike apo private, për grup të strukturuar kriminal?”, përgjigjet ishin jo, atëherë pse më ke akuzuar?”, u shpreh Xhim Begeja.
“Siç mund ta shikoni edhe këtu ku e ka firmosur vetë ka shkruar, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Edhe këtu kur ministria e Mbrojtjes i jep të dhëna që janë të ndaluara t’ia japësh me ligj dikujt tjetër, thotë kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, pra çdo institucion është vene në shërbim të tij. Çfarë dua të them është se, e para ka shkelur ligjin e mbrojtjes së të dhënave personale, por edhe që i gjithë ky është një proces i stisur politik”, tha Jamarbër Malltezi.
“Sigurisht që të bësh kallëzim për një çështje të tillë, ku zoti Rama ka qenë i përfshirë në këtë çështje, madje ai i ka paraprirë me akte konkrete që ka firmosur, ndërkohë që Taulanti na rezulton më merakli për pronën publike”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.
Kur të mbarojnë dëshmitarët e SPAK që do të zgjasin do vijohet me dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes mes tyre është kërkuar edhe si dëshmitar edhe kryeministri Edi Rama.
Top Channel