E enjte, 22 Nëntor 2018
13:46
Meta në Shkup: Maqedonia përparim nën drejtimin e Zaev

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoni ku u takua me Kryeministrin, Zoran Zaev. Meta e përgëzoi atë për përparimin e shënuar nga vendi i tij si dhe vuri në dukje shpresën dhe dëshirën që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses.

13:45
BE-Britani, akord për draftin e “Brexit”-it

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për një projektmarrëveshje mbi marrëdhënien e tyre të ardhshme, duke i hapur rrugën paktit për “Brexit”-in që të finalizohet këtë fundjavë.

13:38
Kulla e Pizës, në krizë identiteti. Tashmë, më pak e pjerrët

Kaq mjafton për ta futur një monument në krizë identiteti. Kulla e famshme e Pizës, që njihet në të gjithë botën për shkak të pjerrësisë së saj, tani nuk është më edhe aq e pjerrët.

13:31
Shtëpia e Anne Frank rihapet me një “imazh” të ri

Ditaristja adoleshente Anne Frank, prej kohësh është konsideruar simbol i humanizmit në mesin e tmerreve të holokaustit, por shtëpia ku ajo u fsheh nga nazistët po përpiqet tani t’u mësojë brezave të rinj mbi antisemitizmin.

13:20
Protestat për karburantin në Francë, pasoja në Belgjikë e Britani

Vala e protestave në Francë, në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit dhe standardeve të ulëta të jetesës, ka krijuar probleme edhe në vende të tjera, duke shkaktuar pengesa për kamionistët në Britani dhe Spanjë, e duke çuar në arrestime në Belgjikë.

13:12
Protesta e dhunshme, prokuroria shkon në spital

Një grup prokurorësh ka mbërritur në Spitalin e Traumës, ku po trajtohen efektivët e policisë të lënduar gjatë protestës së dhunshme para Parlamentit.

13:08
Rekord përqëndrimi i gazrave, shkaktare të efektit serë, në vitin 2017

Përqëndrimi i gazrave në atmosferë, që po rrisin temperaturat globale, ka arritur një rekord të ri në vitin 2017.

12:52
Protesta e dhunshme para Parlamentit, policia: Një efektiveje i janë prerë gishtat

12 janë efektivët e plagosur, raporton zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, që shton se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

12:40
Kubica pas 8 vitesh në F1

Më në fund Robert Kubic do të rikthehet zyrtarisht në Formulën 1. Këtë një fitme ka publikuar skuadra e tij Williams, e cila ka vendosur të firmosë një kontratë të re me pilotin polak.

12:39
Ish-kandidati për kryeprokuror të përkohshëm, në sitën e vettingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pasur një ditë të ngjeshur këtë të enjte, teksa pasi shqyrtoi rivlerësimin e prokurorit Shpëtim Kurti, kreu edhe seancën dëgjimore për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

12:36
Rama-protestuesve: Merrni ç’ju jep ligji e largohuni. Dhuna s’tolerohet

Teksa një pjesë e banorëve që preken nga zgjerimi i unazës së re kanë dalë të protestojnë para godinës së Parlamentit, e cila degjeneroj jo pak herë në dhunë, kryeministri përmes rrjetit social “Twitter” u kërkon që të largohen, e të marrin atë çfarë u ofron ligji.

12:26
Ronaldo, fiton 3500 euro në orë

Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Revista e përjavshme italiane ‘Chi’ e specializuar në kronikat rozë ka analizuar disa nga lukset e sulmuesit të Juventusit.

12:25
Të rinjtë sipërmarrës kërkojnë mbështetje nga shteti

Xhensila është nga Fushë Kruja dhe aktualisht është e punësuar në biznesin familjar të prindërve, një mobilieri.

12:24
Evra “show” me gjelin, francezi humor me Ditën e Falenderimeve

Tashmë është bërë e zakonshme që Patris Evra të japë shfaqe të ndryshme nëpër rrjetet e tij social.

12:20
Sandër Lleshaj në Spitalin Ushtarak, viziton efektivët e plagosur

Ministri i brendshëm i dekretuar, Sandër Lleshaj, ka vizituar mesditën e së enjtes në Spitalin Ushtarak 6 efektivët e lënduar gjatë protestës së dhunshme para godinës së Parlamentit.

12:18
Fshatrat pa urë, banorët ecin një orë në këmbë për një ilaç

Më shumë së 7 fshatra të njësisë administrative Lumas në Bashkinë e Kuçovës vuajnë prej vitesh mungesën e një ure.

12:11
Ahmetaj: Rritja ekonomike parashikohet 4.5% për vitin 2019

“Rritja po shkon drejt 4.5% dhe këtë vit do të jetë rreth 4.3%. Kjo rritje ekonomike në gjysmën e parë të 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme “, -tha Ahmetaj.

11:57
Rama tregon pasuritë e protestuesve: Disa prej tyre kanë nga 4 shtëpi

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama këtë të enjte u është drejtuar edhe një herë banorëve të zonës së Astirit në Tiranë, të cilët prej 19 ditësh janë ngritur në protestë për të kërkuar dëmshpërblim për banesat që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

11:50
Buxheti 2019, Bushati: Reflektohen prioritetet e politikës së jashtme

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati gjatë fjalës në Kuvend, ku diskutohet në parim Buxheti i vitit të ardhshëm theksoi se ky buxhet reflekton qartësisht prioritetet e politikës së jashtme, duke qenë se 2019 është një vit përcaktues për sa i përket procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësim.

11:41
Mësim pa ngrohje, defekt në kaldajë në shkollën e Shupenzës

Të paktën 350 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Shupenzë të Bulqizës nuk kanë ngrohje në klasa.

11:40
Protesta e dhunshme para Kuvendit. Mbërrin ambulanca, 12 efektivë të plagosur

Pas disa momenteve të dhunshme, në ambientet para godinës së Parlamentit është parë të mbërrijë një ambulancë, e cila ka marrë disa efektivë të plagosur, që raportohet se janë 12.

11:26
Opozita i bashkohet protestës para Kuvendit

Teksa në një nga hotelet e kryeqytetit opozita e bashkuar po zhvillon një bashkëbisedim për buxhetin, deputetë të saj kanë dalë dhe i janë bashkuar protestës para Kuvendit.

11:13
Meta në Kroaci, viziton shkollën ku mësohet shqip

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, Presidenti Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Kroaci, ku ka vizituar edhe zona të banuara me shqiptarë të shpërngulur aty shekuj më parë

11:09
Protesta para Parlamentit, lëndohen efektivët. Mes tyre, zv.drejtori i Tiranës (Foto)

Tensionimi i situatës në protestën që po zhvillohet para Kuvendit të Shqipërisë nga banorët e zonës së “Astirit”, kur këta të fundit tentuan të hynin me forcë në Parlament gjatë kohës që atje po mbante fjalën e tij kryeministri Rama, ka sjellë edhe plagosjen e disa efektivëve të policisë.

11:05
Operacion antidrogë në Itali, 32 persona të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Një operacioni i ndërmarrë nga Guardia di Finanza e Breshias dhe policia e Romës ka sjellë arrestimin e 32 personave si anëtarë të 3 organizatave kriminale ndërkombëtare.

11:02
Sekuestrohen 578 kg kanabis në furgon, arrestohen 8 persona

Pas thuajse 24 orësh nga nisja e zhvillimit të operacionit antidrogë, pas informacioneve në rrugë operative se një sasi lënde narkotike po transportohej me furgon në drejtim të Korçës, Policia e Shtetit jep detaje të plota.

10:47
LIVE/ Protestuesit tentojnë të hynë në Kuvend teksa Rama mban fjalim

Protesta ka agravuar në përplasje fizike mes policisë dhe banorëve për disa momente, teksa në foltore është ngjitur kryeministri Rama.

10:41
Protesta para Kuvendit, momente tensioni gjatë fjalës së Ramës

Banorë, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i Unazës së Re, kanë dalë të protestojnë para parlamentit, duke pasur edhe përplasje fizike me policinë.

10:39
“Buxheti” në Kuvend, opozita e diskuton paralelisht jashtë tij

Opozita shqiptare me në krye Partinë Demokratike vijon bojkotin e Parlamentit, edhe në këtë kohë tejet të rëndësishme kur në Kuvend ka nisur seanca plenare për të diskutuar mbi projektligjin për buxhetin e vitit 2019 dhe paketën fiskale.

10:31
Rama: Zaptuesit profesionistë kërkojnë 30 mln dollarë dëmshpërblim

Edhe pse Kuvendi kishte në plan të parë të seancës plenare, diskutimet në parim mbi paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit për vitin 2019, kryeministri Rama është ndalur, ashtu siç e kishte paralajmëruar më herët, edhe te protesta e banorëve të zonës së “Astirit”.

10:30
Falë Trump, Europa më në fund po vepron për ushtrinë e BE

Dy vite pasi presidenti amerikan i trajtoi aleatët europianë si armiq, Franca dhe Gjermania më në fund u angazhuan për krijimin e një ushtrie europiane të komanduar nga një bazë e përbashkët. Kjo nuk tregon aspak se do të ketë ndarje nga rendi transatlantik, por premton që aleancat ekzistuese të qëndrojnë të bashkuara në plan afatgjatë.

10:23
Aksidentohet për vdekje këmbësorja, shoqërohet drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të urës së Fushë Krujës.

10:17
Projektbuxheti, Rama: Opozita mungon fizikisht e figurativisht

Fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, kushtuar diskutimeve për buxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama e ka nisur me kritikën për mungesën e opozitës në sallë, jo vetëm fizikisht por edhe figurativisht.

10:11
Vettingu, radha e prokurorit Kurti përballë KPK-së

Përpara trupës së komisionerëve të KPK-së, këtë të enjte ka dalë për rivlerësim prokurori i Tiranës, Shpëtim Kurti.

10:05
Banorët e “Astirit”, para Parlamentit të “blinduar” nga policia

Dita e 19 e protestës, i ka zhvendosur banorët e zonës së Astirit përpara Parlamentit, ku kanë vendosur të protestojnë për prishjen e objekteve të tyre banimit apo biznesit.

10:00
Veseli pret politikanët belg: BE, të vendosë brenda vitit për vizat

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takime me përfaqësues të Parlamentit të Belgjikës, konkretisht kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Siegrfried Bracke dhe kreun e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, Dirk van der Maelen.

09:39
Rama përsërit: Asnjë shans që paligjshmëria të dëmshpërblehet

Sqarimin për protestuesit e “Unazës së madhe”, kryeministri kishte njoftuar se do ta bënte nga Parlamenti, por sërish nuk ka pritur deri në fillimin e punimeve të seancës plenare.

09:29
Qielli bëhet portokalli në Australi, probleme shëndetësore

Një stuhi gjigante rëre është përplasur mbi komunitetet në Australinë juglindore, duke e bërë qiellin ngjyrë portokalli dhe duke rritur shqetësimet për cilësinë e ajrit.

09:21
Taksa 100% ndaj produkteve serbe, reagojnë Vuçiç e Mogherini: Anuloni vendimin!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë, si dhe ambasadorët e vendeve të “Quint”-it në Beograd, pas vendimit për rritjen e taksave nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe, nga 10 në 100%.

09:11
Vettingu, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dhimitri

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur këtë të enjte vendimin mbi rivlerësimin e subjektit Enton Dhimitri, gjykatës Apeli në Gjirokastër, i cili është edhe kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

09:08
Punimet e Unazës së Re, ja si do të menaxhohet trafiku

Paraqitja e informacionit për mënyrën se si do të menaxhohet trafiku gjatë punimeve për “Unazën e Madhe” të Tiranës në aksin nga sheshi “Shqiponja” deri te “Pallati me Shigjeta” ishte qëllimi kryesor i deklaratës për mediat që kreu i ARRSH dha mesditën e së mërkurës.

09:07
Humbi jetën në punë, një i arrestuar dhe një në kërkim

Neglizhenca për të zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, me pasojë vdekjen e një shtetasi 63-vjeçar, ka çuar në pranga përgjegjësin e turnit dhe është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit një inxhinier nga Gostivari i Maqedonisë.

08:37
Vdes shefi i GRU-së, “orkestruesi” i helmimit të Skripalëve

Kreu i shërbimit informativ ushtarak rus GRU, gjenerali Igor Korobov ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare, të mërkurën, pas një “sëmundjeje serioze dhe të gjatë në kohë”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

08:21
Karvani i emigrantëve, Mattis për ushtarët: Të paarmatosur dhe jo për të arrestuar

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka garantuar se policët ushtarakë që do të vendosen përgjatë kufirit me Meksikën do të jenë të paarmatosur dhe nuk do të kenë tagrin për të arrestuar refugjatët.

04:42
Liverpuli censuron Barcelonën

Barcelona nuk do të mund të blejë futbollistë nga Liverpuli për 3 vjet.

03:23
“Italian job” në tenis

Tenisi italian mori një goditje të rëndë që njollos me damkën e trukimeve dy prej protagonistëve më të shquar në këtë sport në Apenine.

02:11
Ermal Meta shkruan shqip, “çorientohen” italianët: Të paktën përktheje

Ermal Meta është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, ku ka një numër të madh ndjekësish. Së fundmi ai ka publikuar një fotografi, ku bashkëngjitur me të ka vendosur që të shkruaj në gjuhën shqipe.

01:16
Dështoi me Realin, Lopetegui e refuzohet edhe në…

Julen Lopetegui duket se nuk shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.

E mërkurë, 21 Nëntor 2018
23:50
Duke e ftuar Steve Bannon-in për fjalim, Unioni i Oksfordit i dhuroi fitoren

Pasi u shkarkua nga detyra si krye-strateg i Donald Trump-it, Steve Bannon është përpjekur të shfrytëzojë çdo rast të mundshëm për t’u reklamuar. I patrazuar nga humbja e punës së dytë si drejtues i Breitbart, këtë janar, ai ka vazhduar fushatën për populizëm dhe ka shfaqur hapur mbështetjen e udhëheqësve të djathtë në të gjithë Europën.

23:30
Komentatorit i bie infarkt në transmetim “live” (Video)

Një komentator turk pësoi atak kardiak në momentin kur ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

23:18
Origjina e Robin Hood në ekranin e madh

Së shpejti del filmi “Robin Hood, origjina e legjendës”. Film i drejtuar nga Otto Buthurst, i ngarkuar me sens aventure dhe aksioni.

22:43
Projekt për një “Super Champions”

Superliga e klubeve europiane është një ide që perëndoi shpejt, por UEFA dhe Shoqata e Klubeve po hedhin në letër një projekt revolucionar që do të jetë format i ri i Ligës së Kampioneve, e madje të njëjtit emër mund t’i shtohet vetëm diçka e vogël.

22:13
Top Story/ Krahasimi, ja si jepen librat falas në Shqipëri dhe Maqedoni

Librat në Shqipëri u shpërndanë në bazë të Udhëzimit nr. 24, dt 19/07/2018. Në pikën 1 thuhet:
Të gjithë nxënësit e klasave I–IV të arsimit bazë të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore, sipas katalogut të teksteve shkollore, me detyrimin që tekstet shkollore të listuara në shtojcën 1 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, t’i dorëzojnë në fund të vitit shkollor.

22:10
Top Story/ Propaganda: Librat falas, por jo të falur!

Top Story analizoi edhe reformën e re të Ministres së Arsimit dhe Kryeministrit Rama për shpërndarjen e librave falas, por që fëmijët duhet t’i mbajnë mirë këto libra sepse në fund të vitit shkollor do i dorëzojnë prapë, në rast të kundërt prindërit janë të detyruar t’i paguajnë.

22:01
Top Story/ Tekstet shkollore për fëmijët, me përmbajtje erotike dhe diskriminuese

Çfarë u mësojnë librat fëmijëve? Është një tjetër pyetje dhe problematikë që Top Story ngriti, duke siguruar kështu dhe përgjigjiet nga tekstet shkollore dhe nga intervistuesit.

21:50
Top Story/ Gafa me librat nga Anglia për sistemin parauniversitar

Librat e përkthyer të marrë nga Anglia, përveçse nuk i përshtaten sistemit tonë shkollor, ata përmbajnë edhe gabime.

21:39
Top Story/ Librat nga Cambridge dhe Oxford, jo për realitetin shqiptar

Librat dhe tekstet të marra nga jashtë dhe të përkthyera për shkollat shqiptare, ishin një tjetër problem që Top Story solli.

21:34
Top Story/ Ja si çorientohen fëmijët me tekstet shkollore pa kuptim

Përveç tregimeve të frikshme të shtrembëruara, Top Story solli rastet kur nxënësit e sistemit 9-vjeçar, janë përballur në librat e tyre edhe me kërkesa absurde.

21:19
Top Story/ Skandali me tekstet: Mos shkoni në shkollë dhe bëni shkuma party

Top Story solli rastin konkret të tekstit skandal me titull “Shkumësi Magjik”, i cili fitoi tenderin për tu shpërndarë në shkollat tona. Ky tekst u tregon fëmijëvë se për të mos vajtur në shkollë ata mund të pijnë një lëndë helmuese dhe të sëmuren, siç ishte në këtë rast shkumësi i tretur në ujë.

21:17
Administrata e Trump autorizon ushtrinë të përdorë armë ndaj emigrantëve

Shtëpia e Bardhë në SHBA ka autorizuar trupat e vendosura në kufirin me Meksikën që të përdorin edhe forcë vdekjeprurëse, në rast nevoje.

21:15
Top Story/ Ja si recitonin fëmijët për xhaxhin Enver!

Për të treguar problemet që kanë tekstet shkollore deri në ditët e sotme, Top Story ka pasqyrur transformimin që ka pësuar përmbajtja e teksteve në komunizëm, si ndryshuan librat në vitet ’90 dhe më pas në vitin 2005 me futjen e altertekstit.

20:45
Fiks Fare/ “Kostandina”, akuza greke; Mjekoligjorët shqiptarë masakruan trupin e 15-vjeçares

“Fiks Fare” denoncoi me zë dhe figurë një skandal në sistemin e drejtësisë. Vdekja e Kostandina Anagnostit në vitin 2014, në atë kohë 15-vjeçare, është cilësuar nga Prokuroria dhe Mjekësia Ligjore Shqiptare si aksidentale.

20:25
Lufta në Jemen “Save the Children”: Mbi 85 mijë fëmijë mund të kenë vdekur nga uria

Rreth 85 mijë fëmijë nën moshën 5 vjeç mund të kenë vdekur nga uria dhe sëmundjet që nga shpërthimi i luftës civile në Jemen në vitin 2015, njoftoi të mërkurën grupi ndërkombëtar i ndihmës “Save the Children”.

20:11
Të bllokuar nga protesta. Çdo pasdite, radhë të gjata me mjete në rrugët e Tiranës

Pronarët e banesave që kanë marrë njoftim për shkatërrim dolën sot sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrugën në Unazën e Re, duke shkaktuar për të tretën javë një trafik të rënduar në qytet. Çdo ditë, me mijëra mjete qëndrojnë me orë të tëra në pritje të hapjes së rrugës nga protestuesit.

20:06
Krimineli i penduar shkruan libër, vritet te ceremonia e botimit

Gjykatësi e kishte përshkruar si një njeri që donte me gjithë zemër të niste një jetë të re. I penduar, ai shkroi një libër për botën e krimit në Danimarkë, por e vranë sapo doli nga dera e sallës ku u mbajt ceremonia e përurimit.

19:56
Librat “jo” arsimorë; Ekspertët gjejnë pasaktësitë në tekstet shkollore

Buxheti i rritur për arsimin dhe reforma me tekstet shkollore nuk e ka zgjidhur problemin e pasaktësive të rënda që gjenden në këto tekste. Gjeografia për shkollat 9 vjeçare është e mbushur me pasaktësi të renda shkencore dhe me shifra që nuk kanë asnjë lidhje me studimet dhe statistikat zyrtare.

19:55
Partizani vijon përgatitjet anti-Flamurtar, Hoxha s’ia del dot

Partizani po u jep fund përgatitjeve në prag të sfidës kundër Flamurtarit në Vlorë. Në stërvitjen që i paraprin përballjes me kuqezinjtë, trajneri Skënder Gega është përqendruar kryesisht tek loja nga krahët, me ushtrime që favorizojnë krosimet dhe pasimet drejt zonës.

19:50
Kërkesat e aleatëve të PD-së

Kur ka nisur numërimi mbrapsht për djegien e mandateve të opozitarëve, republikani Fatmir Mediu është aleati i parë që i kërkon Lulzim Bashës rikthimin në Parlament.

19:39
“E shtrenjtë dhe pa cilësi”. Karburantet në Shqipëri rrisin kostot e komsumatorëve

Në Shqipëri çmimi i naftës është njësoj sa në Francë dhe më shtrenjte se në vendet fqinje. Arsyeja janë taksat e larta mbi karburantet, por kostot për shqiptarët janë më të mëdha se francezët dhe shkak është cilësia e keqe e karburanteve që shiten këtu.

19:33
Aktori u shlyen kreditë 1398 fermerëve në vendlindje

Me një mënyrë të veçantë për të bërë bamirësi, një aktor i famshëm nga India ka paguar rreth 500 mijë euro për të shlyer kreditë e 1398 fermerëve.

19:25
TopAwards/ Njomza rikthehet në klasifikim pas 47 javësh mungesë

“Sad For You” ka qrnë projekti që e ka bërë të njohur Njomzën për publikun shqiptar pavarësisht se ajo është një këngëtare, e cila që prej moshës 14-vjeçare merret me muzika.

19:19
Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, në pranga 34-vjeçari

Kundërshton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas. Në pranga ka rënë shtetasi Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

19:00
Fiton kundër anoreksisë dhe shndërrohet në një yll – FOTO

22-vjeçarja Emelle Lewis, pati një çrregullim të ushqimit në moshën 15-vjeçare teksa ndihej e “shëndoshë dhe e shëmtuar”.

18:49
Unaza e Re, ARRSH ngre grupe pune për vlerësimin e banesave

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ka ngritur grup pune për vlerësimin e banesave që preken nga projekti i Unazës së Re.

18:45
Merkel “pro” marrëveshjes së Brexit, por “peng” mbetet Gjibraltari

Ndërkohë që kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha të martën se qeveria e tij do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit-it, nëse përmbajtja për Gjibraltarin nuk ndryshon në tekst, Gjermania do të mbështesë marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke shpresuar se do të zgjidhjet edhe kjo çështje.

18:42
Kamza prezanton ishin e Juventusit

Pas trajnerit Ernest Gjoka, Kamza ka prezantuar edhe drejtorin e ri ekzekutiv.

18:31
“Goliati kundër Goliatit”, gjigantët përballen në dyluftim

Dy prej njerëzve më gjigantë në planet do të përballen në një prej ndeshjeve më të mëdha të arteve marciale.

18:28
Drejt shortit Euro 2020; Shqipëria pret vazot e Dublinit

Përfundimi i fazës së grupeve në Ligën e Kombeve sposton vëmendjen në shortin për Europianin 2020 që do të hidhet muajin tjetër në Dublin.

18:22
Vasili: Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh se në një kohë që në Itali po shemben shtëpitë e mafiozëve, në Shqipëri po shemben shtëpitë e qytetarëve.

18:21
Bullizmi, 20% e nxënësve “viktima”

Sipas studimit kombëtar të publikuar në 2017 nga projekti i përbashkët i KiE/BE, rreth 20% e nxënësve pohuan se janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit në shkollë.

18:13
Basha: Projekti për Unazën e Re, pa transparencë

Kreu i PD, Lulzim Basha tha në Forumin “Studentët për qeverisjen e mirë” se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv.

18:01
Roma e rilindur; Projekti digjital që tregon ndërtesat e qytetit të përjetshëm

Një vështrim mbi mrekullitë e Romës së lashtë nuk do të jetë më luks i rezervuar vetëm për vizitorët e kryeqytetit Italian; objektet e rralla të saj do t’i çelin dyert edhe për të tjerë falë një projekti dixhital të vënë në jetë pas dekadash të tëra planifikimi.

17:43
Rama: Rritje rrogash për të gjithë punonjësit e arsimit

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2019 për arsimin, tha se rritja e pagave për mësuesit dhe punonjësit e arsimit do të jetë me 7%.

17:38
Trafikimi nga Shqipëria drejt Britanisë vazhdon…

Pasi jetoj prej çerek shekulli në Londër, them se “Po”, është e vërtetë që trafikimi nga Shqipëria drejt Britanisë vazhdon dhe për të unë kam raportuar ndër vite.

17:31
Ministrja Nikolla zbulon se sa rriten pagat e mësuesve

Ministrja Lindita Nikolla prezatoi pasditen e së mërkurës buxhetin për arsimin për vitin 2019.

17:26
Italia pranë sanksioneve, KE: Po shkon drejt paqëndrueshmërisë financiare

Në muajin tetor, trupi ekzekutiv i BE-së e refuzoi projekt-buxhetin e Italisë dhe i kërkoi të bëjë ndryshime, gjë që nuk u mor parasysh nga qeveria e gadishullit Apenin, duke vendosur se do t’iu përmbahet planeve të saj për shpenzime më të mëdha.

17:12
Njihuni me Klean, hyrjen më të re në “The Top List”

“Herën e parë” titullohet një nga prurjet më të reja të kësaj javë në “The Top List”, një këngë kënduar nga Klea, e cila renditet në vendin e 64-t.

17:01
Presidenti Meta dhe ajo kroate takojnë arbanasit e Zarës

Gjatë vizitës në Kroaci, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologen kroate. Grabar-Kitarović. Në kuadër të Vitit Kombëtar të Heroit tonë Gjergj Kastriotit, Skënderbeut të dy presidentët vizituan bashkësinë e Arbanasve të Zarës, “oazin e shqiptarëve në Kroaci”, ku u takuan dhe u përshëndetën përzemërsisht me përfaqësuesit arbanas, me Prefektin dhe Kryetarin e Bashkisë së Zadarit, autoritetet vendore dhe drejtuesit fetarë.

16:53
Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro shpërblim për përfaqësuesen e saj

Qeveria e Kosovës i ndau Kombëtares së Kosovës në futboll 500 mijë euro. Ky vendim erdhi pas kualifikimit të Kosovës për garat në “play off” në kuadër të Ligës së Kombeve.

16:48
Elbasan, punëtori bie nga vinçi, humb këmbën

Një 62-vjeçar, punëtor në Uzinën e Kurumit në Elbasan, ka rënë nga lartësia e një vinçi dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

16:45
Fuqia e dashurisë – Episodi 108

Sibeli i tregon Shirlit se ka në dorë analizën e ADN-së së Ruizinjos. Sabiani mban peng Silvanën në favelë, pasi humbi gjithçka te kazinoja klandestine.

16:34
Zgjerimi i Unazës së Re, Mediu në “Top Talk”: Dëmshpërblim të plotë edhe për të palegalizuarit

Partia Republikane në platformën e saj ka mbrojtjen e pronarëve të vjetër, por cili është qëndrimi i kësaj force politike për çështjen e Pronarëve të rinj tek Unaza e Re, për këtë çështje i ftuar në “Top Talk” ka qenë kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu.

16:32
Kosova, taksë doganore 100% për produktet serbe

Qeveria e Kosovës ka vendosur të mërkurën që taksa doganore për produktet e Serbisë nga 10% të shkojë në 100%, duke i dhënë një goditje “bombastike” transportit të mallrave mes dy vendeve.

16:30
Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Komisioni i Pavarur këshillon Kuvendin çfarë të bëjë

Komisioni i Pavarur për Koordinimin dhe Monitorimin e zbatimit të ligjit për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë ka hartuar një raport për Kuvendin ku sugjeron rrugën që duhet ndjekur për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, në kushtet kur mungesa e KLGJ-së dhe KLP-së nuk lejon ngritjen e KED-së.

16:24
Fatmir Mediu në “Top Talk”: Brenda së djathtës ka një elitë parazitare

Çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon opozitës sot? A ka një balancë brenda saj dhe çfarë mendojnë aleatët për dhe mes njëri tjetrit? A është LSI-ja delja e zezë e opozitës së djathtë? Për këto e të tjera çështje ka qenë i ftuar sot në Top Talk kreu i republikanëve, Fatmir Mediu.

16:00
“Top Talk”/ Fatmir Mediu: Opozita duhet të jetë në Parlament

Prej disa muajsh deputetët e opozitës, po bojkotojnë Kuvendin, e po shkojnë në limite të djegies së mandateve, duke e kushtëzuar praninë në Parlament me vettingun në politikë.

15:50
Demi “shpërthyese” në Londër (FOTO)

Demi Rose nuk di të ndalet. Kudo që shkon, modelja 23 vjeçare, ish-e dashura e reperit Tyga, di si të tërheqë vëmendjen.

15:37
Gjykatat përplasen për Ramën, pasojnë vendimin për “hetimin e kryeministrit”

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e dy shtetasve, të cilët i kërkuan trupës gjyqësore që të urdhërojë Prokurorinë, të hetojë kryeministrin Edi Rama. Irini dhe Mantho Bua humbën në shkallën e parë pas kundërshtimeve të tyre ndaj një vendimi të mëparshëm të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kishte vendosur mos fillim të hetimeve për Ramën.

15:27
Zvarritet gjyqi për Izet Haxhinë; Kërkohet përjashtimi i gjyqtarëve të Apelit

Rihapja e gjykimit për Izet Haxhinë, që është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, po kthehet në një mision të pamundur, edhe pse ka një vendim për rihapjen e tij.

15:21
Të rrezikuar nga gurët; Kërkohet të largohen banorët në Torovicë

Një familje prej 5 anëtarësh i shpëtoi për mrekulli rrokullisjes së dy gurëve në Torovicë të Lezhës të martën, por rreziku nuk ka kaluar ende dhe familje të tjera jetojnë me frikën nga mali.