Cristiano Ronaldo nuk njeh kufij si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj. Revista e përjavshme italiane ‘Chi’ e specializuar në kronikat rozë ka analizuar disa nga lukset e sulmuesit të Juventusit.

Gjithçka fillon nga paga prej, 31 milionë Euro në sezon e thënë ndryshe, 85 mijë euro në ditë ose 3500 Euro në orë. Këto shifra ja bëjnë më të lehtë Ronaldos plotësimin e dëshirave për makinat.

Blerja e tij e fundit është një Bugatti Chiron me vlerë 3 milionë Euro ky është një automjet i rrallë duke qenë se ekzistojnë vetëm 500 ekzemplarë.

Top Channel