Arma sekrete e Paraguajit në Botërorin 2026? Gjuha e folur….
Nana Kwaku Bonsam, magjistari ganez që siguroi se kishte mallkuar Harry Kane para ndeshjes me Ganën, bëri një tjetër parashikim për këtë edicion të Kupës së Botës. ‘Ky Botëror është për Cristiano Ronaldon’-pohoi me siguri ai.
Një parashikim që ka kuptim duke qenë se Portugalia është një prej skuadrave favorite për triumfin final të kompeticionit. Por jo vetëm kaq, Nana Këaku Bonsam konfirmoi se Anglia e Harry Kane do të jetë shumë pranë trofeut.
Por ky nuk është parashikimi i vetëm i bërë nga ganezi. Përsa i përket ‘mallkimit’ mbi sulmuesin anglez, Bonsam tha se ia hoqi duke shtuar se Harry Kane nuk është armiku i tij dhe se ai ka një fëmijë të cilit do t’i vërë emrin në nder të tij.
Përsa iu përket kombëtareve të tjera, magjistari nga Gana deshi të kërkojë ndjesë pasi ‘mallkoi’ në mënyrë aksidentale që ka humbur dy ndeshjet e para në këtë botëror.
‘Sinqerisht, ishte një gabim i madh-tha Bonsam-kisha përgatitur një hajmali speciale për të dobësuar kundërshtarin e caktuar për Ganën, por nxënësi im rrëshqiti më hartën dhe energjia u drejtua te Turqia’-shpjegoi magjistari ganez.
Top Channel