“Top Talk” ditën e sotme iu referuar zhvillimeve të fundit politike në vend, ku i ftuar ishte një ndër penat dhe një ndër mendjet e spikatura të publicistikës shqiptare, zoti Frrok Çupi, i cili befasoi me tezën e propozuar duke u shprehur se Shqipëria ka nevojë për një opozitë marksiste me rishpërndarje të pasurisë për shpëtimin nga krimi.
Bota feston këtë të enjte ditëlindjen e Jane Addams. Gruaja, që la trashëgimi një sërë vlerash, jetoi në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit XX. Puna e nobelistes së parë femër amerikane në vitin 1931 rezonon edhe sot. Punonjëse sociale dhe aktiviste janë disa nga titujt që vlejnë për të.
Lëvizja Vetëvendosje mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të Kryesisë këtë të enjte, për të shqyrtuar – siç njoftohet, – gjendjen politike në Kosovë, krizën institucionale dhe “lojën e rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi”, siç e cilësojnë, duke ftuar më tej Lidhjen Demokratike të Kosovës në protesta të përbashkëta kundër presidentit.
Ai është ndoshta shqiptari i vetëm që preku këtë vit tapetin e kuq në Festivalin e Venecias. Është themelues i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza”, një shqiptar që jeton e punon në Itali, të drejtat e të cilit, si edhe e shumë të tjerëve emigrantë, janë të cunguara për shkak të nënshtetësisë italiane që i mungon.
Gazetarë shqiptarë të detyruar nga një sërë kushtesh që përkthehen në pasiguri për veten dhe familjen po i kthejnë gjithnjë e më shumë sytë nga azili. Në Shqipëri numërohen rreth 2600 gazetarë.
“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, nuk do të ketë shkëmbim territori e nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë”.
Gushti shënoi rekord për sa u përket vonesave ose anulimit të fluturimeve me avionë nga Rinasi. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil janë 33 vonesa me mbi 2 orë dhe 8 anulime fluturimesh. Ndërkohë, si 8-mujor janë regjistruar 124 fluturime me të paktën dy orë vonesë, kurse 37 fluturime të tjera janë anuluar.
Një ditë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, Policia e Shtetit ka lëshuar një deklaratë për mediat ku bën publike planin e masave për mbarëvajtjen normale të këtij takimi.
Serbët në veriun e Kosovës po përgatiten për vizitën e presidentit Aleksandar Vuçiç, duke rregulluar – siç thotë “Radio Europa e Lirë” – deri edhe infrastrukturën rrugore.
Mamurrasi u trondit nga dy vrasje në harkun kohor të 8 orëve. Fillimisht mbrëmjen e së mërkurës një adoleshent u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar, ndërsa mëngjesin e së enjtes, një 27-vjeçar u ekzekutua për hakmarrje.
Martesa mes personave të të njëjtit seks nuk do të jetë më krim në Indi. Në një lëvizje historike, Gjykata e Lartë e vendit rrëzoi një vendim të vitit 2013, i cili mbante në fuqi ligjin e epokës koloniale, të njohur si “Seksioni 377”, ku marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin “një shkelje e panatyrshme”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë dritën jeshile për të vizituar Kosovën këtë fundjavë.
Epo të presësh dy minuta që semafori të bëhet jeshil edhe të soset durimi, dhe kjo ndodh në një provincë të Kinës.
Kina ka shprehur irritimin e saj pasi një luftanije e Marinës së Mbretërisë së Bashkuar lundroi shumë pranë ishujve të pretenduar nga vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, në detin e Kinës së Jugut në fund të muajit të kaluar, duke akuzuar Britaninë për përfshirje në “provokime”, e për këtë arsye ka dorëzuar edhe një ankesë.
Menjëherë pas propozimit kushtetues të PD-së, për vetting të politikanëve ka reaguar edhe kryeministri Rama në një tjetër postim në Twitter, duke shprehur konsensusin e tij për këtë nismë.
Ky tonik tretës është një mundësi e mirë për të detoksifikuar organizmin në mënyrë natyrale, por dhe për të humbur peshë.
Po përfundojmë rrugët e lëna rrugëve tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në fjalën e tij në Kuvend, duke komentuar takimin e opozitës në Elbasan.
Një nga formatet më të suksesshëm në zhanrin “reality” në të gjithë botën! Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin! Një program që do të përcjell emocione të mëdha, jo vetëm tek konkurrentët, por edhe tek i gjithë publiku.
Duket se gjithçka u përfol në Monza pritet të bëhet realitet. Ferrari do të largojë Kimi Raikkonenin.
Edhe pse opozita nuk ka marrë pjesë në seancën e radhës plenare, Kuvendi ka miratuar shtyrjen e afateve të Komisionit Hetimor të ngritur ndaj ish-ministrit Tahiri.
Boksieri shqiptar Gjetan Keta do te ndeshet për titullin e Botës në versionin WBU këtë fundjavë kundër boksierit nga Bosnja Sladan Janjanin.
Ka nisur në Kukës shpërndarja e teksteve shkollore falas për ciklin fillor. Në skemën e shpërndarjes së teksteve janë përfshirë 3 mijë familje, të cilat trajtohen me ndihme ekonomike.
Shprehja “bota është portokalle” vlen mjaft për Vilma Wong, një infermiere në një spital pediatrik në Palo Alto të Kalifornisë dhe kolegut të saj tashmë 28-vjeçar, Brandon Seminatore.
Më 30 prill, Arjan Ndoci, i cili mbante edhe 5 emra të tjerë u arrestua së bashku me Julian Deblinin në Madrit si trafikues të 1 tonëve kokainë nga Kolumbia në Spanjë dhe një shume “cash” prej 1.5 milionë eurosh.
2018-ta do të mbahet mend gjatë si sezoni i vdekjeve në Japoni, pasi në ishujt e shtetit aziatik janë shënuar një numër i madh vdekjesh për shkak të katastrofave natyrale.
Gjysma e fermerëve që kultivojnë luleshtrydhe në Kafaraj të Fierit mund të mos përfitojnë nga skema e subvencioneve edhe pse janë shpallur fitues. 25 nga 53 fermerët i shpërngulën serrat pas përmbytjeve të dimrit dhe për këtë shkak ata mund të humbin të drejtën e marrjes së grantit.
Në një prononcim për mediat nga Elbasani, ku opozita është mbledhur ditën e sotme, kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili është shprehur se marrëdhënie me Parlamentin do të vazhdojë të jetë e njëjtë.
Ishulli i Hokadios në Japoni u trondit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7.
Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të zhvillohet as sot në Prishtinë.
Kompeticioni më i ri i UEFA nis sot në mënyrën më të mirë të mundshëm. Në Mynih do të vihen përballë 2 kampionet e fundit të botës, Gjermania dhe Franca që do të luajnë sfidën e tyre të parë të Grupit 1 të Ligës A të eventit.
Madison Keys vijon rrugëtimin e saj në turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenistja amerikane, finaliste e këtij evenimenti vitin e kaluar u kualifikua për në gjysmëfinale pasi mundi spanjollën Carla Suarez Navarro, që në raundin e mëparshëm eliminoi Maria Sharapovën. Sfida zgjati 1 orë e 23 minuta dhe Keys, numri 14 i botës e mbylli atë me rezultatin 2-0 me sete 6-4;6-3.
Në 10-vjetorin e binjakëzimit mes dy kryeqyteteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë një delegacion të lartë kinez,
Partia Demokratike do të ndërmarrë nismë kushtetuese për vetingun në politike dhe ka qenë vetë kryetari i saj, Lulzim Basha në takimin e opozitës në Elbasan që ka shpallur katër objektivat e “e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi”, siç e quan ai.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e kriminalitetit në Shkodër. Ai thotë se e vërteta e shifrave flet qartë, por sipas tij nuk ia vlen të merresh me llafet e kujt ikën nga Kuvendi “për të bërë politikë me krimin qytet më qytet”.
Gjykata e Apelit në Bruksel ka tronditur botën e drejtësisë sportive. Ajo ka vendosur së fundmi se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i njohur ndryshe si KAS i Lozanës, nuk do të ketë më ekskluzivitetin për të qenë shkalla më e lartë e gjykimit të një çështjeje sportive.
Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi kompaninë e veshjeve sportive, Nike, ngaqë përdori Colin Kaepernick si imazhin e fushatës së re të reklamave.
Policia nisi të mërkurën një aksion të gjerë në Shkodër për zbulimin e grupeve kriminale që dyshohet se kanë gisht në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në këtë qytet. Raportohet për 4 persona të arrestuar gjatë mbrëmjes.
Edhe seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, opozita e bojkotoi duke organizuar një mbledhje në qytetin e Elbasanit, nga ku kryetari i PD e quajti si simbolin e bashkëqeverisjes me krimin.
Prej orës 10:00 në Kuvend ka nisur seancën plenare e radhës, ku në rend dite është pr/ligji për Buxhetin e vitit 2018, por ashtu si në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar opozita ka bojkotuar pjesëmarrjen.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është rikthyer në funksion të plotë pas pushimeve, duke nisur procesin e rivlerësimit me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.
Për herë të parë, lojtarët e Zvicrës, edhe ata me origjinë shqiptare, kanë kërkuar zyrtarisht falje para gazetarëve për simbolin e “Shqiponjës” në ndeshjen ndaj Serbisë.
Deputeti i së majtës në Bundestag, Stefan Liebich, shprehet se është kundër çdo ideje për këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por thekson se nëse dy vendet bien dakord me njëri-tjetrin, atëherë do ta pranojnë vendimin e tyre.
Çanta është më shumë se një aksesor dhe këtë e konfirmon dhe shkenca. Sipas psikologëve dhe shkencëtarëve, ajo tregon shumë për personalitetin tonë, përmirësimin e humorit dhe madje ndikon edhe në performancën në punë dhe kombinimin e veshjeve.
Fillimisht ishte Argjentina, e pasuar nga Turqia. Tani, investitorët dhe formuluesit e politikave janë duke ndjekur me shqetësim rënien e vlerës së monedhave të një numri vendesh me ekonomi në zhvillim, shumica e të cilave kanë borxhe të mëdha në dollarë.
Një nga shenjat e mirëqënies që na kanë dhuruar pushimet është dhe ngjyra e bronztë e lëkurës dhe fakti që e kemi ende këtë ngjyrë na përmirëson humorin dhe e përballojmë më lehtë rikthimin në të përditshme.
Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar pasi ka plagosur duke e goditur me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Pak ditë më parë, Marcelo vinte në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Real Madrid për ta zëvendësuar në të 60-tën kundër Gironës, e nuk ishin të paktë ata që ndër fjalët e mbrojtësit madrilen shihnin mesazhe “dashurie” për Juventusin.
Hëna sot mund të të bëj pak nostalgjike. Nëse të mungon një person, mos prit të jetë ai që të kërkon, apo që rastësia të të bëj ta takosh: fol me të me spontanitet dhe ëmbëlsi.
Presidenti Donald Trump e quajti ‘pa shtyllë kurrizore’ autorin anonim të një shkrimi të botuar nga gazeta New York Times në rubrikën e opinioneve, i cili duke pretenduar se është zyrtar i lartë i administratës, flet për një rezistencë brenda Shtëpisë së Bardhë kundër kreut të administratës.
Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe reagoi ashpër ndaj ndërhyrjes me qëllim të Teji Savenier, duke e shtyrë kundërshtarin, i cili u rrëzua në tokë.
Rreth orës 04:30 të së enjtes, pranë xhamisë së qyteti të Mamurrasit është plagosur me armë zjarri një 27 vjeçar, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Facebook-u po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber ka shprehur interesin për të qenë president i ri i Komisionit Europian. Ndërkohë që negociatori i Brexit, Michel Barnier e ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb janë konkurrentët e tij.
I vetmi njeri që mund të ndihmojë Luterin, që tashmë akuzohet për vrasje, është Elisa. Ai duhet t’i vjedhë provën Ridit e ta diskreditojë. Po, i zihet besë Elisës?
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dhe portieri i klubit bardhekaltër, Thomas Strakosha, garojnë për dy çmime prestigjioze në vendin tonë.
Sektori japonez i Sony-t ka ndërprerë riparimet për konsolat PlayStation 2.
Rreth 50 emigrantë të anijes “Diciotti” janë zhdukur. Disa janë larguar nga qendra “Rocca di Papa” përpara se të niseshin drejt dioqezave mikpritëse, ndërsa të tjerë kanë humbur gjurmët me të mbërritur në qendra të ndryshme të “Caritas”-it.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Mamurras, ku një 14-vjeçar është vrarë me thikë.
Analiza vazhdon një plan të rrezikshëm për të mbrojtur ekipin nga Filipi. Uesi vazhdon të hetojë vdekjen e të ëmës. Kalebi zhduket.
Pasi dështimit një ditë më parë të seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga qeveria për përbërjen e ekipit negociator, në lidhje me bisedimet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, këtë të mërkurë dështoi edhe seanca e kërkuar nga opozita për të debatuar në lidhje me angazhimet e presidentit të Kosovës, për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
Botërori la pas “viktimat” e tij. Emri më i bujshëm që u largua nga drejtimi i një kombëtareje pas kompeticionit të zhvilluar në Rusi është Jorge Sampaoli, i cili u shkarkua nga detyra pasi dështoi me Argjentinën.
Japonia ka zyrtarizuar vdekjen e parë të një punonjësi të impiantit bërthamor të Fukushimës, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit. Viktima, një burrë rreth të 50-ave, ndërroi jetë nga tumori në mushkëri, që iu diagnostikua në vitin 2016.
Nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkojnë të punësojnë vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.
“Fiks Fare” zbardh skemën se si mashtrohen vajzat e reja shqiptare për të punuar si prostituta.
Në një kohë kur beteja për të tërhequr vëmendjen është bërë e ashpër, dita-ditës hapësira për “fake news” është zgjeruar.
Presidenti Donald Trump këmbënguli këtë të mërkurë se është “ekzaktësisht e kundërta” e portretit të tij të ofruar nga Bob Woodward në librin e ri të këtij të fundit, i cili ka ndezur një “zjarr” në Shtëpinë e Bardhë me përshkrimet që ndihmësit aktualë apo ish-ndihmësit i bënin Trumpit, si një “idiot” apo “gënjeshtar”.
Gejthaus ishte njeriu që i jepte makinës e cila përplasi McGovern, gazetarin që përpiqej të zbardhte detaje për operacionin e fshehtë të dështuar të Gabrielit.
Zinedine Zidane ka hyrë në historinë e futbollit botëror si trajneri i parë që fiton tri herë rresht trofeun e Champions League, sikurse edhe për faktin që vendosi të largohej nga ekipi me të cilin regjistroi këtë sukses të jashtëzakonshëm pa i dhënë mundësi vetes të mbronte titullin.
Makina autonome do të sjellë mënyra të reja për të udhëtuar. Një prej tyre është e ajo e Volvos me konceptin e saj 360C, një automjet autonom elektrik pa shofer, pa timon dhe pa motor.
Joachim Löw nuk mund të gjente fjalë më të përshtatshme për të mbyllur në mënyrë përfundimtare diskutimin rreth lamtumirës së Mesut Özil nga kombëtarja e Gjermanisë: E mbylli vet derën!
Një doktor ka paditur administratorin e një grupi në Whatsapp pasi nuk duronte dot më “mesazhet bezdisëse që i shpenzonin kohën”.
Nicolò Zaniolo ishte emri më i madh surprizë i Mancinit, në momentin kur zbuloi listën e të grumbulluarve të Italisë përpara ndeshjeve me Poloninë dhe Portugalinë për Ligën e Kombeve.
Partia Demokratike i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkon që të shkarkohet dhe të ndiqet penalisht Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu.
Miq e kolegë janë mbledhur në mbrojtje të 6 shtetasve tunizianë, të cilët pritet të dalin përpara gjyqit në Itali me akuzat për trafikim personash, duke pretenduar se ata janë thjesht peshkatarë që kanë shpëtuar qindra emigrantë e refugjatë përgjatë viteve, të cilët kanë qenë në rrezik mbytjeje në Mesdhe.
Pasaporta e Nënë Terezës, që shenjtores iu dha në vitin 1927, pasi i bëri një kërkesë autoriteteve në Shkup për të vizituar familjen e saj në Tiranë, përpara se të nisej me mision, për herë të parë u prezantua sot, në ditën e shenjtores Nënë Tereza.
Të paktën 100 nxënës të shkollave të Drenovës, Barçit dhe Kolanecit në Korçë do ta nisin vitin shkollor në një godinë tjetër.
Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen të mërkurën në Fushë-Mëzez, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetit.
Pasagjerët e fluturimit “EK203” të linjës ajrore “Emirates Airline” janë vendosur në karantinë në Aeroportin ndërkombëtar “JFK” të Nju Jorkut, pasi disa prej tyre raportohen të jenë sëmurur në bordin e avionit, siç raportojnë mediet amerikane.
Helena sheh në TV foton e kriminelit të kërkuar nga policia dhe kupton që Rubinjoja është fajtor. Bibia fajëson Zheizën për arrestimin e Rubinjos.
Kancelarja gjermane Angela Merkel, ai austriak Sebastian Kurz, si dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të vizitojnë që të 3 këtë javë Maqedoninë, një sinjal i qartë ky i mbështetjes së Perëndimit për referendumin e emrit më 30 shtator.
Çështja e pronave në Shqipëri vazhdon të mbetet një “minë” ende e pashpërthyer për financat e shtetit shqiptar.
Tony Blair ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm populist të Italisë, Matteo Salvini, të fokusuar zyrtarisht në disa çështje, por me theksin e vërtetë tek ajo që e shqetëson më shumë sot ish-kryeministrin britanik, si konsulent që prej vitit 2014 i korridorit jugor të gazit të mbështetur nga Azerbajxhani: ecuria e këtij të fundit.
Trajneri i Kombëtares së futbollit Christian Panucci, ka paditur në gjykatë ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Baton Haxhiu, një njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës, si dhe një ndër përkrahësit e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.
Pas një pauze që u dha për 15 minuta, por zgjati në fakt më shumë se 9 orë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga qeveria për emërimin e ekipit negociator në bisedimet me Serbinë, u shty për të mërkurën në orën 14:00.
Animacioni shqiptar është pak i njohur për publikun, megjithatë magjia e filmave imagjinativë të bërë me argjil, vizatim dhe prerje, rikthehet për shfaqe të veçanta për publikun. Duke nxjerrë në pah edhe punën e artistëve të talentuar dhe ëndërrimtarë.
Rreth 3 milionë euro është fondi limit për stabilizimi i rrëshqitjes së dherave në pjesën e përfunduar të rrugës Tiranë-Elbasan.
Presidenti i Republikës nuk ndan të njëjtin mendim me Kreun e Kuvendit në lidhje me gjendjen aktuale të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nga i cili varet edhe zgjidhja e ngërçit me Gjykatën Kushtetuese.
Policia hyri me shumë trupa në dy lagjet e kontrolluara nga dy familje të njohura në Shkodër.
Ndeshja me Izraelin po afron dhe kombëtarja shqiptare po vijon punën e saj. Kuqezinjtë do të kërkojnë që të përsërisin suksesin e arritur përpara disa muajsh ndaj izraelitëve në fushën e këtyre të fundit dhe të harrojnë atë paraqitje të shëmtuar në ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën gjë që e theksoi edhe Elseid Hysaj.
Edhe nesër opozita nuk do jetë e pranishme në seancën e Kuvendit.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales.
Pas 31 vitesh te Milani, Silvio Berlusconi e Adriano Galliani mund të ndërmarrin së bashku një tjetër aventurë në botën e futbollit.
Ka nisur faza e tretë e punimeve restauratore në kishën e Shën Ristozit. Përveç punës nga specialistët shqiptarë, një ekip i specializuar grek do të realizojë ndërhyrjen në kishën, e cila është një ndër objektet e kultit, të ndërtuara më herët në ballkan.
Duke nisur nga dita e nesërme, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë punimet për rehabilitimin e segmentin rrugor Melgushë – Mjedë, si dhe të aksit Gjirokastër-Lazarat.
Dy rusët e paditur nga prokuroria britanike për sulmimin me gazin nervor Novichok në qytetin anglez të Salisburit, në muajin mars, janë Aleksander Petrov dhe Ruslan Boshirov.
Kaosi i ndërtimeve të dekadave të fundit dhe mungesa e projekteve të mirëfillta elektrike po kthehet në burim rreziku për shumë banorë dhe sidomos ata të lagjeve periferike në Gjirokastër.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka folur sot për dialogun e ardhshëm me palën Kosovare në Bruksel, duke thënë se Prishtina nuk do të diskutojnë një çështje të vetme me rëndësi thelbësore.