13:56
Zgjidhja që gjeti Lituania për statujat komuniste (Foto)
Jozef Stalini qëndorn në këmbë, me veshje ushtarake, me njërën dorë të futur midis kopsave të palltos, te pjesa e kraharorit. Lenini është i ulur aty pranë, me këmbët e kryqëzuara e me një libër në dorë. Ndërsa diku tjetër shfaqet me krahun e zgjatur, duke imituar pozën që kishte marrë kur erdhi në Rusi, në vitin 1917, për të marrë pushtetin.