Rasti i parë në Holandë, eutanazia e një fëmije ndez debat mbi ligjin e ri
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së mërkurës në Pieve di Camaiore, në provincën e Luccas, Itali. Sipas informacioneve të para, një 63-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu ndaj bashkëshortes së tij 52-vjeçare dhe djalit 24-vjeçar brenda banesës së familjes.
Alarmin e kanë dhënë fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të karabinierëve dhe policisë, të cilat kanë ndaluar autorin e dyshuar. Sipas raportimeve, ai ndodhet ende në banesë nën kontrollin e autoriteteve.
Banorët e zonës kanë treguar se në familje kishte pasur mosmarrëveshje dhe tensione, por asgjë që të linte të kuptohej një përfundim kaq tragjik.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekipet e emergjencës mjekësore 118, si dhe helikopteri i shpëtimit. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka qenë e mundur të shpëtohen dy viktimat. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Top Channel