“Kam qenë në shesh përditë”/ Aurela Gaçe flet për protestën në “Live me Luizin”: Përmes vargjeve shpreha atë që ndiej për Shqipërinë, rinia sheh se nuk ka të ardhme në këtë vend Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin për infrastrukturën nëntokësore në zonat urbane me në fokus sistemimi i kabllove ajrore dhe strukturave të improvizuara që dëmtojnë pamjen e qyteteve, kalimi gradual drejt infrastrukturës nëntokësore dhe roli i bashkive në këtë proces.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu kritikat për disa prej kryebashkiakëve, duke u shprehur se duhet të ndjekin shembullin e ministrit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, që edhe pse ka shtëpinë në Tiranë, sërish punon nëpër rrethe.
“Nuk janë të gjithë, por janë disa. Ndërkohë shembulli i ministrit aktual për Pushtetin Vendor, i cili vjen nga një eksperiencë shërbimi jashtë Tiranës. Edhe pse shtëpinë e kishte dhe e ka në Tiranë, është një shembull që duhet ta kenë parasysh disa kryetarë që sot nuk po i përmend me emër, por herën tjetër do i përmend me emër dhe publikisht. Lënë komunitetin dhe detyrën përpara se në fakt të vijë ai që është momenti zyrtar i pushimit dhe vijnë në Tiranë. Kjo gjë është e papranueshme. Kam të gjithë mirëkuptimin tuaj për të adresuar një orë e më parë këtë shqetësim, që më ka ardhur në mënyrë të përsëritur nga disa prej komuniteteve tuaja. Kryesisht në juglindje të vendit. Në aksin Tiranë-Korçë. Nuk flas për ata të ish-PD, se ata si janë si s’janë, prapë ata janë. Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë. Nuk e kam as për Sotiraqin e as për ministrin. Për ta mbyllur me një buzëqeshje, që uroj të jetë një buzëqeshje e ëmbël dhe të mos kthehet në një buzëqeshje të hidhur për asnjërin”, u shpreh Rama.
Top Channel