E martë, 04 Shtator 2018
10:38
Europa si para 1914-s? Merkel u sugjeron ministrave të lexojnë mbi dështimet politike që nisën Luftën Botërore

Kancelarja gjermane Angela Merkel po i këshillon ministrat e saj të lexojnë “Somnambulët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914”, një libër që shqyrton shkaqet e Luftës së Parë Botërore dhe dështimet politike që kontribuuan në atë katastrofë.

10:24
Tirana bëhet gati për sezonin e ri, pastrim i përgjithshëm dhe evadim i mbetjeve

Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

10:09
Trump kundër ofensivës në Idlib: Do bënit gabim të rëndë

Donald Trump bën një tjetër ndërhyrje në krizën siriane me paralajmërimin e drejtuar regjimit vendas dhe aleatëve të tij, ruse e iraniane kundër sulmeve impulsive mbi province e Idlibit, të kontrolluar nga rebelët.

09:55
I vuri zjarrin makinës së parkuar pranë komisariatit, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar nën dyshimin se i ka vënë qëllimisht zjarrin një automjeti të parkuar pranë komisariatit të policisë Vlorë.

09:44
Nikolla: I dhamë fund kaosit, alterteksti prodhoi korrupsion dhe gabime të panumërta

Teksa prindërit e nxënësit kanë filluar blerjen e teksteve, ministrja e Arsimit përmes një video-mesazhi kritikoi atë që sipas saj krijoi kaos e korrupsion në sistemin arsimor shqiptar altertekstin.

09:35
Basha mesazh nga Shkodra: Krah qytetarëve në përballjen me bandat

Pas mbledhjeve të grupeve përkatëse parlamentare dhe mbledhjes së përbashkët mes partive opozitare, këto të fundit vendosën që të braktisin seancën e parë të stinës së re parlamentare.

09:26
Miqësoret ndaj Islandës, Bogdani publikon listën e Shqipërisë U-19

Trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani ka publikuar listën e futbollistëve me të cilët do të punojë për të përballuar dy takimet miqësore të shtatorit.

09:23
Kapen me heroinë dhe armë zjarri, tre të arrestuar në kryeqytet

Dy persona u arrestuan nga policia e Tiranës, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim nën akuzën e shitjes së drogave të forta në disa zona të kryeqytetit.

09:16
Wanda Nara tregon kontaktet e Icardit me Juventusin

Bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit ka nisur një eksperiencë të re si analiste në emisionin sportiv “Tiki Taka”, në ekranin e Mediaset.

09:12
“Kufiri” në Kuvendin e Kosovës; Dy seanca të jashtëzakonshme për bisedimet me Serbinë

Sot Kuvendi i Kosovës zhvillon dy seanca të jashtëzakonshme. E para nis në 09:00 është kërkuar nga qeveria për të shqyrtuar propozimin për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

09:01
Probleme me internetin, ndalen procedurat në doganën e Durrësit

Një problem me linjën e internetit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.

08:38
A i ka bërë llogaritë gabim Macron?

Presidenti francez tregon gjurmët e para të konsumimit. Reformat e tij urrehen, ministri i Ambientit largohet, roja personale e tij rreh të tjerë: Macroni ndodhet nën presion. Kjo e dëmton projektin e tij të Evropës.

08:20
Turqia kërkon afrim me Evropën

Në takimin e ministrave të Jashtëm në Vjenë qenë ftuar si kandidatë jo vetëm shtetet ballkanike, por natyrisht edhe Turqia. Qeveria e Ankarasë përpiqet dukshëm t’i përmirësojë marrëdhëniet me BE.

08:04
Bie numri i emigrantëve në Europë, por viktimat në Mesdhe shtohen

Numri i emigrantëve që mbërrijnë në Evropë ka rënë. Megjithatë, sipas një raporti të publikuar sot nga UNHCR, është rritur ndjeshëm numri i vdekjeve, në veçanti të atyre që përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe.

E hënë, 03 Shtator 2018
22:47
Trump sulmon ashpër kryeprokurorin: Punë e paqme Jeff!

Presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër sulm të jashtëzakonshëm ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sessions, duke e fajësuar atë për akuzat e ngritura ndaj dy kongresmenëve, që sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë po minojnë mundësitë e republikanëve në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit.

22:40
Pas përjashtimit, Kamer Qaka me ekip të ri

Futbollisti i kombëtares shqiptare Kamer Qaka e gjeti brenda pak ditësh skuadrën e tij të re, pas përjashtimit të bujshëm nga Steaua e Bukureshtit.

22:25
Kundër Kosovës, Mustedanagiç grumbullon U17-n

13 futbollistë nga lista e lojtarëve të kombëtares deri në 17 vjeç, militojnë jashtë vendit.

22:12
Spanjë, shpëtohen mbi 600 emigrantë në Mesdhe

Më shumë se 600 emigrantë janë shpëtuar në ujërat e Mesdheut gjatë kësaj të hëne nga Roja Bregdetare spanjolle, në tentativën e tyre të dëshpëruar për t’iu larguar vendeve të origjinës e për të gjetur strehim në Europë.

22:10
Mancini ngre alarmin tek të “kaltrit”

Pak ditë nga debutimi në Ligën e Kombeve, trajneri i Italisë Roberto Mancini i bëri thirrje klubeve që të aktivizojnë më shumë talentet e rritur në shtëpi.

21:53
“FIFA The Best”, Ronaldo kundër Luka Modriç

Cristiano Ronaldo, Luka Modric e Mohamed Salah janë 3 finalistët mes të cilëve do të vendoset edhe fituesi i futbollistit më të mirë të FIFA-s për vitin 2018.

21:51
Porosia e Mogherinit: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Në fjalimin e saj të fundit përpara vitit elektoral 2019 për Parlamentin Europian, në Konferencën e përvitshme të Ambasadorëve të BE-së që largohen dhe ata që marrin detyrën nga tani, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini ka theksuar ndër të tjera se përgjatë këtij viti duhet bërë ende shumë për të ngurtësuar gjithçka është arritur deri më tani.

21:40
Nis regjistrimi në kopshte. Nuk pranohen fëmijë të pavaksinuar

Ditën e hënë nisën regjistrimet në kopshte, proces që do të përfundojë më datë 17 shtator, kur do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.

21:38
“Kumbari i fundit” – Çfarë do të ndodhë në episodin 1

Mbështetur mbi fakte te vërteta ku vetmia e dy njerëzve përballen në luftën midis krimit të organizuar e shtetit: Provezano i Cosa Nostra e Sanna, shefi i skuadrës Duomo.

21:31
Inspektorët kërkojnë ryshfet. E pohojnë 23% e bizneseve që u anketuan

Janë të paktë pronarët e bizneseve që pohojnë para kamerave se inspektorët që u shkojnë për kontroll u kërkojnë ryshfet. Ndërkohë, një sondazhi për këtë çështje iu përgjigjën rreth 600 biznese, nga 20 000 që u shkoi pyetësori. 23% e të anketuarve pranojnë që u kërkohet ryshfet.

20:55
Festivali i Venecias, arsyet pse është më joshësi në botë

I themeluar në vitin 1932 si pjesë e Bienales së Venecias, Festivali i Filmit në qytetin lagunë është më i vjetri i këtij lloji në botë, e në shumë aspekte edhe më joshësi.

20:47
“Fiks Fare” i siguron pensionin nënë Minekos 112-vjeçare

“Fiks Fare” i siguron për një vit pensionin nënë Minekos, nga fshati Rrapaj në Memaliaj. Pak javë më parë, 112-vjeçarja u ankua se, megjithëse kishte punuar shumë gjatë në kooperativë, asaj i ishte lidhur një pension prej 5.600 lekësh dhe me këto parà, nënë Minekoja nuk arrinte të blinte dot as ilaçet.

20:33
Landfilli ilegal i Librazhdit. Bashkia bën padi për ndotje

Bashkia e Librazhdit ka denoncuar në polici djegien e mbetjeve urbane, të cilat për ditë me radhë helmuan të gjithë qytetin dhe fshatrat rrotull.

20:31
Manchester United: A është ky fillimi i fundit të Hose Murinjos?

Gjatë përballjes së Manchester United me Burnley-n këtë të diel, menaxheri Hose Murinjo ishte nën trysni më të madhe se kurrë.

20:29
Beteja e Idlibit, masakër mbi katastrofën 7-vjeçare në Siri

Nga Margaret Coker, Hwaida Saad and Carlotta Gall (New York Times) – Në terren, qeveria siriane po grumbullon mijëra rekrutë për të forcuar forcat e saj të dobësuara. Në det, një flotilje detare ruse është shumë pranë brigjeve, gati për të ndërhyrë me një forcë të jashtëzakonshme në rast nevoje. Ndërkohë, në provincën e Idlibit, miliona civilë i frikësohen asaj që mund t’iu ofrojë e ardhmja e afërt.

20:13
Në pritje të Izraelit rikthehet Migjen Basha. Guri, optimist

Sot ka nisur zyrtarisht grumbullimi i ekipit kombëtar për ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit.

19:53
Shkodra, histori bandash. Përplasjet, vrasjet dhe lidhjet politike të familjeve mafioze

Shkodra ka njohur ditë të këqija me luftën mes bandave, që në këtë qytet veprojnë në bazë fisnore dhe kanunore.

19:44
Ndërprerja e ndihmave palestineze, Trumpit ia ka kërkuar Netanyahu

Sugjerimi për ndërprerjen e plotë të fondeve amerikane për agjencinë e Kombeve të Bashkuara dedikuar palestinezëve (UNRWA) raportohet të ketë ardhur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

19:38
Kuvendi nis me bojkot. PS shtyn “Teatrin”, PD e LSI zhvendosen në Shkodër

Mazhoranca nuk është më aq e vendosur për miratimin e shpejtë të ligjit për Teatrin Kombëtar. Në korrik kishte deklaruar se do ta rrëzonte menjëherë dekretin e Presidentit Ilir Meta, ndërsa tani shprehet e gatshme të shqyrtojë argumentet për të cilat Kreu i Shtetit ktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend.

19:22
Greqi, hetime për vdekjen e modeles 20-vjeçare në superjahtin e meksikanit

Policia greke ka nisur hetimet për vdekjen e një modeleje australiane në bordin e një superjahti pranë brigjeve të ishullit të Kefalonisë, në detin Jon.

19:20
“Kufiri i padukshëm” – Çfarë do të ndodhë në episodin 2

Ata vihen në kërkim të shoferit të makinës, Endi Dikson, por në gjurmët e tij është dhe Xhej Wratten, i cili i kërcënon, si dhe njeriu misterioz që e thërrasin Gejthaus.

19:09
Spanjë, aksidentohet autobusi, 6 të vdekur e 16 të plagosur

Një autobus me udhëtarë është përplasur ballë për ballë me një nga shtyllat e mbikalimit të një daljeje nga autostrada në një rrugë dytësore në Aviles, me drejtim Oviedon.

19:04
Rama, për Bashën: Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër

Kryeministri Edi Rama komentoi me ironi në Twitter mungesën e Lulzim Bashës në seancën e parë të Kuvendit.

18:52
Liga e Kombeve, Franca lë jashtë portierin Lloris

Franca, kampione e botës në fuqi, do të debutojë në Ligën e Kombeve të enjtën kundër Gjermanisë, por pa portierin titullar Hugo Lloris.

18:35
Një super anije, për super pushime – FOTO

Deri në 6600 persona është kapaciteti i anijes AIDANova, ku mundësitë për të shijuar në maksimum udhëtimet në të janë të pafundme.

18:33
Largohet nga detyra Drejtori i Burgjeve

Pasditen e së hënës është njoftuar largimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko.

18:32
Zvicra, “shqiponja” mund t’i mohojë shiritin e kapitenit Granit Xhakës

Kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan si të çmendur për golat e shënuar ndaj Serbisë, ndoshta nuk e kishin menduar se thuajse gjysma e opinionit publik në Zvicër do ta kthente në çështje kombëtare, diçka që duhej të kufizohej në futboll.

18:00
Një serial për trimërinë e Putinit, që “zmbraps” edhe arinjtë

Fiziku i jashtëzakonshëm i Vladimir Putinit dhe dashuria e tij për fëmijët janë “përjetësuar” në episodin e parë të një programi të ri televiziv kushtuar aktiviteteve të përjavshme të presidentit rus.

17:55
Vjedh marketin me pistoletë lodër, arrestohet 27-vjeçari – VIDEO

Një 27-vjeçar ka grabitur një market në Durrës nën kërcënimin e një pistolete lodër.

17:34
Opozita mblidhet në Shkodër, Basha: Kriminelët po terrorizojnë qytetin. Këtu duhet të ishte edhe kryeministri

Në kohën që në Tiranë nisi punimet Kuvendi, opozita zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme në Shkodër, aty ku sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kriminelët kanë 6 muaj që po e terrorizojnë këtë qytet.

17:33
Muzika e Wagnerit, radioja publike në Izrael kërkon ndjesë

Radioja publike e Izraelit u detyrua t’u kërkojë ndjesë dëgjuesve, pas vendosjes së një pjese nga Richard Wagner.

17:21
Nis punën Kuvendi, mungon opozita. Ruçi: Të mos ngatërrojmë betejën politike me atë për integrimin

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punën pasditen e së hënës. Në seancën e parë mungoi opozita, që ndodhet në Shkodër për një mbledhje të jashtëzakonshme.

17:16
Vera e 2018-s në Britani, më e nxehta në histori bashkuar 4 viteve të tjera

Kjo e sivjetshmja është vera më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Britani. Valët përvëluese të saj, së bashku me ato të viteve 1976, 2003 dhe 2006 janë më të mëdhatë e shënuara që prej fillimit të regjistrimeve në vitin 1910.

17:05
Danimarka rrezikon përjashtimin nga “Euro 2020”

Futbolli dhe paratë janë sinkronizuar më shumë se asnjëherë në dekadat e fundit duke e kthyer sportin më popullor në arenën e një biznesi fitimprurës që gjeneron miliona.

17:01
PS, zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare

Zbardhet axhenda e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që do të mbahet në datën 7 shtator.

17:00
Rinas, kaos dhe vonesa fluturimesh. Ndërhyn edhe policia

Kaosi ka mbërthyer udhëtarët në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, atë “Nënë Tereza” të Rinasit, ku shumë fluturime të planifikuara këtë të hënë nga kompania ajrore “Blue Panorama” janë shtyrë për afate kohore tejet të vona.

16:49
Protesta në Berlin e Hamburg: Duam emigrantë! Mos i lini të mbyten në det

Në kohën kur Italia u bllokon hyrjen, e në pjesë të ndryshme të Europës është rritur pakënaqësia ndaj vërshimit të emigrantëve, gati 20 mijë vetë marshuan në Berlin dhe Hamburg me një kërkesë të pazakontë.

16:47
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 51

Rubinjoja sheh Zheizën të hyjë në lokal dhe largohet nga festa e ditëlindjes së Bibisë. Irena do të hakmerret ndaj Silvanës, duke i dërguar një foto Eurikos, i cili befasohet.

16:36
Kufijtë e Ballkanit, analiza: Shkëmbimi do i përfshinte të gjithë

Plani i shkëmbimit në territoreve në Kosovë, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, po përballet me një kor kritikash, të brendshme e ndërkombëtare thotë “The Guardian”.

16:14
A ka oligarkë Shqipëria?! Ahmetaj: Tentativë për të kriminalizuar ekonominë

Në 15:40 startoi programi i përditshëm në Top Channel “Top Talk”, me gazetarin Denis Dyrnjaja, ku çdo ditë do të ketë një të ftuar që lidhet me një temë të caktuar të aktualitetit. Ekonomia është pika më e ndjeshme e shoqërisë shqiptare, e kjo ka qenë edhe arsyeja që në intervistën e parë të jetë i ftuar Arben Ahmetaj.

16:10
Operacion nga policia shqiptare dhe ajo greke, arrestohen 4 të rinj, vidhnin mjete lundruese

Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj greke ka sekuestruar 5 mjete lundruese, ndërsa ka vënë në pranga 4 persona.

16:08
Nicki Minaj tregon më shumë seç duhet në skenë

Mbretëresha e repit arriti ta menaxhonte mirë një situatë totalisht të sikletshme gjatë një koncerti në Philadelphia.

16:03
Ministri Ahmetaj në “Top Talk”. Përse në Shqipëri ka ende familje të varfra?!

Një foto e kryeministrit Rama në një familje të varfër në Shijak është bërë pjesë e intervistës me ministrin Ahmetaj në programin “Top Talk”.

15:47
Ndryshimet në qeveri, Ahmetaj: Proces politik, e presim si të tillë

Arben Ahmetaj ishte i ftuari i parë në programin “Top Talk” në Top Channel me gazetarin Denis Dyrnjaja.

15:42
Sot nis Fiks Fare, emisioni investigativ në Top Channel

“Fiks Fare”, nis rrugëtimin e tij këtë të hënë në mbrëmje me një sezon të ri, me investigime të reja, shpoti, sarkazëm, por edhe shume personazhe të pushtetshëm, të zënë në rrjetën e programit investigativ.

15:30
Ndihma ekonomike, si bëhet përzgjedhja e më të varfëve në Bathore

Zona e Bathores, njihet për varfërinë e madhe dhe papunësinë e lartë, deri në 2014 në këtë zonë trajtoheshin 4000 familje me ndihmë ekonomike.

15:04
Dorëhiqen gjyqtarët e Haxhisë, Askush s’pranon të rigjykojë “vrasjen e Azem Hajdarit”

Rigjykimi i Izet Haxhisë në Gjykatën e Apelit në Tiranë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdarit, duket se ka hyrë në një ngërç ende pa filluar shqyrtimi gjyqësor.

14:39
“FFP” imponon kufizime, Inter heq disa lojtarë nga lista e Champions

Për shkak të kufizimeve të imponuara nga “Fair Play Financiar” dhe numrit të lojtarëve që kërkon UEFA në kompeticionet kontinentale, Inter detyrohet të skartojë nga lista e Champions League disa lojtarë.

14:25
Fitorja nuk mjafton, Feronikeli shkarkon Starovën

Aventura e Sulejman Starovës në klubin kosovar të feronikelit ka përfunduar mbrëmjen e të dielës, kur edhe iu komunikua shkarkimi nga zyrtarët e skuadrës.

14:24
Del Piero kundër rrymës: Modric meritonte çmimin e UEFA

Përballë të gjithë zërave te Juventus që e cilësonin Cristiano Ronaldon si më të mirin e sezonit të kaluar në UEFA, një legjendë e futbollit italian dhe Juventus si Alesandro Del piero, doli kundër rrymës. Ish kapiteni i kampionëve të Italisë tha se Luka Modric e meritonte vlerësimin maksimal, ndërsa Ronaldo duhej të ishte prezent në ceremoninë e Montekarlos.

14:07
“ISIS po përgatit sulme, kanë hyrë në kontakt me celulat në Europë”

Lajmin për fuqizimin e Shtetit Islamik në Afganistan dhe kontaktet me celulat e tyre në Britani dhe Europën Perëndimore për organizimin e sulmeve të reja terroriste në Britani dhe kontinent e bëri publik ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, gjatë një vizite në Afganistan.

14:07
TopAwards/ Rikthim i bujshëm në vendin e tretë

Vazhdojnë të jenë mbretërit e kreut, Unikkatil, Don Phenom dhe Tayna. Fansat e artistëve janë siguruar që nëpërmjet votimit t’i mbajnë ata në fron me vendin e parë dhe të dytë.

13:45
Kuvendi nis me bojkot, PS shtyn “Teatrin”, PD e LSI zhvendosen në Shkodër

Mazhoranca nuk është më aq e vendosur për miratimin e shpejtë të ligjit për Teatrin Kombëtar. Në korrik kishte deklaruar se do ta rrëzonte menjëherë dekretin e Presidentit Meta, ndërsa tani shprehet e gatshme të shqyrtojë argumentet për të cilat Kreu i Shtetit ktheu ligjin për rishqyrtim në Kuvend. Për këtë arsye, gjatë Konferencës së Kryetarëve PS kërkoi postimin e dekretit në kalendar.

13:33
Kapen me kanabis në Kapshticë, arrestohet një shtetas grek dhe një shqiptar

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në doganën e Kapshticës pasi janë kapur me një sasi kanabisi në automjetin me të cilin po lëviznin në drejtim të Greqisë.

13:27
Vokshi publikon udhëzimin: Nuk ka libra falas, vetëm në përdorim

Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Arsimit Lindita Nikolla, pritën sot një përfaqësi mësuesësh nga e gjithë Shqipëira, në sallën e hartave, në ambientet e kryeministrisë.

13:16
Spaho: Reforma në drejtësi çoi sistemin në kaos; Vendi ka mbetur pa gjykata

Pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, partitë opozitare zhvilluan edhe një mbledhje të përbashkët, për të koordinuar aksionet dhe veprimet e tyre gajtë sezonit të ri parlamentar.

13:16
Rikonstruktohet shkolla “Ismail Qemali”, Veliaj: Ulim numrin e nxënësve nëpër klasa

Një prej shkollave ikonë të Tiranës, “Ismail Qemali”, do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm. Bashkia e Tiranës po i jep dorën e fundit punimeve për rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe ambienteve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se pas rikonstruksionit nxënësit do ta gjejnë shkollën e tyre më të bukur dhe me kushte shumë herë më të mira.

13:04
Digjen dy automjete në Vlorë, policia nuk jep detaje

Dy automjete janë djegur gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës.

12:51
Greqi/ Punonjësit detarë në grevë 24 orëshe, kërkojnë rritje pagash

Mëngjesin e sotëm, të gjithë tragetet dhe mjetet e tjera të lundrimit ishin të lidhura në portet greke dhe nuk do të lëvizin për 24 orë.

12:40
Vasili: Vendi po qeveriset nga një hordhi kriminale, luftë me çdo mjet demokratik

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh paraditen e sotme në selinë e partisë, në kuadër të fillimit të stinës së re parlamentare.

12:22
Trajneri i Kosovës: Fituam me Shqipërinë, por kujdes nga Azerbajxhani

Këtë javë do të fillojë aventurën europiane të Ligës së Kombeve edhe përfaqësuesja e Kosovës, e cila ka shanse shumë të mira për të kaluar grupin në letër, duke parë nivelin e kundërshtarëve që ka në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

12:20
Ekspozitat e motorëve “dominohen” nga vajzat seksi (Foto)

Vjeshta sapo ka ardhur, ndërsa Motor Bike është gati për të startuar me sallonet e motorëve në qytetet kryesore të Europës. Kështu gjithçka do të startojë në Këln të Gjermanisë, në muajit Tetor, për të vijuar më pas në Nëntor me “EICMA” në Milano, në Verona gjatë Janarit dhe në kryeqytetin italian, Romë, në muajin Mars.

12:10
Arrestohen “shëtitësit” adoleshentë, që grabitën 40-vjeçaren në Fier

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin “Shëtitësit”, duke vënë në pranga dy adoleshentë, autorë të një grabitjeje në qytetin e Fierit.

11:58
Albayrak: Banka Qendrore e pavarur, nuk ka krizë të sistemit bankar

“Banka Qendrore e Turqisë është e pavarur nga qeveria dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të luftuar inflacionin”, tha ministri i Financave Berat Albajrak për Reuters, duke mbrojtur një institucion që nuk ka ngritur normën e tij bazë në gati tre muaj, pavarësisht nga një krizë valutore.

11:46
Kushte jashtë çdo standardi, AKU mbyll 2 restorante

Gjatë kontrollit për kushtet e sigurisë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur dy restorante, një në Gjirokastër dhe një në Përmet, ndërsa ka gjobitur një tjetër.

11:35
“Korrigjimi i kufijve” në Kuvend, nesër seancë e jashtëzakonshme në Kosovë

Me kërkesë të opozitës, Kuvendi i Kosovës diskuton të martën në një seancë të jashtëzakonshme tezën e presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në seancën e së martës do ta kenë vetëm një pikë të rendit të ditës.

11:24
Çmendet kapiteni i Atletico-s, kafshon në kokë yllin e Realit

Ai është një derbi pavarësisht nëse luajnë ekipet e para, ekipet e dyta, apo ato të moshave.

11:17
Rama me mësuesit: Të nxjerrim politikën jashtë sistemit arsimor

Dy javë para datës kur pritet të rifillojë viti shkollor 2018-2019, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, pritën në një takim mësuesit.

11:04
Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

11:03
Hysaj: Mbrojtje më e dobët me Ancelotin? Thjesht na ka munguar përqendrimi

Napoli pësoi humbjen e parë në Serinë A, teksa u mposht nga Sampdoria me rezultatin e thellë 3-0 dhe nuk arriti të ruajë ritmin e juventusit, me 3 fitore në po kaq takime.

10:45
Digjet Muzeu Kombëtar i Brazilit, shkaktohen dëme kolosale

Një zjarr gjigant ka përfshirë Muzeun Kombëtar të Brazilit në Rio de Janeiro, institucioni më i vjetër shkencor në vend. Ndërtesa përmban më shumë se 20 milionë objekte dhe zjarrfikësit bënë gjithçka ta shpëtojnë me çdo kusht këtë koleksion të rrallë.

10:34
Doktori që u bë hajdut

Mediat italiane e identifikojnë vetëm si doktor K., shqiptarin 26-vjeçar ditën ishte student i nderuar për master, dhe natën hajdut apartamentesh. Në shtëpinë e tij në periferinë veriore të Milanos policia gjeti ora luksi, piktura të 1900-ës, gurë të çmuar, gjerdanë dhe unaza me diamante.

10:24
Bashkia e Tiranës rikonstrukton rrugën e Zallit në Selitë, nis linja e re e autobusit

Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar tërësisht rrugën e Zallit në zonën e Selitës duke i dhënë fund problemit disavjeçar të mijëra banorëve dhe drejtuesve të automjetit që ishin të detyruar të kalonin në rrugën plot gropa, baltë dhe me ujërat e zeza.

10:07
Shiu bllokon kanalizimet në Durrës, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe

Kanë mjaftuar pak reshje shiu mëngjesin e sotëm, që në qytetin e Durrësit të përmbyten disa nga rrugët.

09:46
Thyhet e grabitet Katedralja e Korçës

Katedralja e Korçës është sulmuar sërish gjatë natës, teksa ëshjë thyer dera dhe janë dëmtuar disa nga ambientet e brendshme.

09:33
“Luther” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Një vrasës serial bëhet i papërmbajtur duke vrarë shumë vajza. Luterit i duhet të futet në mendjen e tij dhe të zbulojë ç’e shtyn të kryejë kaq shumë vrasje.

09:32
Stina e re parlamentare, partitë kryesore mbledhin strukturat

Në prag të stinës së re parlamentare, grupet parlamentare të tre partive kryesore, PS, PD dhe LSI koordinuar sjelljen dhe qëndrimin e tyre.

09:20
Rikthehet “Në shtëpinë tonë”, nga ora 9:30 në Top Channel

“Në shtëpinë tonë” rikthehetsot në një sezon tjetër televiziv në ekranin e Top Channel, por me një format të ri. Nga ora 9:30 deri në 12:00, paraditja do të jetë në shoqërinë e Florianit dhe Stelës.

09:04
Dy reporterët e Reuters dënohen me 7 vite burg në Myanmar

Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve, Reuters, të cilët mbaheshin nën arrest në Myanmar, u shpallën fajtorë për shkelje të një ligji mbi sekretet shtetërore dhe u dënuan me 7 vite burg nga një gjykatë e këtij shteti.

08:46
Sot starton “Top Talk”. Një dritare e re informative në Top Channel, çdo ditë në orën 15:45

Çdo ditë një problematikë dhe një i ftuar që do të përballet me të vërtetën. Duke nisur nga e hëna, me emisionin më të ri në Top Channel, “Top Talk”, ngjarjet nuk do të kalojnë në heshtje, të ftuarit do të përballen me fakte dhe realitetin, të cilin publiku do ta shquajë si problematikë.

08:37
Shpërthim me tritol në Laç, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Laçit.

08:11
Dy humbje radhazi, Kamza shkarkon trajnerin

Bledar Devolli dhe ndihmësit e tij nuk do të jenë më pjesë e Kamzës.

E diel, 02 Shtator 2018
23:16
Napoli turpërohet nga Sampdoria. Lazio merr fitoren e parë në Serinë A

Sampdoria mposhti 3-0 Napolin në “Marassi” dhe merr tre pikët e para në Serinë A. Skuadra e Ancelottit u shkërmoq në Gjenovë nga dy gola të Defrelit dhe një të veteranit Quagliarella.

21:53
Një gol bën diferencën në Durrës, Teuta mposht Kamzën

Ndeshja e fundit e javës së tretë të Kategorisë Superiore, ajo mes Teutës dhe Kamzës, u mbyll 1-0 në favor të bregdetarëve.

21:41
Rafa Nadal vijon aventurën në US Open. Gjen kundërshtar të fortë në çerekfinale

Rafael Nadal ka arritur në çerekfinalet e turneut US Open, pasi mundi në 1/8 gjeorgjianin Basilashvili.

21:17
Kjo Barcelonë të fut frikën

Barcelona tregoi të gjithë fuqinë e saj në javën e tretë të kampionatit spanjoll. Në “Camp Nou”, katalanasit shkatërruan 8-2 Huesca-n.