Anija me flamur shqiptar, Koravi, është përplasur me shkëmbinjtë në jug të ishullit Lefkadha në detin Jon.

Sipas autoritetit portual, anija shqiptare ishte nisur nga porti i Volosit me 1900 tonë hekur dhe kishte destinacion Shqipërinë, në kohën që në rrethana ende të pa njohura goditi shkëmbinjtë në vendin e quajtur Akrotiri të ishullit të Lefkadhës.

Ngjarja ndodhi gjate orëve të para të mëngjesit, ndërsa autoritet thanë se anija ka marrë ujë.

8 anëtarët e ekuipazhit u dërguan ne spital për kontrolle mjekësore dhe nuk asnjë rrezik për jetën e tyre.

Po hetohen rrethanat e aksidentit, por besohet se bëhet fjalë për gabim njerëzor, ose dem në timonin e anijes.

Zona e Akrotirit është mjaft e rrezikshme dhe shumë anije janë dëmtuar në të kaluarën në atë zonë.

Vlen të përmendet se aksidenti ndodhi në afërsi të farit të ishullit.

Në zonë ndodhet një anije e rojës bregdetare, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim pritet largimi i anijes nga shkëmbinjtë.

Top Channel