Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Berat-Lushnje, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Kuçit”. Një automjet ka dalë nga rruga, teksa dyshimet paraprake të bëjnë të mendosh si shkak i tërrenit të lagësht dhe mungesës së sinjalistikës.
Brenda automjetit ndodheshin dy persona, të cilët kanë mbetur të plagosur e që janë shoqëruar më pas për ndihmën e shpejtë në spital.
Policia, gjithsesi ka shkuar në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel