Një pikturë e famshme e artistit britanik, David Hockney, është shitur në shtëpinë e ankandeve “Christie’s” në Nju Jork për më shumë se 90 milionë dollarë, një shifër rekord kjo për një vepër të një artisti që jeton.

Portreti i një artisti (Pool with Two Figures), ishte parashikuar se do të shitej deri në 80 milionë dollarë. Ajo u shit pas një beteje 10-minutëshe mes dy ofertuesve në telefon, pasi çmimi kaloi vlerën e 70 milionë dollarëve.

Shitja ka eklipsuar rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga një artist amerikan, Jeff Koons. Vepra e tij “Orange” u shit për 58 milionë dollarë në vitin 2013.

Salla e ankandit në Nju Jork shpërtheu në duartrokitje kur vepra u shit. Vepra e Hockney u realizua në vitin 1972 dhe është një nga më të njohurat e artistit nga Yorkshire. “Christie’s” e ka cilësuar atë si “një nga veprat më të mëdha të erës moderne”.

Më herët këtë vit, një tjetër pikturë e artistit 81-vjeçar u shit për 28.5 milionë dollarë, një rekord personal ai për artistin.

Top Channel