E premte, 16 Nëntor 2018
08:10
Elbasan/ Granatë brenda lokalit, plagoset pronari

Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një lokal në lagjen “Partizani”, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari.

05:54
Pentagoni redukton praninë ushtarake në Afrikë, rrit përqendrimin ndaj Kinës dhe Rusisë

Ushtria amerikane do të tërheqë qindra trupa të përqendruar në operacionet kundër terrorizmit në Afrikë gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur përqendrimin më të madh të Pentagonit në kundërshtimin e kërcënimeve nga Kina dhe Rusia, tha një zyrtar i SHBA të enjten.

05:08
Kim Jong-un inspekton testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Shërbimi i lajmeve i Koresë së Jugut, Yonhap, citoi mediat shtetërore të Koresë së Veriut të thonë se kreu i vendit, Kim Jong Un kishte inspektuar një sajt të testimit të një “arme taktike të teknologjisë së lartë”.

04:16
Dorëheqja e ministrit të mbrojtjes, Netanyahu kërcënohet me zgjedhje të parakohshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohëshme, vetëm një ditë pasi dorëheqja e ministrit të mbrojtjes la qeverinë me një shumicë minimale.

03:27
Strinic lë pas problemet kardiake, rifillon stërvitjen me Milanin

Ivan Strinic rdhi te Milani me parametra zero këtë verë, por pas vetëm pak ditësh përgatitje, klubi kuqezi njoftoi se mbrojtësi anësor kroat kishte probleme kardiake dhe do të duhej të ndërpriste aktivitetet sportive, për të kryer analiza të detajuara.

02:38
Vrasja e gazetarit saudit, qeveria Trump reagon ndaj “shkaktarëve”

Departamenti i Thesarit në SHBA vendosi sanksione ndaj 17 zyrtarëve sauditë të enjten, pasi ata akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe në Stamboll, më 2 Tetor të këtij viti.

01:55
Gjykata Europiane “shuplakë” Rusisë: Arrestimet e Navalnyt, të motivuara politikisht

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të enjten se arrestimet e përsëritura të Rusisë dhe paraburgimin e udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny ishin të motivuara politikisht dhe kanë shkelur të drejtat e tij njerëzore.

01:13
Skandali i zbuluar nga media, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit në Çeki

Pushteti i kryeministrit çek Andrej Babis u duk më i dobët se kurrë të enjten në mbrëmje, pasi mijëra protestues kërkuan dorëheqjen e tij në sheshin kryesor të Pragës, ndërsa partnerët e tij të koalicionit vijojnë debatin nëse do të lënë qeverinë.

00:30
Kamza i beson Ernest Gjokës misionin e shpëtimit nga rënia

Gjatë ditës së djeshme u përfol shumë se do të ishte italiani Salvattore Ciullo ai që do të ulej në stolin e Kamzës, për të zënë vendin e Klodian Duros së shkarkuar para pak ditësh, por nuk ndodhi kështu.

E enjte, 15 Nëntor 2018
23:54
Pence: Trump do takojë Kim Jong-un gjatë vitit 2019

Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence tha të enjten se Presidenti Donald Trump po planifikon të takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, në vitin 2019 dhe do të kërkojë për një plan konkret që përshkruan lëvizjet e Penianit drejt denuklearizimit total të vendit.

23:22
Rooney e mbyll me Anglinë, Gjermania “ringjallet” ndaj Rusisë

Anglia i dha lamtumirën sulmuesit Wayne Rooney, i cili luajti rreth 35 minuta në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në atë që ishte ndeshja e tij e 120 me fanellën e “Tre luanëve”.

22:55
Spanja mposhtet në Zagreb, rrezikon “play off”-in

Dy muaj pas humbjes turpëruese në Spanjë, me rezultatin 6-0, Kroacia ka arritur të rikuperojë forcat dhe të mposhtë në ndeshjen e kthimit kombëtaren “La Roja”, madje duke i lënë në duar një faturë të kripur: atë të rrezikimit të kualifikimit në “play off”-in për të fituar trofeun e parë në histori të Ligës së Kombeve.

22:29
Open/ Meta: Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia, pranim i fajit

Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.

22:16
“Bularati”, Meta në “Open”: Shërbimet të “hapin sytë”, të përgatitemi për provokime të tjera!

Ndër të tjera, Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.

22:06
Izraeli “shpërthen” në miqësore ndaj Guatemalës

Izraeli duket se ka gjetur një marsh tjetër, pas paraqitjeve zhgënjyese të muajve të parë të drejtimit nga trajneri austriak, Andreas Herzog, i ardhur në muajin gusht të këtij viti në krye të pankinës së kombëtares hebreje.

22:04
Open/ Meta: Njerëzit po largohen nga vendi, shkak konflikti politik

Presidenti Ilir Meta deklaroi në studion e “Open” se konflikti politik po largon njerëzit nga vendi. Meta tha se mazhoranca ka rolin kryesor për të bërë më tepër përpjekje.

21:34
Meta në Open: Askush s’më bën presion. Nuk lejoj të shkelet me “këmbë” Kushtetuta

“Nuk lejoj që Kushtetuta të shkelë me këmbë nga askush. Këtë nuk e lejoj asnjëherë”.

21:33
Paqartësitë politike çojnë në pikiatë paundin britanik

Paundi britanik ra në një pikiatë të frikshme, në një ditë të mbushur me paqartësi për shkak të dorëheqjeve të papritura si pasojë e draft marrëveshjes së “Brexit”-it, duke shkaktuar kështu rënien më të fortë të këtij viti, e duke tronditur edhe aksionet bankare, të tregtarëve dhe sipërmarrësve të fushës së ndërtimit.

21:18
Meta në “Open”: Ja pse nuk e dekretova Lleshin. Nuk mund të shkelja Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Eni Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

21:13
Stafi shpërblehet me pushkë dhe pistoleta

Ben Wolfgram, pronar i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e tij për Krishtlindje jo me para, por me armë.

20:40
Dielli artificial që e bën të vërtetin të duket i vakët

Shkencëtarët kinezë, në kërkim të një burimi të pastër energjie, kanë krijuar një diell artificial që është aq i nxehtë sa e bën diellin origjinal të duket i vakët.

20:23
Bilisht, drejtorët emërojnë mësues jashtë portalit. Përgjegjësi ngre supet: Jam i pafuqishëm

Pas investigimit të bërë nga “Fiks Fare” mbi shkeljet ligjore të kryera nga ish-përgjegjësi i Zyrës Arsimore të Bilishtit, Alban Fetolli, ai u largua nga puna dhe në vend të tij u komandua Ilir Gjata, punonjës i kësaj zyre. Por, sërish problemet nuk kanë të sosur.

20:06
5 vjeçari fiton Mercedesin 30 mijë euro

Një pesë-vjeçar fitoi një Mercedes Benz nga presidenti i  vendit të tij pasi bëri 4105 pompa.

20:00
Shqipëria, më pak punëtorë

Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi masiv e vendosin ekonominë shqiptare përballë një rreziku të ri; atë të tkurrjes së forcës punëtore. Sipas Bankës Europiane për rindërtim dhe zhvillim, deri në vitin 2040 popullsia e Shqipërisë në moshë pune do të rrudhet me mbi 15 për qind. Ardian Civici thotë se kjo është një sfidë serioze për ekonominë.

19:42
“Lleshi”, në pritje të Metës. Sonte, Presidenti i ftuar në “Open”

Të premten është fundi i afatit të dytë kushtetues që Presidenti Ilir Meta ka, për t’u shprehur me dekret për ripropozimin e Kryeministrit, që Sandër Lleshi të jetë Ministër i Brendshëm.

19:16
May mbron marrëveshjen e “Brexit”-it: Më e mira për vendin tim

Kryeministrja britanike, Theresa May ka mbrojtur pasditen e kësaj të enjteje draftin e marrëveshjes për “Brexit”-in, të arritur një ditë më parë mes negociatorëve britanikë e europianë, pavarësisht një “lumi” kritikash nga disa prej anëtarëve të Partisë së saj Konservatore.

19:06
Prostitutat që ofrojnë seks “hallall”

Prostitucioni nuk lejohet në shumë vende të botës, përfshi Shqipërinë, por në vende konservatore e fetare si Irani, burrat që kapen duke kryer marrëdhënie jashtë martesore ndëshkohen edhe me 100 të rrahura me kamxhik në publik.

18:49
E dhunon gruaja, burri kërkon urdhër mbrojtje të menjëhershëm

Një 33-vjeçar ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar gruaja e tij. Denoncimi është bërë një ditë më parë në policinë e Durrësit.

18:26
Policia konfirmon largimin e Gruevskit nga territori i Shqipërisë

Më herët, Top Channel dha lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria, ndërsa tashmë ky lajm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit.

18:18
Gruevski hyri ilegalisht në Shqipëri e doli nga Hani i Hotit

Ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria. Top Channel mëson se më 11 nëntor Gruevski ka kaluar ilegalisht kufirin me Shqipërinë.

18:09
Zyrtare, “VAR”-i do të aplikohet edhe në Premier League nga viti i ardhshëm

Sistemi i videoarbitrimit do të përdoret në kampionatin më të fortë në botë, Premier League, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

18:03
Zjarr i madh pranë autostradës Lushnje-Rrogozhinë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pranë autostradës Lushnje-Rrogozhinë gjatë pasdites së sotme.

18:02
Federimi i futbollistëve minorenë, Chelsea rrezikon dënim të rëndë

Chelsea rrezikon të bllokohet nga FIFA në merkaton e futbollit për dy vitet e ardhshme, e bashkë me formacionin londinez edhe 4 skuadra të tjera të Premier League.

17:38
Tërmet në Burrel, lëkundjet ndihen në Peshkopi e Tiranë

Lëkundje të lehta tërmeti kanë goditur pasditen e kësaj të enjteje, rreth orës 17:24, zonën veri/verilindore të Shqipërisë.

17:34
“Oxford” shpall fjalën e vitit për 2018-n

Toksik! Kjo është fjala e vitit 2018. Ky është të paktën vlerësimi i fjalorëve të “Oxford”-it, botuesit britanik që vendos vulën në çështjet e gjuhës prej më shumë se 150 vitesh.

17:24
Ministër për Sigurinë Informatike në Japoni, por s’ka prekur asnjëherë një kompjuter

Yoshitaka Sakurada është 68 vjeç, jeton në Japoni dhe ka pohuar se nuk ka përdorur asnjëherë një kompjuter.

17:24
Gruevski hyri në Shqipëri nga kufiri i gjelbër e doli me pasaportë drejt Malit të Zi

Burime të Top Channel thonë se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka hyrë në Shqipëri në datën 11 nëntor.

17:19
Zjarret në Kaliforni, heroi që shpëtoi shumë jetë

Heronjtë e ditëve të sotme nuk vijnë nga një univers tjetër, nuk kanë superfuqi dhe as nuk janë të pavdekshëm. Ata mund të jenë kudo mes njerëzve, e çdonjëri, në rrethana të caktuara mund të shndërrohet në hero të rastësishëm.

17:12
“Shuplakë” ndaj Trumpit, ekspertët: Superioriteti i SHBA është në rënie

Një panel ekspertësh ka bërë një vlerësim të ftohtë dhe të hidhur për strategjinë e mbrojtjes kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump.

17:08
ARRSH reagon pas akuzave të Bashës: Projekti për Unazën në përputhje me ligjin

Një ditë pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se projekti i ri i Unazës së re që parashikon prishjen e 317 objekteve është i paligjshëm, ka reaguar edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, që thekson se projekti është vazhdim i atij të filluar që në kohën e Bashës dhe është në në rakordim të plotë me Bashkinë Tiranë.

17:04
Nga Kosova, ministri i Jashtëm hungarez: Azili i Gruevskit, çështje ligjore

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó thotë se shteti i tij do ta trajtojë kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, për azil politik, si çështje ligjore dhe jo politike.

16:49
FSHF dhuron 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar 2.5 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të ri të Kukësit. Në një bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ku të dyja palët do të jenë kontribuuese gati 50 me 50% të investimit, qyteti i Kukësit do të ketë një stadium të ri në vitin 2019.

16:47
Fuqia e dashurisë – Episodi 104

Dantasi dyshon se Mira është bashkëpunëtorja e Irenës. Xhoisi zbulon se Irena do të udhëtojë në Toskana me Euzhenion dhe planifikon t’jua prishë udhëtimin.

16:42
“Beaujolais Nouveau”, të gjithë në radhë për verën e famshme franceze

Shitja nisi mesnatën e së mërkurës, me bucelat e para të shpërndara në Lion.

16:40
“Top Talk”/ Hoxha kundër Ramës për vrasjet mes bandave: Policia t’i parandalojë

Në studion e “Top Talk”, këtë të premte, i ftuar ka qenë gazetari Artan Hoxha, i cili ka folur për episodet e fundit kriminale që kanë shënuar prej muajsh një sërë ekzekutimesh mes bandave rivale.

16:34
Opozita vijon bojkotin. Përgjigjja, pas thirrjes nga Brukseli

Opozita mungoi në takimin e 10 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, e për këtë akuzoi Qeverinë, e cila sipas saj e përjashtoi.

16:30
Ekzekutimet në Shkodër e Vlorë, Artan Hoxha në “Top Talk”: Kemi të bëjmë me profesionistë

Ditët dhe javët e fundit janë ngarkuar me ngjarje kriminale. Shkodra, por edhe qytete të tjerë janë nën peshën e frikës nga aktet kriminale. Pa u shuar ende jehona e vrasjes së biznesmenit Arjan Ferracaku, humbet jetën pas një atentati edhe një i afërm i tij Fatos Ferracaku. Duket që ngjarjet nuk janë as rastësore as të pa menduara, por autorët janë anonimë. Megjithëse policia kreu një valë arrestimesh në Shkodër, vala e krimit nuk po ndal dhe po regjistrohen viktima të tjera.

16:22
Sfida me Skocinë, nën gjykimin e një arbitri rus

Kombëtarja shqiptare do të luajë të shtunën sfidën vendimtare për Ligën e Kombeve me Skocinë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren për të pasur ndonjë mundësi kualifikimi, e sidomos për të evituar rënien në Ligën D të kompeticionit.

16:19
Kush është “xhuxhi” që pritet të arrestohet?! Artan Hoxha përgjigjet në “Top Talk”

Situata kriminale dhe zhvillimet e fundit ka qenë tema e diskutimit në studion e Top Talk, ku i ftuar ishte gazetari Artan Hoxha.

16:17
Dy javë pas emërimit, dorëhiqet zv/ministri i Arsimit

Pas gati dy javësh në detyrë, ka dhënë dorëheqjen zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka. Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Rama për dijeni edhe Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, me motivacionin e pamundësisë për të ndryshuar sistemin arsimor nga brenda.

16:17
Gruevski kaloi nga Tirana?! Policia shqiptare përgënjeshtron mediet serbe

Stuhia që ngriti largimi i Nikola Gruevskit nga vendi ka përfshirë edhe Shqipërinë, ose më saktë, në këtë tymnajë, vendin tonë e zhytën mediet serbe, me raportet se ish-kryeministri maqedonas, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, ka mundur të arratiset përmes Tiranës.

16:13
Lirimi i dy ish-deputetëve, reagon PD: Vendim politik i Ramës

Partia Demokratike e ka cilësuar lirimin e dy ish-deputetëve të PS, Ndoka dhe Çuko, nga Gjykata e Apelit, një vendimi politik të kryeministrit Rama.

15:43
Braçe s’pranon pajtim; U padit nga FSHF për shpifje gjatë zgjedhjeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka paditur për shpifje deputetin socialist Erion Braçe. Ky i fundit shkoi sot në Gjykatë në seancën e pajtimit dhe kërkoi që gjyqit t’i shkohej deri në fund.

15:42
Liga e Kombeve, Lilaj: Kualifikimi, shumë i vështirë

Sfida me Skocinë po afron për skuadrën tonë kombëtare.

15:36
Marrëveshja e “Brexit”-it, May përgjigjet përpara Parlamentit

“Njerëzit duan që ne ta mbarojmë këtë punë”, tha kryeministrja Theresa May përpara të mbledhurve të Dhomës së Komunëve, në ditën kur dy ministra të kabinetit të saj dhanë dorëheqjen për shkak të “Brexit”-it.

15:26
Hetim për policët me kopje. Sindikata del kundër anulimit të testit për komisar

Ripërsëritja e testimit të anuluar për 470 oficerët e policisë për gradën “komisar” nuk u zhvillua as këtë të enjte.

15:16
Ushqime pa kontroll; Në Tiranë e Durrës, bulmeti në mes të pluhurit

Standardet e tregtimit të ushqimeve në disa tregje edhe në qytetet e mëdha të vendit, janë shumë të ulëta. Top Channel bëni një vëzhgim në tregjet e Durrësit, por edhe Tiranës ku gjen lehtësisht bulmet që shitet mes pluhurit, apo tregje të pista.

15:11
Atletico gati superkontratën për Diego Simeone

Diego Pablo Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madrid edhe për ca kohë.

14:48
Raporti i KE për Serbinë: S’ka përparim

Komisioni Europian u dorëzoi shteteve anëtare raportin për avancimin e Serbisë në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe thelbi i tij, sipas radios Europa e Lirë është i qartë: Serbia nuk ka përparim në fushat kyçe.

14:35
Lebron James kalon legjendën e NBA, Chamberlain

Sfida mes Portland dhe Los Angeles Lakers hyn në historinë e NBA dhe kjo falë Lebron James. “The King” shënoi 44 pikë në fitoren 127-116 dhe tashmë e sheh veten mes 5 shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në kampionatin amerikan të basketbollit me 31425 pikë të shënuar në karrierë duke lënë pas legjendën e këtij kampionati, Wilt Chamberlain.

14:33
Shoqërohet Mustafa Lici. Merret në pyetje për vrasjen e një dite më parë në Shkodër

Mëngjesin e së enjtes, forcat e policisë në Shkodër shoqëruan për të marrë në pyetje anëtarin e Këshillit Bashkiak Shkodër, Mustaf Licin, në lidhje me vrasjen e tregtarit Fatos Ferracaku.

14:31
“Brexit”, priten ndryshime në Premier League

Brexit pritet të ketë një ndikim të madh jo vetëm në politikën dhe ekonominë Evropiane, por edhe në futbollin britanik e më konkretisht në lëvizjen e skuadrave të Premier League në merkaton e transferimeve. Në këtë kuadër, federata Angleze e futbollit po përgatit një rregull të ri që parashikon federimin e jo më shumë se 12 futbollistëve të huaj për çdo skuadër që luan në Premier League.

14:27
ATP Tour Finals, Djokoviç kalon në gjysmëfinale

Novak Djokoviç vijon rrugëtimin e tij drejt titullit në ATP Tour Finals. Numri 1 i renditjes botërore fitoi edhe ndeshjen e tij të dytë në Grupin Kuerten, atë me Alexander Zverev 2-0 dhe siguron kualifikimin për në gjysmëfinale të evenimentit kjo edhe falë setit që Isner fitoi në përballjen me Cilic.

14:04
Lirohen nga burgu ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar nga burgu dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, duke i ndryshuar masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

14:03
Pa Kufij – Episodi 10

Pasi vdekjet aksidentale të ekskursionistëve arrijnë një numër alarmant, ekipi kupton se bëhet fjalë për një vrasës serial që ndjek disa metoda të çuditshme e të përsëritura për krimet e tij.

13:58
Boçi: Buxheti për arsimin në Shqipëri, në nivelin më të ulët të investimeve në Europë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi deklaroi se “buxheti për arsimin në Shqipëri është në nivelin më të ulët të investimeve në Europë”.

13:49
Departamenti i Shtetit: Gruevski duhet të vuajë dënimin e tij me burg në Maqedoni

SHBA besojnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari, duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.eu.

13:40
Meta: Danimarka, mbështetëse e Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, René Rosager Dinesen. Presidenti Meta i vlerësoi marrëdhëniet si shumë të mira midis dy vendeve.

13:34
PD: Heshtja nuk mbulon krimin elektoral të Dakos

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tha se “heshtja prej ditësh edhe me censurë mediatike nuk mbulon krimin elektoral të Vangjush Dakos”.

13:25
Tom Cruise humb rolin se është “xhuxh”

Personazhi Jack Reacher nuk do të interpretohet më nga Tom Cruise.

13:20
Protesta e banorëve të “Astirit”, 7 efektivë përfundojnë në spital

Shtatë punonjës të Policisë Bashkiake janë lënduar gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe.

13:11
Gattuso me dhimbje koke, Bonaventura duhet të operohet

Tjetër lajm i keq për Milanin dhe për trajnerin Gattuso. Jack Bonaventura duhet të operohet për të zgjidhur problemin që ka në gjurin e majtë. Terapia intensive e stafit mjekësor pas derbit me Interin nuk ka patur efektin e pritshëm, pasi futbollisti ende ndien dhimbje.

12:51
Lezhë, makina me drogë bie poshtë urës, vdes drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë-Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor ku një 34-vjeçar, Tonin Ndreca duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke rënë poshtë urës ku ka humbur jetën.

12:45
Bushati: KSA Shqipëri- BE konfirmoi stadin e reformave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, një ditë pas takimit të 10 të Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel, i bëri sërish apel opozitës për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme për integrimin e vendit, dhe që “nuk kanë të bëjnë me fatet politike të partive”, por me Shqipërinë dhe shqiptarët.

12:41
Gjeni apo dembelë?! – FOTO

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur që të vihemi përpara një detyre e të jemi shumë të lodhur për ta bërë atë.

12:34
A shkoi Gruevski në Hungari nga Shqipëria? Ambasada hungareze preferon të mos komentojë

Nga Ardi Pulaj

12:28
Në Mushnik të Rrogozhinës po priten pishat në pyll

Në Mushnik të Rrogozhinës banorët e zonës lajmëruan mediat se prej një muaji po priten masivisht pyjet. Firma që ka kontratë me Bashkinë thotë se po i përmbahet asaj duke pastruar vetëm drunjte që ka rrëzuar erozioni, moti i keq apo zjarret. Megjithatë një vëzhgim në terren tregon se pemët e prera nuk janë vetëm ato të dëmtuara.

12:27
Derra, këpucë dhe baltë: tregu i Novoselës pa higjenë

Tregu në Novoselë të Vlorës vetëm emrin ka të tillë. Dhjetëra tregtarë mblidhen prej 25 vitesh, por tregu mbetet pa kushte.

12:22
Shoqe të ngushta që dinë si bëhet paraja – FOTO

Shumë vajza të reja kanë shumë vështirësi për të gjetur punë, por dy vajzat të reja kanë treguar se me një ide fare të thjeshtë mund të bëjnë mijëra dollarë për vete.

12:18
Shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Vlorës

Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj ka ngecur në “sitën” e Vettingut. Dy dite pas përballjes ne KPK, sot është deklaruar vendimi, sipas te cilit ajo shkarkohet nga detyra që mbante. Liçaj u akuzua për fshehje dhe mungesë burimesh financiare për pasurinë e saj që përbëhet nga një shtëpi dhe 5 apartamente në Vlorë dhe Tiranë-ndërsa ajo preferoi të shmangte shpjegimet duke i qëndruar argumenteve të dorëzuara me shkrim.

12:06
Vetting, shkarkohet nga detyra prokurori që hetoi Ardian Fullanin

Prokurori Ramadan Troci është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

11:58
TopAwards/ Besa dhe Kejsi Tola, dy ngjitjet më të mëdha të javës

Kjo javë ka sjellë ndryshime sa i përket kreut si dhe zonës së nxehtë të klasifikimit pasi ndryshe nga java e kaluar kur vendi i parë i përkiste Kidës dhe këngës së saj “Merri Krejt”, është Butrinti me projektin e tij “Kush?” që kryeson për këtë javë “The Top List”.

11:47
Banorët e Astirit, shashka e tymuese para bashkisë (Foto)

Në ditën e 12 të protestës së tyre, banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish para Bashkisë së Tiranës për të kundërshtuar prishjen e banesave që përfshihen nga projekti i qeverisë. Ata këmbëngulin të kërkojnë takim me kreun e bashkisë, Erion Veliajn, dhe kryeministrin Edi Rama.

11:46
Protesta për unazën e re, Këshilltarët e PD bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Këshilltarët bashkiakë të Tiranës po bojkotojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak si një formë proteste, për të qenë përkrahë banorëve të Unazës së Re.

11:42
Sofja: Gruevski nuk ka pasaportë bullgare

Pas raportimeve të mediave hungareze, se ish-kryeministri Gruevski hyri në Hungari me një pasaportë bullgare, Ministria e Drejtësisë në Sofje e hodhi poshtë një gjë të tillë.

11:32
Pas sëmundjes, rikthehet në panair Fatos Kongoli

Shkrimtari i njohur fatos Kongoli është rikthyer në panairin e radhës të librit. Rikthimi i tij, është në lajm i mirë pas sëmundjes së rëndë që ai kaloi duke qëndruar për disa kohë edhe në spital.

11:28
Brexit, dorëhiqet edhe Dominic Raab

Sekretari britanik për Brexit-in, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen me pretendimin se nuk e mbështet dot me vetëdije të plote draftin e marrëveshjes me Bashkimin Europian.

11:20
Balla: Opozita ka betejën e radhës me “mullinjtë e erës”

Sipas Taulant Ballës, opozita po bën betejën e radhës me mullinjtë e erës, duke iu referuar në Parlament mbështetjes që PD-ja po i jep banorëve të Unazës së Re të cilët kanë disa ditë që protestojnë për prishjen e banesave të tyre.

11:15
E rrallë në Durrës, kapet peshkaqeni 400 kg

Një peshkaqen rreth 4 metra i gjatë është kapur në Durrës.

11:10
Çupi i përgjigjet Ahmetajt: Jemi pro Rrugës së Arbrit! Jemi kundër vjedhjes së 160 milionë eurove!

“Rruga Arbërit duhet bërë sa më parë, por jo duke u dhënë oligarkëve falas 160 milionë euro. Rruga duhet bërë për banorët e Dibrës, jo për të certifikuar mega-vjedhjen e radhës së kësaj qeverie. Rruga e Arbërit ka qenë projekt prioritar i qeverisë Berisha, por jo si një projekt për hajdutët, por për qytetarët”.

10:59
Zjarre në Lezhë. Flakët rrezikojnë bizneset në Kolsh

Një zjarr i madh ka rënë gjatë mesnatës në afërsi të fshatit Kolsh, në Lezhë.

10:54
“Forca e Ligjit” godet 5 persona, kapen drogë e armë në Lezhë

“Forca e Ligjit në Territor” ka vijuar edhe ditën e sotme me arrestimin e dy personave të kapur me drogë dhe armë si dhe janë arrestuar tre të tjerë të shpallur në kërkim.

10:30
Ahmetaj: PPP-të, shërbim për qytetarët

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi të enjten nga foltorja e Kuvendit se Partneriteti Publik Privat (PPP) nuk është gjë tjetër veçse shërbim ndaj qytetarit.

10:26
Gjosha: Opozita u përjashtua nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asocimit

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Stabilizim Asocimit, duke u shprehur në Facebook se për herë të dytë qeveria përjashtoi nga pjesëmarrja opozitën.

10:21
Nënë në moshën 62-vjeçare. Gruaja italiane realizon ëndrrën falë… Shqipërisë

Një histori e pabesueshme na vjen nga Italia. Një grua ka sjellë në jetë në moshën 62-vjeçare një vajzë dhe fekondimin e ka realizuar në Shqipëri.

10:12
Policia publikon emrat dhe fotot e personave më të rrezikshëm në Fier

Një ditë pas publikimit të personave më të kërkuar në Vlorë, Policia e Shtetit bën publike 17 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun e Fierit, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.

09:54
Grupi muzikor mashtrues, pasqyrë e epokës së “Fake news”

Si gjithë historitë e mashtrimeve në rokenroll, dhe ajo e Threatin është mbresëlënëse. Grupi i muzikës metal me bazë në Los Anxhelos (në fakt, është vetëm Xhered Threatin), duket sikur ka mbaruar një turne të suksesshëm në Britaninë e Madhe. Koncertet e siguruara, ndjekësit në internet dhe shitjet e biletave që përpara shfaqjes premtojnë një natë të këndshme dhe biznes të mirë nëpër bare. Por në të vërtetë, nuk ka ndodhur kështu.

09:50
Genc Pollo nxjerr dokumentat: Nuk ka progres për negociatat me BE-në

Kryetari i Komisionit të Integrimit, Genc Pollo, reagoi lidhur me takimin e djeshëm të Këshillit të Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE.

09:44
Tërhiqet në moshën 29-vjeçare tenistja e famshme

Tenistja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wimbledon-it në vitin 2012, ka njoftuar tërheqjen nga tenisi në moshën 29-vjeçare, pas 13 vitesh si profesioniste.

09:34
Rivali i Trump, në telashe. Avokati që i hapi probleme arrestohet për dhunë

Michael Avenatti, avokati i Stormy Daniels, yllit të filmave për të rritur që ngriti padi ndaj Presidentit Donald Trump, është arrestuar nën dyshimin e dhunës në familje.