“Forca e Ligjit në Territor” ka vijuar edhe ditën e sotme me arrestimin e dy personave të kapur me drogë dhe armë si dhe janë arrestuar tre të tjerë të shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës gjatë kësaj të mërkure ka vënë në pranga Arjan Lleshaj, 23 vjeç, banues në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në Mirditë, iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit “Blow Mini” dhe një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Ai u arrestua në kushte te flagrancës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Gjithashtu u vu në pranga edhe Florenc Sefgjini, 36 vjeç, banues në Mat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Në vijim u arrestua edhe Fatmir Çupi, 32 vjeç, banues në Mirditë, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e dhënë më 8 maj, ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për veprat penale “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje i armëve luftarake dhe municionit”.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas.

Arben Turku, 41 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua pasi Gjykata e Tiranës në 5 tetor e ka dënuar për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kapja dhe ndalimi i tij u bë i mundur nga forcat policore të Kurbinit.

Besnik Selmani, 52 vjeç, banues në Milot, u arrestua pasi Kurbin ka caktuar ndaj tij në mungesë, masën e sigurisë “ Arrest me burg” për veprën penale “ Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel