Dorëheqja e ministrit të mbrojtjes, Netanyahu kërcënohet me zgjedhje të parakohshme

16/11/2018 04:16

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me thirrjen e partnerëve të tij të koalicionit për të mbajtur zgjedhje të parakohëshme, vetëm një ditë pasi dorëheqja e ministrit të mbrojtjes la qeverinë me një shumicë minimale.

Avigdor Lieberman vendosi të japë dorëheqjen të mërkurën për shkak të asaj që ai e përshkroi si politikë tepër të butë të qeverisë, për reagimin ndaj dhunës ndër-kufitare me militantët palestinezë në Rripin e Gazës.

Humbja e pesë mandateve të fraksionit të Izraelit, Beitenu, që kryesohet nga Lieberman, e lë Netanjahun me kontrollin e vetëm 61 prej 120 vendeve në parlament, duke ngritur shpresën se zgjedhjet e planifikuara të nëntorit 2019, do të mbaheshin më përpara.

Dorëheqja e Liebermanit hyn në fuqi 48 orë pas dorëzimit të aktit, gjë që ai e bëri të hënën herët. Tashmë secili partner i koalicionit do të ketë fuqinë për të rrëzuar qeverinë, ndërsa për të shmangur një krizë, Netanjahu po mban bisedime me ministrat në një përpjekje për të stabilizuar qeverinë.

Ministri i Financave i Izraelit, Moshe Kahlon, i cili kryeson partinë qendrore Kulanu, i kishte thënë Netanyahut në takimin mes tyre, se hapi i përgjegjshëm për t’u ndërmarrë, do të ishte krijimi i një qeverie të re dhe të qëndrueshme.

“Gjëja më e mirë për qytetarët dhe ekonominë e Izraelit është që të mbajnë zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur”, tha Kahlon në një deklaratë. Thirrja e tij u përsërit nga ministri i brendshëm Aryeh Deri, i cili kryeson fraksionin ultra-ortodoks Shas.

Top Channel