Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë. Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë më 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar, nga ku do të dalë ekipi i ri drejtues i partisë më të madhe ne opozitë.
Kuvendi demokrat i mes dhjetorit do të jetë vetëm zgjedhor dhe për këtë aryse do të jetë vetëm 1 ditor.
Ai do të caktojë Këshillin e ri Kombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryesisë së re si dhe drejtuesve të tjerë, nga nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm si dhe sekretariatet.
Procesit zgjedhor, për ekipin e ri që pritet të drejtojë Partinë Demokratike për 4 vitet e ardhshme e më të cilin Lulzim Basha synon të vijë në pushtet, do i paraprijë një tjetër proces, ai për zgjedhjen e kryetarëve te rinj të degëve në të gjithë vendin, proces që parashikohet të mbyllet brenda harkut kohor dy javor, sipas porosisë që kryedemorkati iu dha deptuetëve në mbledhjen e grupit parlametar.
Emrat finalë të garuesve ende s’janë përcaktuar, por përballja mësohet se nuk do të jetë më shumë se mes dy kandidatëve.
Ristrukturimi i partisë më të madhe në opozitë nisi në fillim të vitit me ndryshimin e statutit, ndërkohë zërat kritikë akuzuan lidershipin për përjashtim nga partia.
Falë ndryshimit në statut e vetmja ish zyrtare dhe kritike e fortë e liderit demorkat, që u rikthye në forumet e larta të partisë është Jozefina Topalli, e cila falë statusit si ish-Kryetare e Kuvendit automatikisht gëzon të drejtën të jetë anëtare e Këshilli Kombëtar të PD-së.
Lulzim Basha premtoi se ai i dhejtorit do të jetë kuvend i bashkimit, por bashkimi me grupin e njohur si kritik ndaj tij nuk ka ndodhur ende.
Top Channel