Qeveria shqiptare pati nënshkruar dy kredi me dy banka islamike ne vitin 2011 për të ndërtuar një autostradë me katër korsi nga Tirana në Elbasan me gjatësi të përgjithshme mbi 31 kilometrash dhe me një shumë të tenderuar prej 33 miliardë lekësh.

Punimet nisën po atë vit dhe fillimisht ishte parashikuar që Tiranë Elbasan të përfundonte në vitin 2013.

Pak ditë para zgjedhjeve të 2013-ës ish-kryeministri Berisha preu shiritin e tunelit, por rruga ishte e papërfunduar në një segment mbi 13 kilometër nga tuneli deri në TEG.

Zgjedhjet e qershorit të vitit 2013 diktuan rrotacionin politik. Por saga rrugës sapo kishte nisur. Për shkak rritjes së kostove punimet në rrugë u ndërprenë, ndërkohë që në vitin 2014 një shembje në afërsi të ibës zbehu edhe më shumë shpresat se rruga do të mbaronte shpejt.

Por në vitin 2016 qeveria mori një tjetër borxh borxh shtesë. Ish ministri I transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se tashme financimi ishte I mbyllur dhe projekti kishte një datë përfundimi.

Por më parë do të mbaronte mandati i Haxhinastos në krye të transporteve se sa rruga Tiranë-Elbasan. Rruga nuk mbaroi as në vitin 2016 dhe as në 2017-ën. Në mars të këtij viti Edi Eama ja faturoi fajin qeverisë së sali berishës dhe premtoi përfundimin e rrugës brenda vitit.

Por edhe ky afat duket se do të dështojë. Damian Gjiknuri këtë të mërkurë dha një tjetër datë, që sipas tij do të jetë brenda pranverës së vitit 2019.

Rruga që duhet të kishte përfunduar 5 vjet më parë vazhdon të zvarritet dhe duket se nuk ka fund asnjëherë. Ndërkohë që çdo shtyrje e afatit është shoqëruar me rritjen e kostove. Rruga që 7 vjet më parë u tenderua me 300 milionë dollarë sot ka kapur një vlerë rreth 425 milionë dollarë dhe ende nuk ka përfunduar.

Top Channel